• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Rojet e standartit”

June 7, 2022 by s p

Gezim Basha/

Jeta jonë kulturore, agresive dhe pa elegancë, permes dikursit arrogant te “rojeve te standartit,” përpiqet të malcojë një plagë për të cilën nuk ka balsam ideologjik.

Famekeqi Kongres i Drejtshkrimit mbetet nder aktet me te renda e më kriminale te elites sunduese komuniste, produkt tipik i kohes kur valonte huri dhe flitej gjuha e drurit, me bazë fiziologjike trurin e kalcifikuar të Enver Hoxhës.

Gati 50 vjet më vonë, nuk ka motiv politik qe mund ta perligje prishjen me dekret te nje habitati gjuhesor brenda te cilit u krijua pjesa me e madhe e letersise shqipe; nuk ka justifikim filologjik per sulmin e orkestruar ndaj Gegnishtes, e cila ne vitin 1973 autoret e saj te medhenj i kishte ose ne varr ose ne mergim politik.

Per t’ju kujtuar çfare kemi humbur, po e mbyll me strofat përmbyllse te poemes Andra e Jetes nga Dom Ndre Mjeda, hare gjuhesore qe me trukun e shpejte poetik perhere me kujton ‘The Joy of Exclusion’ tek Parajsa e Humbur e Miltonit.

***

E kandshme asht hana

kur del me zana,

e n’tokë me dritë përndaret,

Hyjzit që shndrisin

e që shetisin

n’për qiell, jan’ t’bukur faret.

Kur del agimi

e rruzullimi

me ‘j dritë kuqloshe mbëlohet

e përmbi kashta

shndritë pika-lashta,

zemra për mall gazmohet.

Asht i madh shendi,

kur ndihet shpendi

ndër pyje tue pingrue;

e knaqshme a ‘j lule

kur iu përkule,

o fllad i leht’, me e l’mue.

Por s’i giet qielli,

nuk i giet prilli

as fllad që shetitë lulet

e me erna veshet,

foshnjës që i qeshet

nanës, kur mbi ‘të përkulet.

Filed Under: Kulture Tagged With: GEZIM BASHA

Kadare si një kauzë celebrimi

January 29, 2022 by s p

Gezim Basha/

Ismail KADARE, u bë sot 86 vjeç, me një jetë letrare e cila, unanimisht dhe globalisht, konsiderohet si një “cause celebre” për lexuesit seriozë të çdo gjuhe dhe kulture. I pari shkrimtar Shqiptar që shkeli çdo kufizim të kulturës amtare, Kadare krijoi një univers letrar në sinkron të plotë me tendencat e letërsisë më të mirë bashkëkohore. Në nje moshë fare të re, ai u shfaq në anën gjeniale të shkrimit letrar. Kreshendoja e Kadarese e shenon kulmin e saj të parë me vellimin e tij të tretë poetik, “Shekulli Im,” për të vazhduar pastaj me shfaqjen e tij meteorike në prozën e gjatë. Trajektorja e tij në prozë, në mënyrën më atipike të mundshme, nisi nga pika e një lartësie të pambritur më parë, me botimin e romanit, “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur,” një kuazi-pastish tronditës i romaneve të brezit të humbur dhe atyre “Noir,’ për tu mbyllur së fundi me “Kukulla” një kryevepër mbi trashegiminë amnore që e formon bazorelievin e nënës duke eksploruar me detaje të paharueshme sensore tabletën e shqetësimit Prustian mbi gjurmët e kohës. II“I bekuar” ta strukturojë ngrehinën e ti letrare brenda një shoqërie pak a shumë primitive ku shpesh dënimi i tjetrit shihet si shkak për zbavitje, Ismail Kadare, për një kohë të gjatë, është goditur hapur dhe pas shpine, por vepra e tij është gjeja më e imunizuar nga vërshimi i llumit. Në kontrast me kete Turp Shqiptar, askush ne Perendim nuk e lidh vepren e Kadarese me “gjedhet,” vulgare te Realizmit Socialist. Ja disa vleresime për të nga disa autoritete globale për ekselencë akademike në studimin e letersisë: “Pak e vështirë të besohet,” thotë romancieri dhe kritiku amerikan, John UPDIKE, “por prej Shqipërisë primitive vjen njëri nga përdoruesit më të mençur të teknikave të modernizmit dhe postmodernizmit.” Ne vepren e tij seminale Fjalori I Termave te Letersise (Dictionary of Literary Terms)—nje reference e pazevendesueshme ne shkollen anglosaksone—ne hyrjen per romanin, studjuesi Britanic J. A. Cudon, shkruan, “Romancieri I jashtzakonshem Ismail Kadare eshte jo vetem shkrimtari me i madh Shqiptar, por edhe njëri prej romancierëve më të shquar të kohës sonë.”David Bellos, profesor i Princton University—autoriteti ndoshta më i shquar Anglo-Amerikan i letërsisë në frengjisht—shprehet se leximi i Kadaresë ta sjell botën në formën e saj letrare, si një përzierje mjeshtërore e mitit dhe folklorit, populluar pastaj me portrete mëndjesh moderne nga realitete lokale, të dhëna me një humor sa të zhveshur po aq mjeshtëror.”James Wood i Harvard University, i konsideruar si zëri më autoritar i kritikës letrare amerikane, mahnitet nga humori i ngrohtë i rrëfimtarit si radikal i pafajshëm tek “Kronikë në Gur,” teksa admiron ironinë e koncentruar tek “Koncerti” dhe “Pasardhësi.” IIIPoezia e Kadaresë—pak e studiuar edhe pse ofron shumë për të kuptuar atë gjëndje të veçantë mendore që fermentoi prozën e tij—solli botën urbane me një emancipim ideor, gjuhësor dhe stilistik të vrullshëm. Kur në poezinë Shqipe femra ende quhej “vashë,” Kadare solli botën dinamike të metrove dhe aeroporteve ku ndarja mbetet, “po aq e moçme dhe njëkohësisht e re.” Ai, edhe ne poezite e ndjeshme të dashurisë, bënte me finesën e një mëndjeje skajshmërisht të mprehtë, aludime që godisnin vdekshëm vulgaritetin e kulteve. Konsideroni vargjet e mëposhtme, Më dhimben statujat që rinë në shi, Oh, mbi pjedestale është mërzi…Teksa CNN jepte këto ditë pamjet e kufirit Ukraino-Rus ku ushtaret pozicionohen midis ledheve të dëborës, njëri prej analistëve nxitoi t’a lidhë gjithçka ndodh me ambicien e Putinit për t’a shndruar Moskën në Romën e tretë, duke më kujtuar dy strofa nga poema e Kadaresë, “Shqipëria dhe Tri Romat,” botuar 46 vjet më parë, kohë kur Kadare e shihte Mekën e komunizmit si maskim të profecive pravosllave. Për Romë të tretë, Moskën mbajnë Ata,Dhe Romë të katërt Thonë murgjit s’ka! Ah profeci sllave, Trockij Manastir, Botës seç i dhatëNjë mesazh delir…Të habit fakti se të vetmit kritikë që i kuptuan përmasat e gjenisë së Kadaresë përmes poezisë, prej mbi 50 vjet nuk jetojnë më. Ata mbeten dy: David Smaillov, një botues Rus që shkroi parathënien e përmbledhjes së tij të parë me lirika në Rusisht në vitin 1960, dhe i ndjeri Drago Siliqi, perfaqsuesi më i shquar, dhe ndoshta i vetëm i kritikës letrare praktike në shqip, prej viteve 60-të e më pas. I pari vë në pah tendencat moderniste të Kadaresë, prirjen e tij të brendshme për ta injoruar socrealizmin, i dyti ngashnjehet nga ngulmimi Kadarean për të kërkuar të rënë me eksplorime eksperimentale lirike. IVVazhdon te mbetet masivisht i pakuptuar dhe shpesh i sulmuar nga hjekës lugjesh të pabesa—produkte të mjera të një kulture inferiore dhe ende të izoluar. Tipologjia e sulmuesve te tij eshte aq e larmishme saqe perfshin tërë mercenarët dhe psikopatët e çdo ngjyre, një amalgamë ku përfshihen nja dy akademikë “trukokallë” nga Prishtina, të mbetur në paradigmën vulgare të historicizmit serbo-kroat, dhe disa persëritës litanish nga Tirana që guxojnë ti ofrojnë shkrimtarit receta morale për të shkruar letërsi skematike. Ka ndër ta madje edhe ish-doganiere te kontrabandes se viteve 90-te, tashme “historianë” antikomunistë në biznesin e te folurit pa doganë. Vepra letrare e Ismail Kadarese e ngriti gjuhën Shqipe në majat e letërsisë planetare—një kauzë legjitime për celebrimin e arritjes më të madhe të shkrimit në tremen e asaj “gluhës sonë” siç pat thënë dikur Buzuku në vetminë e famullisë së tij, 500 vjet më parë.

Filed Under: Kulture Tagged With: GEZIM BASHA, Ismail Kadare

Artikujt e fundit

  • FAIK KONICA, SHKRIMTARIT GUILLAUME APOLLINAIRE : “KAM VETËM KËTË GJË TË PËRBASHKËT ME STENDALIN…” (LETRA ORIGJINALE E 20 NËNTORIT 1904)
  • “Lübecker Volksbote”: SHQIPËRIA
  • PORTRETI I HARRUAR I YMER ELSHANIT, APO PAQJA TRAGJIKE E TIJ
  • NGA DEBATI REPUBLIKAN- DEMOKRAT NË FOX NEWS
  • Kalendar: 79 vjetori i lindjes së Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova
  • Epoka e artë
  • Festa e Flamurit 2023 – Washington DC
  • Baza gjeopolitike e aleancës strategjike mes Shqipërisë dhe Turqisë – Libri i ri i Shaban Muratit
  • “THE INTERNATIONAL BEST POETSAND TRANSLATORS PRIZES 2023…”
  • Shqipëria, disa muaj pas pavarësisë, sipas një gazetari italian të kohës
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NË ATHINË, RUAJTJA E GJUHËS DHE IDENTITETIT KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE NË GREQI
  • Me ceremoni solemne shqiptarët e ngritën flamurin kuqezi në Bashkinë e Filadelfia
  • “Kosova në dokumentet amerikane 1945-1999”
  • PORTUGALIA SHTET MIK I KOSOVËS DHE SHQIPTARËVE, SHËN NËNË TEREZA  “NJË URË QË NA LIDHË”
  • GËZUAR 111- VJETORIN E PAVARËSISË, SHQIPËRIA E MADHE ETNIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT