INTERVISTOI MARJANA BULKU/
1. Këtu në SHBA flitet shumë për rolin që ka lideri transformues si në politke po ashtu edhe në botën e biznesit. Cili është saktesisht tipari i ketij lloj lidershipi ?
Lidershipi transformues është në gjendje të sjellë transformime në një realitet, mendimi apo veprimi përmes një frymezimi, krijimi dhe realizimi të një realiteti të ri, krejt të ndryshëm nga i mëparshmi dhe që u trashegohet brezave si vlerë . Sikur e thotë edhe vetë fjala transformues ky lider është në krye të transformimit , por (dhe ky moment ka shumë rëndësi) ai bën shumë kujdes që ky transformim të jetë i konsoliduar deri në fund. Lideri transformues pikë së pari flet me vlerat dhe aftesitë tij personale, vlerat e karakterit apo të shkuares apo edhe të tashmes së pastër dhe janë pikërisht këto me të cilat ai hidhet në betejën e transformimit. Ai i kerkon këto vlera tek ndjekesit e tij dhe tek bashkepuntoret e tij.
2. A ka patur ndonjëherë Shqiperia lider transformues?
Une mendoj se pothuaj të gjithe lideret e Shqiperise në fillimet e tyre kanë fituar besimin e ndjekësve duke premtuar transformimin dhe në të njëjtën kohë kanë qenë shumë të zotë të percjellin një figurë bindese se do të jenë lokomotiva e transformimit. Transformues ka qenë Skenderbeu, Ismail Qemali, Nënë Teresa, të gjithë këta të njohur për vlerat e tyre transformuese shumë përtej kufijve shqiptare. Ashtu sikur mendoj se të gjithë lideret e mevonshem shqiptarë kanë bërë një hap transformimi në realitetin shqiptar apo kanë vënë një gur transformimi. Psh ne e dimë që sejcili nga lideret e trazicionit vuri një gur në transformimin e Shqiperise nga diktaturë komuniste në republikë parlamentare pluraliste dhe këtu pa dyshim roli i Dr. Berishes është më i spikaturi. Por nga ana tjeter të gjithë lideret e tranzicionit pa perjashtim kanë dështuar në një pike, pikërisht në atë dramë që e krijuan po vetë , atë dramë ekonomike dhe sociale që është pjellë e grykësisë së tyre:korrupsionin. Ironia më e madhe është se ndjekësit shqiptarë kanë qysh në vitin 2002 që votojnë atë lider që u premton se do u luftoje korrupsionin, por fatkeqesisht pas çdo votimi kemi o më shumë korrupsion, o një korrupsion me fytyrë tjetër por me thelb të njëjtë. Kështu njëri pas tjetrit dështoi “Katarsisi” i Fatos Nanos, dështoi premtimi i Dr.Berishes me “Me duar të pastra”, dhe po kështu deshtoi dhe “Rilindja” e Edi Rames. Unë mendoj thjesht që edhe psikologjikisht për lideret e tranzicionit është shumë e vështirë të luftojnë atë që kanë krijuar po vetë.
3. A e shikoni pjesën më të sëmurë të realitetit aktual shqiptar tek korrupsioni?
Po. Unë mendoj se korrupsioni është metastaza që fillon me zgjedhjet që manipulohen në një forme a tjeter dhe më pas vepron në çdo instance tjetër Se po u vodh e drejta e zgjedhjes të tjerat jane rrjedhojë . Kjo është shumë poshteruese për çdo shoqëri. Nderkohe korrupsionI nuk po i le talentet dhe njerëzit e ndershëm të evidentohen, të gjejnë punë , të konfirmojnë veten , apo sigurojnë të ardhurat minimale për jeteseë kjo është arsyeja kryesore e emigrimit masiv të shqiptareve. Fatkeqesisht, sipas EUROSTAT vetëm në kohën e “Rilindjes”janë larguar 360.699 shqiptarë prej të cileve 140.390 të rinj.Këto për Shqiperinë janë shifra tronditese dhe rrëfejnë se interesi për vendin ka shkuar dhe po shkon në zero. Kjo është drama më e madhe që ka sjellë korrupsioni.
Ky i fundit po edukon një gjenerate të tërë me antimoralin: “Po nuk bëre korrupsion nuk ke të ardhme, nuk mbijeton”. Në media bejne moral të korruptuarit dhe këta propozohen si mendjet virtuale që japin leksione morali kur e gjithe jeta e tyre ka qenë një korrupsion pasiv, pasi psh të mos jesh ekspert dhe të dalësh në media dhe të bësh ekspertin është korrupsion intelektual , është korrupsion shpirtëror dhe mbi të gjitha është korrupsion informativ. Shqiperia është një vend i vogël. Gjithkush e njeh tjetrin, kështu që kur moralin ta ben i korruptuari,ajo çka ka vdekur perfundimisht është shpresa se vlera dhe puna do vleresohet.
Lideret e tranzicionit kanë dështuar në transformimin e premtuar pasi në realizmin transformues e rendesishme është të mos transformosh aty këtu , por në të gjithë strukturën të krijosh vizionin dhe platoformen transformuese në çdo qelize të shtetit dhe shoqerisë . Le të marrim një shembull aktual. Ne të gjithë e dimë qe gjykatat kane qenë të korruptuara, por ne të gjithë e dimë gjithashtu se të korruptuara nuk jane vetëm gjykatat, dhe nese ndër vite perpiqesh të bësh reforma vetëm me disa institucione dhe le mënjanë të tjerat ,psh fjala vjen energjinë , arsimin apo mjekesinë , pra bëjmë reforma transformuese në një kah dhe jo “hot stove” dmth menjeherë në të gjitha sistemet, transformimi mbetet çalaman, pasi është njësoj si të shërosh një organ dhe të lesh të tjerat të vdesin pak nga pak. Nëse ne mbyllim një media për evasion dhe e leme të shijë një media tjetër kjo nuk është reforme antikorruptive, përkundrazi ky është një transaksion i rrezikshem dhe krijon premisat e vendosjes së një forme diktature moderne ku pushteti perkrah vetem ato që e favorizojne. Kjo krijon atë që kemi quajtuar oligarki, apo drejtimin preferencial. Ky realitet ka sjellë çoroditje dhe apati totale tek ndjekesit. Kjo ka bërë që Shqiptaret të mos kenë më besim as tek politika dhe lidershipi i saj , por edhe as tek media dhe në pergjithesi në asnjë institucion shqiptar
4. Cili do të duhej të ishte roli i lidershipit transformues përkundër këtij fenomeni në realitetin shqiptar?
Aktualisht ndjekësit shqiptare nuk kanë nevoje ti bindesh për dramen e korrupsionit në vend, pasi ata janë të goditur deri në palcë prejt tij dhe kjo do të thote se sot nuk ka nevojë për retorike politike. Të lodhur nga propaganda antikorrupsion që ka mbetur më shume e tillë dhe të gjendur midis dy alternativave partiake që janë po njelloj ato që propozojnë dy stacionet që kanë të njejtin realitet, ndjekesit shqiptare deri më tani kanë vendosur të mos zbresin fare nga treni. Lideri transformers êshtë ai që duhet t’i bindë për stacionin e ri, dhe kjo bëhet nëse ai u tregon hartën e stacionit të ri me të gjitha detajet si do luftohet korrupsioni dhe kur do arrihet kjo me afate të qarta.
Ajo që duhet të sjellë lideri transformues është stimulimi intelektual që do të thotë përpara çdo vendimi apo platforme antikorrupsion të marrë mendimet e paleve të involvulara dhe interesuara për këto reforma. Këtu ka shumë rëndësi angazhimii i të gjitha grupeve sociale.
Lideri transformues pike së pari duhet të jetë personalisht i përkryer dhe i pastër në figuren e tij, së dyti të vijë me një platforme të qartë me pika transparente dhe të qarta që shkatërrojnë statu kuo-në , dhe së treti që është më e rendesishmja, të mbledhë rreth vetes të pakorruptuarit .
5.Si e mendoni ju të ardhmen e lidershipit shqiptar duke parë historikun e deritanishēm ?
Në pergjithesi në botën demokratike një lider protagonist pasi mbaron misionin që i është besuar nga ndjekesit largohet, shumë premtime i arrin, shumë jo, pasi nuk ka lider që të përmbushë 100 % nga ato që premton, gjithkush le një gur e kështu vendoset demokracia dhe respektohet e drejta e ndryshimit. Unë mendoj se e gjithe kasta e tranzicionit në politikën shqiptare e ka mbaruar misionin e saj deri diku të transformit të vendit nga një sistem diktatorial në një sistem demokratik dhe pluralist. Duhet pranuar gjithashtu se ne vinim nga një errësirë totale dhe lideret tanë modern nuk mund të ishin vetem se amatore. Por tashmë tranzicioni duhet e perfundojë dhe që kjo të realizohet, lideret e saj duhet ti hapin rrugën një brezi tjetër të ri.
Unë mendoj se në thelb në Shqipëri vazhdon mentaliteti i partisë amë .Dikur kishim nje Parti, tani kemi dy, por edhe lidhjen me to e kemi pak a shumë njëlloj. Lideret e rinj duhet pikë së pari të transformojnë këtë mendim të gabuar. Nëse partitë tradicionale nuk e pranojnë dhe kjo po duket qartazi që nuk pranojnë alternativa progressive, duhet parë për një forcë më vete. Në fakt një parti nëse në ide nuk ndryshon, nuk modernizohet,nuk sjell ide dhe individë progresive, ajo parti vdes. Unë mendoj se të dy partitë e mëdha shqiptare si dhe simotrat e lindura prej tyre po shkojnë drejt këtij fundi.Operacionet” plastike” të tipit që kreu Rama kur u bë kryetar partie, apo partitë e vogla që dolën nga partitë amë nuk sollen asnjë ndryshim pasi imazhi i ri me njerez të njëjtë është pa efekt të gjatë .
6. A keni besim se Shqiperia që kemi ëndërruar në vitet 90 do të bëhet ?
Po, kam shumë besim. Kam besim tek rinia intelektuale atje, kam besim tek vitaliteti i shqiptareve që e ruajtën shqiptarizmën për 500 -vjet të gjallë, kam besim tek mendjet intelektuale dhe të hapura shqiptare, kam besim tek hapja globale e Shqipërisë që mbyt mentalitet e vjetra dhe formëson pak nga pak apo riparon ato pjesë të kulturës që na ka lënë prapa, kam besim se lideret që i duhen Shqiperise pas – tranzicionale do të vijnë.
7. Edhe sa do të duhet të presim , apo…?
Kjo është në dorë të të gjithë shqiptareve progresistë. Siç na këshillon Nënë Tereza “Jepi botës më të mirën që ti ke”. Çdo transformim fillon pikë së pari nga vullneti individual !