Nga Rasim Bebo/ Addison/ Çikago/
Renegati shqiptar Kristo Papas, njё kopje e kriminelit Napolon Zervёs, tё dy nga Suli i Çamёrisё, i pari nga fshati Lakas dhe i dyti nga fshati Zerve. Tё dy mohues tё qumushtit tё nёnёs sё tyre, e cila duke u dhёnё gjirin u fliste me tё vetmen, gjuhё shqipe të ruajtur pёr mijёra vjetё.
Me paturpësinë më të madhe, Kristo Papa ёshtё kthyer nё njё antishqiptar me grek se vetë greku, që me lëkurën e bashёkombasve tё tij, shpall urrejtjen, pёr ta bёrё atë lidhëse kёpucёsh, u pret rrugёn dhe vret befasisht, instrukton tё tjerёt tё deklarohen nё mediat eletronike si shqiptar-vrasёs dhe si pёrgjigje u thyhen nofullat nё mes tё qytetit ditёn me diell.
Z. Kristo i quan shqiptarёt: “Njё konglomerat popullsish tё cilёt janё tёrёsisht me prejardhje greke. “Nёse liria e Vorio-Epirit nёnkupton dёrgimin e ushtrisё, do ta dёrgojmё… jemi nё gjёndje lufte”… “Nuk dine tё mbajne besёn dhe arritjet luftarake janё vetёm plaçkitje… Kanё njё ndёrgjegje tё rreme kombёtare dhe jo vetёm Epiri por e gjith Shqipёria eshtё njё provincё greke.”
Mёso z. Kristo Papa, t’i je njё mohues i rrёnjёs tёnde, si shoku juaj i lavdёruar Napolon Zerva nё Çamёri, që theri, pushkatoi, pёrdhunoi dhe dёboi gjithë popullin autokton çamё, tё cilёt u vendosёn nё Shqipёri. “Qeveria e Shqiptare nuk pranoi tё vazhdonte raprezalje nё kurriz tё minoritetit grek, qё jetonte nё shqipёri nё Dropull dhe Vurgun e Sarandёs. Nё kundёrshtim me praktikat e vazhdueshme ballkanike, gjaku nuk u shpёrblye me gjak dhe dёbimi nuk u shpёrblye me dёbim. E gjykojmё tё qёllimshme pёr ta përmendur, se vendi ynё “U mёsoi qytetёrim”. Nё kёtё rast mёsimi ёshtё i jashtёzakonshёm dhe sigurisht nuk vjen nga pala greke”. (J. Margaritis “Bashkёpuntorё…”. (f.147)
Ndёrsa ti sot na kanosesh me luftё pёr tё pushtuar jo vetёm Dropullin dhe Vurgun si minoritet, po Shqipёrinë e Jugut, bile u ёshtë shtuar oreksi edhe pёr gjithë Shqipёrinё. Ndalu pak, se e ke filluar me shumё nxitim. Neve kёrkojmё rrenjёn, ashtu si u kthye Kosova nё rrёnjёn e saj, do tё kthehet edhe Çamёria deri te gjiri i Prevezёs, nё njё rrёnjё kombёtare dhe shumё tё fortё.
Gazetari Q. Mehmeti shkruan nga New Jorku: “Burrat si Toni Bler, jo vetёm qё u dёshmuan miq tё jashtёzakonshёm tё Kosovёs, por ata ndryshuan edhe raportin e forcave ndёrkombёtare nё favor tё shqiptarëve”. (“ILLYRIA” 24 maj 2007).
Tani ne presim ndonjё skenar tё tillё nga ana e juaj, me qenё se “jeni në luftё” prej 72 vjetёve me ne, “nisuni pёr lesh se do tё dilni tё qethur”, dhe tё kaloni te kufiri i “Palo Elladha” e vitit 1830, qё edhe kёtё e fituat nga heroizmi i shqiptarёve, vetëm atёherë do tё jeni rahat.
Miku fillogrek G. Finlay, “History of grecee”, London, 1851, f. 349. Thotё: “Vetёm ardhja e turqёve e shpёtoi Greqinё qё do tё bёhej truall shqiptar”.
Pukёvili, nё vёllimin 3, f.212 thotё: “Shqiptarёt duket se janё tё destinuar tё mbulojnё Helladёn me njё popullsi superiore nё fuqi dhe gjallёri kundrejt grekёve, tё cilёt po shuhen pak nga pak”. (Mathieu Aref, “Shiptaret” bot. 2007, f. 506).
Rrёnja e jonё sot nё Greqi ёshtё GJUHA SHQIPE qё flitet nё qindra e qindra fshatra pellazgo – arvanitase. Shikoje z. Kristo, Rёnjёn qё ka vargёzuar shqiptari arvanitas Aristidh Kolja.
Rrenja jone Nga Aristidh Kolja
Rrёnjё e fortё arbёrore,
Rrёnjё e fortё arvanite,
Kush mund te presnj?
nga merr shpirt e me ta rrite.
Kush mund te fshehnj?
Rrёnjё e fortё shqiptare,
Kush mund tё pёshtronj?
Rrёnjё e Boçarit, Bubulinёs,
Rrenje e forte arbёrore,
rrёnjё e fjalёs besalidhёs,
Lule e flete me ta nxorre.
rrёnjё e bukuris’ dhe e trimёrisё.
Rrёnjё e forte arvanite,
rrёnjё e fortё shqiptare,
rrёnjё e burrave tё motit,
nga ajo jetё nuk u bare…
rrёnjё Herakliut, Akilleftit,
rrёnjё Aleksandroit dhe Kastriotit.
(Epirin f. 114).
Historiani Karl Grimberg, shkruan: “Platoni thotё me tё drejtё”: “Nё kёto luftra qё admirojmё kaq shumё, kanё ndodhur gjёra qё nuk i nderojnё grekёt”. (“historia botёrore…”. bot. 2003, Vol. I, f. 40-50). Njё pasyrim i Rrёnjёs tonё pellazgo-shqipe para 2500 vjetёve. Edwin Jacques thotё: “Nё betejat perso-greke u njohёm me grekёt qё tradhёtuan veten e tyre disa herё. Pellazgo-spartanёt i dhanё fitoren Greqisё”. “Shpesh Herodoti i indetifikoi spartanёt si pellazgё. Spartanёt pellazgё ishin zotёr nё Peloponez dhe anё e mbanё Greqisё, “ishin tё parёt nё Greqi”. Kjo ёshtё mbretёria dhe qyteti mё i parё nё Greqi dhe spartanёt janё njerёzit mё trima…” (“Shqiptarёt”, bot. 1995 f. 54).
E. Kocaqi shkruan: “Arvanitёt janё ata qё bёnё revolucionin e 1821, ishte njё revolucion shqiptar pёr çlirimin e tokave arbёrore nga turqit. Ajo tokё qё u quaj Greqi, ishte atdheu i shqiptarёve qё e quanin Arbёri. Njё ppjesё e rilindasve kombёtarё kanё dashur bashkimin e Shqipёrisё me Greqin nё njё shtet, kjo vinte pёr faktin se ai shtet qё quhej grek, ishte shqiptar, pra ata kёrkonin bashkimin e trojeve ku banonin shqiptarёt.
Po kёshtu mbretit tё Greqisё sё asaj kohe, kurorёn e shtetit grek ia dorёzuan tre shqiptarё: Boçari, Kanaris dhe Odiseu. Vet mbreti Gjergji i I ka thёnё se “Arvanitёt pёrbёjnё shumicёn e popullsisё tonё”. Tё gjithё kryeministrat nё shek. XIX ishin arvanitas, edhe sot nё Greqi presidenti i vendit Papulias, ёshtё shqiptar i pastёrt nga tё dy prindёrit.
Pёr kundra rrёnjёs shqiptare kisha ortodokse futi pёrçarjen midis shqiptarёve te krishterё dhe myslimanёve dhe nxiti vёllavrasjen.
Ndёrhyrja e Rusisё, Anglisё dhe Francёs, kёrkuan dhe krijuan njё shtet grek, po jo shqiptar. Nxitёn krijimin e nje shteti artificial grek, qё nё shumicё ishte i përbërë nga shqiptar tё drejtuar nga kleri ortodokёs dhe filluan tё zhdukin tё gjithё udhёheqёsit shqiptarё tё revolucionit shqiptar pёr krijimin e shtetit grek. Heroi kombёtar i atij qё quhet shteti grek sot, shqiptari Kollokotroni u burgos dhe u dёnua me vdekje dhe pёr mёshirё u fal. U vranë apo u zhdukёn Andrucua, Karaiskaqi, Bubulina etj.
Bashkёpunimi ndёrkombёtar me atë kishtar, bёri tё mundur qё tё hidheshin bazat e njё kombi artificial grek, qё la nё hije kombin e vёrtetё tё tij me shumicё shqiptarёsh.
Shteti grek nuk ёshtё gjё tjetёr veçse shteti i parё shqiptar qё u krijua nё Ballkan nё kohёt moderne, por qё iu ndёrrua indetiteti etnik, pasi i bёnё tё flisnin njё gjuhё artificial me zor.
Diskriminimi i gjuhёs shqipe, jo qё nuk u bё gjuhё zyrtare por edhe u pёrndoq nga kleri ortodoks, çmenduria e tё cilit shkonte deri aty, sa t’u thoshte arvanitasve se: Zoti nuk kupton shqip. Arvanitёt edhe pse nuk e pёrdorin gjuhёn e tyre nё shkollё, e flasin atё nё shtёpi. Janё rreth 700 fshatra RENJЁ nё tё gjithё territorin e Greqisё se sotme që nuk njohin gjuhё tjetёr nё pёrdorim tё pёrditshёm, veç shqipes sё tyre tё lashtё. Pra shteti i ri me shumicё popullsi shqiptare iu imponua njё gjuhё artificiale, ajo greke.
Greqia e pёrbёrё nga disa etni, nuk njeh asnjё minoritet, pasi tё gjitha kёto etni i quan si grekё. Kjo ёshtё pjesa e lojës, pasi nёse shqiptarёt, vllehёt, sllavёt, turqit e atjeshёm do tё ishin secili sipas etnise sё tyre, atёhere merte fund kjo lojё qё krijoje njё kombёsi artificial dhe ai shtet shpёrbёhej ose hynte nё konflikte tё mbrendshme. Tё gjitha etnitё e flasin gjuhёn e tyre nё shtёpi por greqishten e pёrdorin nё public, dhe nё shkollё.
Pra nuk ka komb grek, por njё komb artificial me njё gjuhё qё nuk ёshtё gjuha e popullit. Pёr t’i bёrё tё gjithё kёta njё komb, u pёrdor greqishtja si gjuhё, feja ortodokse dhe ideollogjia heleniste si nacionalizёm. Njё nacionalizёm i tejskajshёm nga njё komb qё nuk ёshtё komb ёshtё i pa shёmbullt nё histori. Studjuesit janё marrё pёr tё analizuar nacionalizmin e stisur grek qё duket sa i rrezikshёm por edhe qesharak.
Pa kishen ortodokse të Greqisë, nuk do tё ishte krijuar kjo etni greke artificial. Prova më e qartë, se kemi tё bёjmё me njё komb tё stisur, ёshtё fakti se fare lehtё mund tё bёhesh grek. Nuk merret parasysh se je i zi apo i bardhё, se je nga Kina apo nga Afrika, rёndёsi ka tё pranosh tё bёhesh grek.
Pas vitit 1922 kisha ndoqi njё politikë represive ndaj gjuhёve tё tjera, sidomos shqipes ku edhe sot e kёsaj dite, nё Greqi jetojnё mbi pesё milionë shqiptarё dhe nuk ka njё shkollё shqipe. Kisha ortodokse i ka pёrçarё aq mizorisht, saqё disa prej tyre seriozisht nuk dinё se kush janё nё tё vёrtetё, flasin shqip dhe thonё qё nuk jemi shqiptarё. Studjuesit, si Aristidh Kolja, Andon Bellusci, Jorgo Malo, Jorgo Maruga, At Thanas Ciko, kanё zbuluar se nё Greqi, gjёnden mbi 900 katunde arvanite shqip-folёs. Kёngёt arvanitase – arbёrore, qё burojnё nga thellёsitё e shekujve, vallet karakteristike arvanitase – vallja çame, fustanella, ritet dhe vajet, kёngёt e trimave e tё luftёs. Kjo ёshtё
RRЁNJA.
Me tё drejtё thonё: askush s’kujdeset pёr kulturёn tonё, asnjё istitucion nuk na pёrkrah. Diktatura greke ndalon me dhunё tё flitet gjuha ndёr arvanitet. Ёshtё fatkeqёsi e madhe qё qeveria shqiptare i mban nё pёllёmbё tё dorёs ardhacakёt grekё nё shqiperi. Ndёrsa grekёt pёr autoktonёt shqiptarё nё Greqi sillet si kriminel, dhe megjithatё Rrёnja ёshtё e fortё.
Popullsia qё u suall nga Azia, ishte njё popullsi ortodokse shqiptare nё pjesёn mё tё madhe tё saj. Shkёmbimi i popullsisё, u bё pёr tekat e kishës, e cila mori myslimanёt shqiptarë dhe i shkёmbeu me ortodoksit shqiptarë.
Pra nuk ka komb grek dhe nuk ka pasur ndonjёherё. Kombi i vjetёr grek, ёshtё mё tepёr njё shpifje e historianёve, “Qendra ztudimore Pellazgjike” do zbulojё tё vёrtetёn.
(E. Kocaqi, “Roli Pellazgo-Ilir). Karl Reinholdi, doktor nga Getingeni i Gjermanis. Shoqёron mbretin e parё tё Greqis, Oton e Bavarisё mё 1834, thotё: “Vёllimin qё kam unё “Netёt Pellazgjike” me 200 faqe e mbarova mё 16 mars 1856”. Kaluan nga kjo kohё deri nё vitin 2005, pikёrisht nё pёrvjetorin e 150-tё tё “Netёve pellazgjike”. Gjatё gjithё kёsaj kohe Reinholdi ka qёnё mё e madhja e fshehtё e ditur albanollogjisё. Kuptohet se greku dhe mё vonё politika e Enver Hoxhёs, qё shqiptarёve tё Greqisё u vuri kazmёn dhe hyri nё izolim tё plotё. Po tё kishte dalё nё dritё kjo pasuri, arbёrishtja e Greqisё do tё kishte qёnё e njohur nё shkollat tona kudo, po aq sa edhe arbёrishtja e Italisё e asj kohe. Letёr nё vargje dёrguar nga prift Vasili doktor Reinholdit.
Mik iatre! Porje 25 maj 1857. “Lulё kam, po ti s’T’a jap: / E kam vёnё ndё dulap. / Do t’e ruanj, sa tё vi’vish. / çe Ti fare do mos di’sh. / Andё ke ndonjё tё re, / Edhe mua mos me le. / Tё m’a thesh, t’e xe edhe u: / Pce do mos mё hajё dheu. (“Netёt Pellazgjike”, bot.2005, f. 307)
Robert D’ Angeli shkruan: “Çdo grek qё nuk ka prejardhje egjyptas, çifut, armenas janё shqiptar”. (“ENIGMA” bot.1998, f. 231). Këtu del se grekёt kane origjinё semito-egjiptas.
Pёr t’i mbyllur gojёn Kristo Papas, lexojmё tё huajtё qё flasin pёr kombit tonё: Lamartini. “Nuk ka pendё as penel qё mund tё shprehё sakrificёn heroike tё banorёve (tё Shqipёrisё) nё luftёrat qё kanё bёrё kohёve tё fundit, mё shumё se askush tjetёr pёr çlirimin e Greqisё”, dhe mё tej “Ky komb e ky popull nuk merret nёpёr kёmbё … kjo ёshtё toka e heronjve tё tё gjithё kohёrave … Homeri aty gjeti Akilin, Grekёt Aleksandrin e madh, Turqit Skёnderbeun, njerёs kёta tё sё njёjtёs racё, tё tё njejtit gjak, e tё sё njёjtёs gjini”.
Stadtmuller: “Lufta greke pёr liri, nuk mund tё mendohej pa elementin shqiptar”.
Xhorxh Frend Wiliams,: “Gjuha shqipe ёshtё gjuha amtare e Lekёs sё Madh … Pellazgёt kanё jetuar para Homerit. Emri Homer me fjalёn shqipe “i mjerё”, Athina “me e thёnё”, Zeus me “Zot”, Odise me “udhëton”, Akil me “qiell” … Nuk ka popull mё shpirtmirё e mё xhentil nё Europё se shqiptarёt”.
Edvin Pears: “Shqiptarёt janё pasardhёs tё racёs mё tё vjetёr tё Gadishullit Ballkanik, gjegjёsisht tё racёs arijane”.
Gjusepe Catapango: “Atlantida e cila ёshtё zhdukur para 12.000 vjetёve, ishte tokё pellazgo-ilire, tё cilёt shpёtuan nga pёrmbytja e Atlantides dhe filluan civilizimet e reja nё tё gjithё kontinentet”.
Eduard Shnajder: “Gjuha shqipe ёshtё “tingёllim mё i pastёr e me besnik i gjuhёs pellazge”. Dhe mё tej. “Pellazgёt janё njё racё autoktone, mё e herёshme se periudha kuarternare … gjuha e tyre e ruajtur nё njё mёnyrё pothuajse tё paprekur, nuk do tё ishte tjetër, veçse shqipja e sotme”.
Gligor Perliçev: “Tё gjithё shqiptarёt janё zёmёrgjёrё, mёndjemprehtё dhe mirёnjohёs tё mёdhenj, janё mikpritёs dhe tё besёs si asnjё komb tjetёr, tё ndershёm, thellёsisht liridashёs dhe tё patrembur nё luftime”.
Montier, Komandant francez: “Shqiptarёt janё njё populli mrekullueshёm … mё vjen keq qё nuk jam shqiptar”.
Vacsllav Havel, nё njё shkrim tё botuar nё gazetёn “Le Monde”, ka theksuar: “Unё gjithashtu e ndiej veten shqiptar”. (Sipas nje shkrimi te Ismail Kadaresё)
RRЁNJЁN tonë e ka percatuar edhe shkencёtari Hungarez Lajosh Taloci (1834 – 1916) shpall hapur: “Nuk egziton popull tjetёr nё Ballkan, as ai i Greqisё sё re, qё mund tё ndjekё historinё e fisit tё vet, ashtu me rend kronollogjik, qysh prej kohёve tё lashta gjer nё ditёt tona, sikurse populli shqiptar”.
Këto fakte të pamohueshme të historisë se përgjakshme të Ballkanit, renegati Kristo Papas, duhet t’i mësojë jo vetëm mire, por edhe përmendesh, për te mos folur me tej marrëzira.
Rasim Bebo Addison Çikago Mars 2013.
Elba says
Nje shkrim mjaft i mire,qe i mbush me nje krenari te Ligjshme te gjithe Shqiptaret te kudo ndodhur.Faleminderit zoti Rasim.