Dr. Zekri Palushi (MD)
Tashmë që politikanët japin informacione të bollshme “mjekësore” për Covidin, unë si mjek, me besim në Betimin Hipokratik, “së pari mos dëmto”, e ndjej si detyrim moral e professional, që të analizoj disa aspekte të situatës së krijuar “në emër të mbrojtjes së popullit nga covidi”. Fatkeqësisht Kina, përveç virusit, i dha botës edhe metodat “mbrojtëse” kundër tij. Besoj se ju kujtohen skenat televizive, kur zyrtarët komunist saldonin dyert e apartamenteve të qytetarve të saj për t’i mbyllur brënda, sigurisht që t’i “mbronte” nga covidi. Pra ky qe një nga shembujt konkret të mbylljes së njerëzve nëpër shtëpia, (arrest shtëpie/lockups), si dhe mbylljes së vetë vendit, (lockdowns), që Kina donte që t’ja mësonte krejt botës, dhe në të vërtetë, kështu ndodhi, bota jo vetëm që e mësoj, por edhe e perfeksionoi, e praktikoi, bile me një zell, me të madh se vetë Kina. Shqiptarët nga eksperienca, tashmë e dinë mirë se totalitarizmi, së pari të heq lirinë e fjalës, dhe të mendimit, së dyti, të heq lirinë e levizjes së lirë, së treti të rracionalizon çdo gjëje të nevojshme jetësore, dhe pastaj vazhdon me heqje të tjera të njëpasnjëshme, përfshi edhe heqjen e vetë jetës. Pra a s’mendoni se, që në fillim të kësaj pandemie, bota po qeveriset nga këto “rregulla”, me pretendimin se “janë duke na mbrojtur nga Covidi”, dhe se vendimet e tyre i mbështesin në “këshilla mjekësore”. Të gjithë jemi në dieni që në Nëntor të 2020-s, 850,000 doktorë të fushave të ndryshme mjekësore, kryesisht specialistë të fushës së epidemiologjisë, dhe sëmundjeve infektive, si dhe specialistë të shëndetit publik, kanë firmosur Deklaratën e Madhe të Barrington-it, (The Great Barrington Declaration), ku shprehin shqetësimet e tyre të medha, rreth dëmtimit fizik dhe mendor që metodat ekzistuese kundra covid-19, janë duke i shkaktuar njerëzimit. Ndër këto specialistë, po veçoj katër prej tyre, që njihen si epidemiologjistët më të mirë në botë, dhe që janë edhe inisiatorët kryesorë të kësaj deklarate. Pra, këto janë: – Martin Kulldorf, (profesor në Universitetin Mjekesor të Harvard, USA), -Sunetra Gupta, profesor i epidemiologjisë në Universtetin e Oxfordit), -Jay Bhattacharya, (profesor i mjeksisë në Universitetin Stanford), dhe -Stefan Baral, (profesor në Universitetin e Shëndetit Publik të Johns Hopkins). Këto kapacitete shkencore, jo vetëm që kanë argumentuar me hollësi arsyet kundra ‘lockdoëns’, por për të sqaruar edhe më mirë opinionin, i kanë dhënë një intervistë dy orëshe, gazetarit independent të Neë York Times, David Zëeing ku në këtë intervistë, më një durim të madh, ato bëjnë një shpjegim të kujdesshëm, nga ku del në shesh se ‘agenda e lockdoën’ është një pseudo-shkencë dhimbjeprurëse, dhe mizore, me një efekt shkatërrues shëndetësor, shoqëror, ekonomik, kultural, tek gjithëkush, por veçanërisht tek ato që luftojnë me mish-e-me shpirtë për të siguruar jetesën.
Vaksinimi
Një studim sapo i publikuar, nxjerr në pah se një infeksion nga Covid-19, jep mbrojtje shumë më të mirë kundra variantit Delta, se sa vaksinat, pra është fjala për imunitetin natyral). Ndërsa një studim tjetër, nga Izraeli, i publikuar nga “The Scientific American”, tregon se, imuniteti natyral që krijohet pas një infeksioni covidjan, -ofron një mbrojtje ma të konsiderueshme kundra variantit Delta, se sa dy doza vaksine Pfizer-BioNTech. Po kështu, të dhanat më të reja tregojnë se, njerëzit që kanë kaluar një infeksion covidjan, janë shumë ma pak të rrezikuar nga infeksioni me variant Delta, se sa ato të vaksinuarit. Thonë se të vaksinuarit janë 27 here ma në rezik për tu infektuar, se sa ato me imunitet natyral. Këto të dhënë shkencore vijnë në këtë kohë, kur shumë prej qeverive rreth botës, janë duke u kërkuar qytetarëve që të paisen me një “pasaportë vaksinimi,” në mënyrë që të lejohen për të rrugëtuar, për të shkuar në restorante, për të frekuentuar dyqanet, apo për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme. Në lidhje me këtë, professor Kulldorff thote se: bazuar në të dhënat më të reja, të ardhura nga Izraeli, dhe Anglia, konfirmoj se Imuniteti Natyral, ofron një mbrojtje të nevojshme kundra Covid-19. Prandaj kërkimi me forcë, i vaksinimit, si kusht për t’iu kthyer jetës publike, nuk është vetëm diskreminues, por edhe pa asnjë bazë shkencore. Në vazhdim të këtij problemi, profesor Kulldroff, së bashku me professor Jay Bhattacharya, kanë shkruar një op-ed, (shkrim përballë faqes editoriale), për ‘The Ëall Street journal’, kundra pasaportave të vaksinimit. Ata argumentojnë se masat kundër Covid-19, duhet të përqëndrohen vetëm tek njerëzit më të prekshëm. Ndërsa të tjerët, duhet të lihen të lirë. Vaksinat, megjithse të dobishme, ato nuk i zgjidhin të gjitha problemet mjekësore. Le të konsiderojmë Izraelin, ku 80%, janë të vaksinuar me dy doza, dhe mbi 26%, kanë marrë edhe dozën e tretë. Megjithatë, në fillim të këtij muaj infeksionet ditore kanë arritur shifrat mbi 16.000. Ky është numri më madh i infeksioneve ditore, që Izraeli ka pas gjatë gjithë kohës, duke përfshirë edhe valën e parë të fillimit të pandemisë. Ndërsa numri i hospitalizimeve është ulur, por, prapë se prapë, në rreth 1.100 pacientë të shtruar në spitale, 60% e tyre, kanë marrë dy doza Pfizer. Një rast tjetër, është edhe Anglia,-megjithëse një vend me perqindje vaksinimi të lartë, ka raportuar mesatarisht 200.000 infeksione të reja në javë. Pra këto fakte, nuk justifikojnë frazën “Pandemia e të pa-vaksinuarve”, që shumë nga qeveritarët, kanë filluar ta përdorin. Këtë frazë, profesorët e Shëndetit Publik Amerikan, Robert Blendon dhe Richard L. Menchel, e kanë quajtur provocative, duke shtuar se: “Të pa-vaksinuarit shprehin një kundërshtim ndaj Ëashingtonit, dhe sa më shumë që ju e ngacmoni këtë opozitë, aq më shumë ju i bindni ato, në kundërshtimin e tyre. Kjo është një ‘Gjuhë Politike’, dhe aspak shkencore, kjo gjuhë ka si qëllim, portretizimin e të pa vaksinuarve si njerëz të këqinj, dhe më e keqja është se me këtë gjuhë, (me shpresën se do ti detyrojnë ato tëvaksinohen), zyrtarët qeveritarë, i kanë kthyer familjet kundra njëra-tjetrës, shokët dhe miqtë kundra njëri-tjetrit, bile edhe ato që nuk njihen fare, janë kthyer kundra njëri-tjetrit. Motoja ekzistuese, “Ose bëje vaksinën, ose humb ç’do gjë të rëndësishme të jetës tënde”, tingëllon tepër urdhëruese, dhe jo bindëse, veçanërisht kur dimë se po detyrohemi të marrim një vaksinë që s’është provue siç duhet, dhe çuditërisht, si prodhesit e këtyre vaksinave, ashtu dhe shpërndaresit e tyre, s’mbajnë asnjë përgjegjësi ligjore, për këtë, ato janë përjashtuar me ligj. Ndërkohë, autoritetet përgjegjëse për aprovimin e tyre, kanë pranuar vetë se, s’mund të ketë garanci për efektet e pa dëshiruara të këtyre vaksinave, nga të cilat, mund të ketë edhe vdekje.
Maskat
Dr Russell Blaylock, neurokirurg, lektor, dhe shkrimtar, ka deklaruar se: nuk mund të gjendet një evidencë shkencore e mjaftueshme që të sygjerojë përdorimin e maskave, si mjet për të prevenuar përhapjen e këtij virusi. Nga ana tjetër, askush nuk flet rreth problemeve serioze që maskat mund t’iu shkaktojnë njerëzve, sidomos moshave të vjetra, të semurëve me sëmundje të mushkërive, (si COPD, emphysema, apo fibrose pulmonare, kancer pulmonar), etj, përdorimi i maskave në këtë grup njerëzish, keqëson hypoxinë (ulë më tepër nivelin e O2 në gjak), dhe hypercapninë, (rritë nivelin e CO2 në gjak). Ndërsa përdorimi i maskave, veçanërisht nga të sëmurët nga virusi, favorizon rithithjen e virusit të nxjerrur jashtë nëpërmjet frymëmarrjes, kjo bën që të rritet koncentrimi i viruseve në mushkri, dhe në hapsirat nazale, kur tashmë , ne dime se sa më i lartë të jetë ky koncentrim, aq më rëndë, dhe në rrezik, është i sëmuri. Kjo çon drejtë të së ashtquajtures “Cytokine Storm”, që mund të jetë edhe vdekjeprurëse. Po kështu, një evidencë e re tregon se, në disa raste virusi, nëpërmjet nervave të nuhatjes, që lidhen direkt me zonën e memorjes së trurit, mund të shkojnë në tru, e të demtojnë memorien.
Imunitetit natyral (Herd Immunity)
Megjithëse e përmendëm kalimthi pak më lart, ja vlen të përqëndrohemi pak më shumë. Çuditërish, rreth këtij imuniteti, dhe rëndësisë së tij, nuk ndigjojmë asgjë. Por në fakt ky lloj imuniteti është tepër i rëndësishëm, dhe falë tij, njerëzimi gjatë historisë së tij, u ka mbijetuar shumë pandemive. Përdorimi i maskave, ulë nivelin e O2, -pra shkakton hypoxinë, e cila në vetvete shoqërohet me dëmtim të imunitetit. Hypoxia frënon CD4+T-lymphocite, që është një nga tipet kryesore të qelizave imunitare, që trupi i përdor për të luftuar infeksionet virale. Pra, një virus pathogen, pasi infekton individ të ndryshëm, shpërndahet tek të tjerët, të cilët pas shërimit, krijojnë immunitet ndaj atij virusi, dhe pas kësaj, ai komunitet, arrin atë që shkenca e quan ‘HERD IMMUNITY’, term që se për çfarë arësyesh , është demonizue gjatë gjithë skenarit të Covid-it, nuk e përmend askush në konferencat ditore të informimit dhe çuditërisht asnjë gazetar nuk bën pyetje rreth këtij imuniteti. Në të vërtetë verifikimi i imunitetit natyral duhet të ishte një prioritet për qeveritarët, dhe testet për matjen e tij, janë më të besueshme, dhe shumë më pak të kushtueshme se sa testi PCR, (me rreth 70% false positive). Në lidhje me këtë, ekspertët thonë se: Strategjia e Imunitetit Natyral, është një strategji e pranuar gjatë shekujve, si një metodë përballuese me viruset dhe pandemitë, por çuditërisht, në rastin e Covid-19, kjo lloj strategjie u abandonueshme komplet, në favor të ‘lockdoën dhe contact tracing’. Askush s’flet për rastin e Suedisë, një vend që se ndoqi këtë strategji “kinezjane”, e që në fakt i doli shumë here më mirë. Fakti qe ky virus është relativisht nje infeksion i pa-rëndësishëm, për pjesën më të madhe të popullsisë, dhe fakti që shumica e atyre me-rrisk gjithashtu mbijetojnë prej këtij infeksioni, atëherë, sipas ekspertve, do të kishte qenë shumë më mirë që ky virus, të lihej për tu shpërndarë në popullsinë e shëndetshme, kështu që shumë shpejt, do të siguronim një nivel të mirë të imunitetit natyral e si rezultat, kjo pandemi jo vetem që do të përfundonte shpejt, por edhe do t’a parandalonte kthimin e saj në dimrin e ardhshëm. Unë nuk jam një person “anti-vaksinë”. Po kështu, s’jam as një ‘teoricien konspirator’, dhe preferoj të besoj në instinktet e mia njerëzore e profesionale, prandaj edhe në shkrimet e mia të mëparshme kam komentuar, ato çfarë logjika njerëzore mund t’i pranojë, dhe faktet e deri tanishme, kanë provuar se gjatë këtyre 20 muajve, unë s’kam qenë gabim. Albert Einstein ka thane se: “Bota nuk do të shkatërrohet nga ato që bëjnë gjëra të këqija, por nga ato që i shofin ata, dhe s’bëjnë asgjë”. Dyshuese është mungesa e plotë e interesimit të qeverive, për të ndjekur ato këshilla mjekësore, që bazohen në një evidencë të mirëfilltë shkencore ne lidhje me këte, jam i sigurtë se së shpejti do të vijë një ditë që kapacitete të ndryshme, në fushen e ligjeve kushtetuese, apo ato internacionale, do të ndalen tek këto shkelje flagrante, dhe dikush do të vihet para përgjegjësisë, por deri atëherë, nuk dimë se sa do të kemi humbur. Ndërkohë, nuk guxojmë të kundërshtojmë, të bëjmë pyetje, të lexojmë, apo të kërkojmë shpjegime. Nuk guxojmë të dëgjojmë ekspertët me pikëpamje të ndryshme, me përjashtim të atyre që na servirë qeveria, dhe media servile, ndryshe, rrezikohemi të etiketohemi me emrat më monstuoz, ndër to, më popullori ngelet termi “Konspirator”. Në Australi, kjo elitë burokratike na mëson se: Nëse heqim të gjitha kufizimet, apo masat kundër Covid-19, përfshi lëvizjen e lirë Brenda për brenda shteteve të Australisë, dhe fluturimet ajrore me jashtë, kur niveli i vaksinimit të ketë arritur 70%, atëherë, prapë se prapë, ne do të kishim 11 vdekje në ditë, apo 4.000 në vit, me një kalkulim të thjeshtë, del se këto shifra në të vërtetë janë shumë më të ulëta, se ato të vitit 2019, kur në Australi, kanë vdekur çdo ditë 460 njerëz të sëmurë nga gripi dhe pneumonitë e lidhura me të. Për mendimin tim, masat sadistike, që qeveritë e ndryshme kanë aplikuar deri më tani, mund të justifikohen vetëm atëherë, kur këto qeveri na sigurojnë se, me prevenimin e vdekjes kovidjane, do të prevenohen vdekjet përgjithmonë. Po e mbylli këtë shkrim me një pyetje reteorike, që në të vërtetë duhet të na shqetësojë të gjithëve, pra, nëse bota do të vazhdojë të qeveriset nga burokratët, (dhe jo politikanët), atëherë, çfarë rëndësie do të kishin zgjedhjet parlamentare në të ardhmen?
Dr. Zekri Palushi (MD)
Bashkëpunëtor i gazetes Dielli, për Rubrikën Mjekësore.
Australi, 12 Shtator, 2021