
Psikologe Valentina Telhaj (Kalemi) në një prononcim për gazetën Dielli të VATRËS – New York, dhënë gazetarit Sokol Paja, ka argumentuar arsyet se pse njerëzit e prekur me Covid-19 shkojnë drejtë flijimit ekstrem dhe si ka ndikuar në psikologjinë e njerëzve pandemia globale.
Në Shqipëri u shënua viktima e pestë që u vetëvra duke u hedhur nga Spitali ndërsa luftonte dhe trajtohej nga ekipet mjekësore pas prekjes nga virusin Covid-19. Cfarë ndodh?! Sipas psikologes Valentina Telhaj (Kalemi), ndikimet emocionale dhe psikologjike të pandemisë mund të çojnë në ndjenja të pashpresës dhe mendime rreth vetëvrasjes. Ankthi është një ndjenjë e papërcaktuar, e paqartë, tmerri ose frike, është një përgjigje ndaj stimujve të jashtëm ose të brendshëm (psh frika nga vdekja/çmendja). Më shpesh, mendimet vetëvrasëse janë rezultat i ndjenjës sikur nuk mund të përballeni ose të rikuperoheni kur përballeni me atë që duket të jetë një situatë dërrmuese e jetës. Sipas psikologes Valentina Telhaj (Kalemi) ka ende pak të dhëna për pandeminë COVID-19 dhe ndikimin e saj në nivelin e vetëvrasjeve. Por qartë është se pandemia ka shtuar stres të fortë emocional dhe mendor në jetën e njerëzve në të gjithë botën. Frika, ankthi dhe depresioni mund të burojnë nga një gamë e gjerë shqetësimesh dhe përvojash, nga çështjet personale dhe familjare te stresi i lidhur me punën. Rrethanat unike të pandemisë, duke përfshirë ndërveprimin e vogël shoqëror, mund ta bëjnë më sfiduese identifikimin e atyre që rrezikojnë të vetëvriten. Sipas psikologes Valentina Telhaj (Kalemi), shenjat paralajmëruese nuk janë gjithmonë të dukshme dhe ato mund të ndryshojnë nga personi në person. Disa njerëz i bëjnë të qarta synimet e tyre, ndërsa të tjerët i mbajnë sekrete mendimet dhe ndjenjat vetëvrasëse. Çfarë është frika? Frikë do të thotë të ndihesh i trembur, ose i kërcënuar nga stimuj të jashtëm, qartësisht të identifikueshëm, që përfaqësojnë rrezik ndaj personit, (psh frika nga qeni). Ankthi problematik, në krahasim me shqetësimin normal, është më intensiv dhe më i vështirë për t’u kontrolluar, ai bëhet gjymtues, ose thënë ndryshe jo produktiv, pengesë në aktivitetin e përditshëm. Si e përjetojnë pacientet me COVID-19 ankthin? Sipas psikologes Valentina Telhaj (Kalemi), duke qenë se ky virus është i ri për shkencëtaret, doktoret, për këdo nga ne, në çdo cep të globit, kjo na jep ankth dhe pasiguri dhe aktivizohet automatikisht zona e Amigdalas (që është përgjegjëse për emocionet, reagimet e vetëmbrojtjes, kur ka diçka kërcënuese, siç është në këtë rast COVID-19) na aktivizon reagimet fiziologjike/fizike, si lufto, arratisu, ngrije, humbje ndjenjash ose “manipulim”. Është shumë e rëndësishme të kuptohen këto reagime dhe sjellje dhe të punohet me këto simptoma ankthi apo atak-e paniku sepse jo çdo individ është resilient, apo me temperament të fortë përballues ndaj faktorëve të rrezikut t’i përballojnë të gjithë me reagime adaptive situatat kërcënuese. psh Disa lexojnë në ëebside të pasigurta apo media vizive apo auditive dhe i internalizojne, shokohen dhe kanë kriza paniku. Ose lexojnë komentet poshtë një shkrimi. Ku ndryshon lexuesi nga komentuesi? Simptomat mund të jenë vërtet identike të komentuesit dhe lexuesit, por janë një sërë faktoresh të tjere që ndikojnë dhe reagimet e secilit nga ne varet nga rezilienca jone, nga tempermenti që kemi fituar gjatë fazave tona të zvillimit, nga atashimi i sigurt me familjen etj. Sipas psikologes Valentina Telhaj (Kalemi), gjatë dhe pas pandemisë COVID-19, çështjet e shëndetit mendor kanë nevojë për më shumë vëmendje për të zvogëluar rrezikun e vetëvrasjes. Në përgjithësi, kjo do të thotë që shërbimet publike dhe private të shëndetit mendor dhe ofruesit individualë duhet të jenë krijues në gjetjen, vlerësimin dhe trajtimin e individëve në rrezik të vetëvrasjes. Kjo mund të përfshijë, për shembull, përmirësimin e kushteve të punës dhe ofrimin e më shumë shërbimeve të shëndetit mendor për punëtorët në vijat e frontit, inkurajimin e pushimeve të planifikuara dhe marrjen e pushimit, ofrimin e këshillimit telefonik, ose sigurimin e ndihmës ushqimore dhe ndihmë financiare për ata që kanë humbur punën. Sipas psikoterapistes Valentina Telhaj (Kalemi), këta pacientë si të hospitalizuarit, si ata me trajtim në kushtet e shtepisë duhet të bëjnë konsulenca psikologjike, on line, me whatsup, video call, telefon, mesazhe ajo që i përshtatet rastit. Kjo është një mas preventive e ruajtjes së distancës por nëse pacienti shërohet dhe testi i fundit del negativ mund të kryej me vonë konsulta live në zyre me psikologun për pasojat psikologjike (nëse ka të tilla) që mund të ketë shkaktuar COVID-19. Sipas psikoterapistes Valentina Telhaj (Kalemi), të mendosh që ata që shtrohen nuk kanë asnjë kontakt me askënd nga familja, shoqëria, puna, ambjenti social i përditshem, asnjë!!. Studimet tregojnë se: ngjarjet e rënda në jeten e njeriut kanë një ndikim të madh në shëndetin mendor. Studimet thonë gjithashtu se, rreth 80% e sëmundjeve fizike mund të përkeqësohen nga stresi dhe ankthi nëse nuk suportohen psikologjikisht me psikoterapi. Kështu, ne trajtojmë shëndetin mendor duke permirësuar edhe shëndetin fizik, mbyll prononcimin e saj për gazetën Dielli, psikoterapiste Valentina Telhaj (Kalemi).