Opinion nga Rasim Bebo/
Boa ka futur këmbët në gojë dhe avash-avash po fut gjithë trupin e liderëve dhe akademikëve që janë njësuar. Po ku është dhe ç’farë po bën figura kombëtare? Mund të jetë në gjumin litargjik, në qëllimin e njëmijë e një netëve, rrethuar me engjëj dhe zogj. Me cicërimat e zogjëve, me muzikën e tyre të këndshme dhe me fjalët e ëmbëla të engjëjve, ndien kenaqësi të madhe. Nuk mendon, nuk dëgjon dhe as nuk shikon se ç’farë ndodh poshtë mbi tokë. Pas disa krismave, drejtoi vëmendjen mbi tokë dha pa një katrahurë të madhe, ku njerëzit haheshin si qentë, duke u sharë me fjalë nga më të fundit, duke u përgjakur aq keq në fytyra dhe në duar, saqë akademiku i Kosovës thotë se janë më keq se qentë. – Një zallahi e madhe nga poshtë, – thërriti dikush me zërin e tij të fortë. – Ku dergjesh, moj figurë kombëtare, që radhitesh e fundi mes figurave më të mëdha kombëtare shqiptare.
Kështu zbrita poshte, duke kujtuar vargjet e poetit gjerman Hajne: “Den Himmel uberlassen wir / Den Engeln und den Spatzen” (Qiellin ua lëmë engjëjve dhe zogjve).
Figura e Kombit thotë:“Tani që në Shqipëri tirania nuk egziston më, me sa efektivitet po e shfrytëzojnë shqiptarët lirinë e fituar në aspektin e kulturës dhe të artit”. Dale, moj figurë e ndritur, se ku e çojnë Shqipërinë këta miqtë e tu! Shqipria është ndërmjet tiranisë dhe agonisë.
Figura u bashkua me drejtuesit e katrahurës dhe akademikët. Boa për një çerek shekulli po vazhdon të thithë havash-havash kombin dhe po ua kthen fqinjëve Veriun dhe Jugun, sipas porosive të tyre. Këta fqinjë janë përpjekur për reduktim dhe asimilim, njëri ka 2700 vjet dhe tjetri 1300 vjet, duke u solidarizuar edhe me perandoritë që erdhën njëra pas tjetrës përgjatë 2000-vjeçarëve dhe nuk kanë mundur, sepse ne kemi lindur bashkë me pushkën dhe shpatën, prandaj kurdoherë u ka ngecur sharra në goxhdë. Tani kanë filluar Lëvizjet Nacionale dhe njëri, nacionalist i përmendur (M. K.), na kujton që duhet të lidhemi me një të madh që interesat e tij të bashkohen me inteteresat tona të MEDHA për të bashkuar të katër vilajetet. Kështu vjen koha e dhënies llogari, për arsye se vendi ynë është një vend shumë i pasur dhe me pozitë gjegrafike shumë të mirë që e kanë zili bota. Këta shpërgënj komunistë të pamëshirshëm, të sotmit, që drejtojnë vendin, duke u bërë njësh edhe me A. SH., janë kthyer në miliarderë dhe gjysma e popullit detyrohet të largohet nga atdheu për shkak të varfërisë së tejskajshme. Në çdo formacion historik, pas fitores, ata do të japin llogari për këto pasoja të dhëmbëshme që i shkaktuan kombit shqiptar.
Rasim Bebo
Addison Çikago IL. USA
13 Maj 2016