Ministria e Mbrojtjes njofton se sot në mesditë u rrëzua një helikopter I Forcave Ajrore në liqenin e Shkodrës.Sipas planit të fluturimit helikopteri EC 145, {Tip Coguar}, me numër bordi 637 dhe me ekuipazh të përbërë nga kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha dhe ushtari profesionist, Gerald Baramuca, janë nisur nga Farka sot në orën 12:10, në një fluturim stërvitor në përputhje me programin e planifikuar dhe miratuar më parë. Në orën 13:45 ka qenë kontakti i fundit që helikopteri ka pasur me Qendrën e Kontrollit dhe Raportimit në Rinas. Menjëherë pas humbjes së kontaktit, është nisur drejt zonës ku u humb kontakti një helikopter kërkim – shpëtimi dhe personel mjekësor. Në konferencën për shtyp, Shefi i Shtabit i FA, Gjeneral major Jeronim Bazo tha se, Helikopteri EC 145 u fut në përbërje të Forcave Ajrore nëntorin e vitit të kaluar. Dy pilotët që gjetën vdekjen në këtë aksident tragjik, Kapiten Florian Deliaj dhe togër Donald Hoxha e kishin përgatitjen e nevojëshme për të fluturuar, pasi ishin trajnuar brenda dhe jashtë vendit. I shprehim ngushellime familjeve te tyre. Kemi angazhuar burimet e nevojëshme për të hetuar këtë aksident tragjik, theksoi Gjeneral Bazo. Ndërkohë i mbijetuari i këtij aksidenti, ushtari profesionist II, Gerald Baramuca, po kurohet në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtw rrezikut per jeten. {SH.K}