
Opinon nga Ilirjan Blloshmi/
Srinivasa Ramanujam lindi në dhjetor të 1887, në një provincë Indiane. Vinte nga një shtrësë shoqërore që i kishte disa të drejta të kufizuara nga pjesa tjetër e shoqërise Indiane. Ramanujam kishte vështërsi në gjetjen e një pune. Pasi mjaftonte që të kishte një lëtër dhe një laps e zhyteshe në botën e numrave. Ramanujam nuk kishte qënë asnjë herë në shkollë. Ai zhviloi mbi 2000 teorema por asnjë herë nuk u mor serizoshit nga autoritetet dhe strukturat e arsimit në indi. U desh një tregtar Anglez, që Ramanujam ti hapet një rrugë për në Angli. G.H. Hardy i hapi rrugën një njeriu që thoshte “numrat mi sjell zoti natën i fut në kokën time dhe në mëngjës u nxjerr teoremën”. Por kjo ishte një çmënduri në matematikë. Por Hardy pati durim dhe perfundimi ishte mahnitës. Srinivasa Ramanujam i bëri botës dhuratë 3900 teorema. Një nga gjërat më të veçanta që Ramanujam bëri ishte vërtetimi i teoremës që përafron numrin e kombineve të mbledhjes së një numri. Kjo teoremë sot përdoret për të kuptuar natyrën e vrimave të zeza. Në moshën 29-vjeçare u diagnostikua me turberkuloz. U kthye në Indi, ku jetoj në provicën e tij, por kurr nuk u vlersua nga autoritetet. Vdiq në moshën 32 vjeçare.
Ajo që do lexoni më poshtë ka lidhje me paragrafin e parë, gjithashtu dhe me të tretin.
Me propozim të ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, “Ital Druri-Elbasan”, ka marrë koncesionin 9-vjeçar për shfrytëzimin e 132 ha pyje në Elbasan, me vlerë totale 2.6 milionë lekë të reja. Kjo PPP është mirtaur me VKM Nr. 711, datë 06.11.2019. Por me kërkesë të Anila Denaj rezulton se “Ital Druri-Elbasan” ka marrë falas 241 mijë e 818 m2 sipërfaqe truall shtetëror dhe 54 mijë e 022 m2 sipërfaqe ndërtimore objeke . Por nuk mjaftohemi me kaq. Sipas VKM nr. 238, datë 20.03.2020; përcaktohet se PPP-ja për gjoja “Zhvillim Ekonomik-Rajonal të Elbasanit”, është falas dhe me afat 35 vite në fazën e parë; por me të drejtë vazhdimi deri në 99 vite, ose më saktë deri në vitin 2119.
Po çfarë lidhje ka “Ital Druri-Elbasan” në këtë mes? Do shtroheshe pyetja. është shumë e thjeshtë. “Ital Druri-Elbasan” është në pronësi të Endri Hasës, ish-deputetit të listës Basha. Kompania saktësisht është në emrin e Nuri Hasës, që çuditërisht është babai i Endri Hasës. Pra ish-Drejtori i AKSHI në qeverinë “Berisha-Meta”, që zhduku nga kryeministria, serverat me pamjet e vrasjeve të 21 janarit 2011. Ish deputeti i listës Basha. Del e dërdëllis për korrupsionin, e për PPP që çuditërisht dhe vetë mërr. Ka shumë nga kjo kategori që të kërkon të dalësh o Shqiptar. Duan të bëjnë kruban për kryetarin e radhës, duan që ti o Shqiptar të vdesësh që këta të pasurohen.
Tani!
A e shikon tani o shqiptar? Që paskemi mjekë, në gjithë rruzullin toksor. A e shikon tani o Shqiptar? Se paskemi ekonomistë të zot në gjithë botën. A e kupton tani o shqiptar! Që Roma, Madridi, Barcelona, Milano, New Yorku, New Jeresy, Amsterdami, Ottawa, Stokholmi, ka shqiptarë që nuk kanë gjenialitetin e Ramanujam, por kanë arritur shumë lart. Duheshe kjo situatë, duheshe ky virus, që ne të kuptonim se emigrantët nuk janë vetëm ata që lajnë pjata, ata që punojnë në ndërtim, apo ata të pashkollët. Ashtu siç trumpeton Arturi, ashtu siç dërdëllis zonja Eni. Duheshe kjo situatë, që të kuptoni se nga kush qeveriseni. Duheshe kjo kohë që të kuptoni se “refugjatët” ashtu siç i quan deputeti unisex Myslim Murrizi, janë ajka e shoqërisë. Prandaj o Shqiptar mos dëgjo ish këshilltarët dhe militantët e Metës, mos dëgjo Klevisin, Endrin, Petritin, se këta nuk kanë as talent, nuk kanë as vlera. këta kanë një profesion, të grabisin, të vjedhin, e të të poshtërojnë. Dëgjoni ata mjekë, se nuk kanë asnjë interes ndaj politikës. Asnjë prej tyre, pretendon të bëhët ministër siç pretendon Petriti, Klevisi, Endri. Rri në shtëpi se mund të jesh ti viktima e radhës, jo nga virusi. Por nga sistemi shëndetësor që këta ustallarë i kanë hequr brekët. E tani duan ta “arnojnë” duke të përdour ty o Shqiptar.