PRISHTINË, 8 Shtator 2016-Gazeta DIELLI-Behlul JASHARI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në shtatorin 1997, sipas kultit të traditës e shpalli Nënën Tereze “nënë të njerëzimit, qytetare të parë të nderit të Republikës së Kosovës e simbol të kombit shqiptar”.
Presidenti Rugova, nga Gjermania jepte një deklaratë me rastin e vdekjes së Nënës Terezë, të cilën e vlerëson: “Nënë shqiptare dhe Nënë të njerëzimit, qytetaren e parë nderi të Republikës së Kosovës, simbol të kombit shqiptar, që vjen nga thellësitë iliro-shqiptare, duke bërë dritë me kurorën e saj në epokën tonë”.
Në Kosovë ishte ditë zie dhe e respektit, raportoja në 8 shtator 1997:
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1997/97-09-09.ata.html
[04] DAY OF MOURNING AND RESPECT FOR MOTHER TERESA DECLARED IN KOSOVE
PRISHTINE, SEPT. 8 (ATA)- President Roguva declared in Kosova today a day of mourning and respect for Mother Teresa.
The book of condolences of the Albanian benefactor was opened in the surroundings of the presidency of the Republic of Kosova in which wrote many outstanding authorities of Kosove, international missions in Pristine and numerous citizens.b.j/ag/l/jz/lm/Z
***
Në foto: Ishte viti 1995, kur në 7 dhjetor Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, takohet me Nobelisten Shqiptare Nënë Terezen. “Do të lutem për popullin e Kosovës”, tha Nëna Tereze gjatë këtij takimi me Presidentin Rugova. Takimi u zhvillua në Aeroportin e Romës, gjatë rrugës së Presidenti Rugova për në Uashington. “Unë e kam takuar vetëm një herë Nënën Tereze në Aeroportin e Romës, rastësisht, por veprën e saj e njoh shumë, shumë mirë…Ato pak çaste që kemi kaluar, kur iu prezantova si President i Kosovës i rodhën lotët, ishte në vitin 1995…dhe dëshiroi sukses dhe punë dhe e ndinte në zemër popullin e Kosovës dhe popullin shqiptar që e ka dëshmuar edhe me vepër”, ka treguar Presidenti Rugova.