





Fuat Memelli/
Mbresa nga dokumentari me të njëjtin titull, me skenar, regji dhe folës, Esat Telitin.
Kushtuar jetës dhe veprës së doktorit të shquar, Jani Bashos.
Është e dyta herë që shoh këtë dokumentar, një nga më të bukurit e Televizionit Shqiptar, krahas dokumentarëve të tjerë të bukur të realizuar nga Mevlan Shanaj, Ylli Pepo, Petro Lati, Ilir Buçpapaj, Pluton Vasi, etj. Që rradhën e parë më kishte lënë mbresa të paharruara dokumentari kushtuar Jani Bashos, pasi art ii bukur ngjit nw shpirtine njerwzve. Mbresa të bukura përjetova edhe edhe këto ditë që e pashë për herën e dytë. Dy janë faktorët që më lanë këto mbresa. Së pari, kontributi i shquar në mjekësinë shqiptare e këtij mjeku me emër i diplomuar në Austri . “Magneti” tjetër i fuqishëm që më tërhoqi ishte realizimi i bukur nga Esat Telitit, së bashku me grupin realizues: operatorin Erin Teliti, operatorin e zërit Elton Verzivolli, montazhin e miksazhin nga Alda Sula, formuluesen e muzikës Majlinda Bërxolli, si dhe persona të tjerë që kanë kontribuar në realizimin e dokumentarit. Duke patur një përvojë të gjatë në televizion si regjisor, disa herë edhe si aktor e herë të tjera skenarist për filma dokumentarë, ai ka hyrë në shpirtin e personazhit, ka gjurmuar deri në detaje jetën dhe punën e Jani Beshos, i ka “situr”gjithë materialet duke na dhënë “ajkën” e tyre. Jani Bashua studjoi për mjekësi në Universitetin e Vjenës ku kishte shkëlqyer në mësime. I gatuar me shpirtin patriotik, së bashku me studentë të tjerë shqiptarë kishin ngritur Shoqërinë Studentore Shqiptare “Albania” ku ai ishte zgjedhur kryetar i saj. Njëkohësisht ishte edhe kryeredaktor i revistës “Djalëria” një shoqëri patriotike për çështjen shqiptare. Në takimin e anëtarëve të shoqatës me aktorin e shquar Aleksandër Mojsou, Jani kishte bërë një përshëndetje të bukur që e kishte prekur aktorin me famë botërore. Me që kishte shkëlqyer si student, deshën ta mbanin në universitet, por nuk pranoi dhe u kthye në Shqipëri. U caktua në detyra të rëndësishme si drejtor i përgjithshëm i shëndetësisë, është themelues i Spitalit Ushtarak numër 2 dhe drejtor i parë i këtij spitali, themelues i Spitalit Civil numër 1, inicues i shërbimit shkencor të obsetrikës dhe gjinekologjisë, ka ontribuar në ngritjen e Institutit të Lartë Mjekësor dhe të Shkollës së Mamive në Tiranë në vitin 1952. Ndërtoi shtëpinë e tij në Tiranë që u ashtuquajt “ shtëpia me gjethe” dhe e ktheu atë në spital ku kryente edhe operacione. Ai u bë misionar i shëndetësisë shqiptare. Sipas nipit të tij, Jani Bashua ka ndërhyrë pranë Ahmet Zogut për t’i siguruar pashaportë shqiptare fizikantit të shquar, Albert Ajshtajnit, me të cilën ai ka shkuar në Amerikë.
Shqetësimet e tij filluan në vitin 1945 kur regjimi komunist që erdhi në fuqi, me që kishte shërbyer në regjimin e Zogut dhe kishte qënë mjek personal i tij, i shtetëzoi shtëpinë dhe i dogji gjithë librat dhe dokumentacionin. ( Shtëpia e tij u kthye në një qendër të sigurimsave.] Ky akt ishte një goditje e rëndë për njeriun që kishte punuar me aq përkushtim, i cili la Vjenën dhe erdhi për t’i shërbyer popullit të vet. Megjithatë ai nuk u dorëzua. Ka mbetur në kujtesë shprehja e tij proverbiale “Sa kam shpirt, kam shpresë.”
I mbetur në varfëri dhe i rënduar nga shëndeti vdes në Tiranë në vitin 1957 dhe sipas amanetit varroset në Pogradec. U përcoll nga të afërm dhe shumë pogracarë, midis tyre edhe poeti i shquar, Lasgush Poradeci, i cili i kushtoi edhe një poezi, ku ndër të tjera e quante “Lundërtar që s’u pat prekur/ Prej tallazeve të jetës.” Jani Bashua ze një vend nderi në rradhën e intelektualëve të shquar shqiptarë. Në Pogradec një rrugë mban emrin e tij, por mendoj se aty meriton të ngrihet një bust për birin e vet që nderoi jo vetëm këtë qytet, por gjithë Shqipërinë.