Saimir Kadiu/
Shuhet në moshën 77 vjeçare Sabah Bizi, një nga më të mëdhenjtë e futbollit shqiptar…
Lindi më 26 janar 1948 në Shkodër, në shtëpinë e parë të futbollit shqiptar…
Padyshim një yll i shndritshëm i gjeneratës së tij ku luajti për Vllazninë, Partizanin dhe ekipin përfaqësues.
Nje talent i madh qe ka luajtur ne te gjitha rolet, perveç portierit…nje “Beckenbauer” shqiptar.
18 vjet (1964-1982) ne nivelin me te larte te futbollit te luajtur.
Vrapim dhe hap elegant, klas i larte ne mbajtjen dhe perdorimin e topit, lojtar universal ne te gjithe fushen, korrekt dhe gjithmone modest…
■ 15 ndeshje (1 gol) gjate viteve 1967-1976 me perfaqesuesen kuqezi.
■ Debutoi me 8 prill 1967 ne humbjen e thelle kunder RFGJ (0-6) ne Dortmund.
■ Ndeshjen e fundit e luajti ne nje miqesore kunder Algjerise (3-0).
☆ Kater here kampion kombetar: 1970-1971 ( Partizani), 1971-72 (Vllaznia), 1973-74 (Vllaznia), 1977-78 (Vllaznia)
☆ Pese here fitues i kupes se Shqiperise:1965 (me Vllaznine),1970 (me Partzanin), 1972,1979, 1981 (me Vllaznine)
☆Nje Kupe Ballkanike (1970) me Partzanin.
I madhi Sabah Bizi i perket nje gjenerate talentesh te medha futbollit shqiptar ne nje kohe te pafat per ta… bashke me yje te tille si Panajot Pano, Skender Halili, Ali Mema, Iljaz Ceco, Ramazan Rragami, Medin Zhega, Mexhit Haxhiu, Sefedin Braho, Ilir Pernaska, Vasillaq Zeri, Shyqyri Ballgjini, Petrit Dibra, Perikli Dhales, Bujar Cani, Astrit Ziu, Selami Dani, Maksut Leshteni, Muharrem Karriqi dhe padyshim Bizi ishte ne podin e me te medhenjve…
Ne nje interviste te disa viteve me pare mjeshtri shkodran ka rrefyer:
“Përpara disa vitesh, erdhi dhe më takoi një bashkëqytetar dhe me tha se i kam bërë nder të madh. Djali i tij kishte punuar në një lokal ku Beckenbauer ka shkuar si klient sëbashku me të shoqen. Gjatë shërbimit, aksientalisht ai ka derdhur një gotë vere mbi fustanin e gruas së tij. Beckenbauer ishte nxehur mjaft dhe ka debatuar me djalin por kur ka vënë re se nuk fliste mirë gjermanisht, ka pyetur pronarin por edhe vetë djalin nga ishte.
Djali i frikësuar se do të pushohej nga puna i është pergjigjur me gjysmë zëri së është shqiptar. Me tej, “Kaizeri” e ka pyetur sërish se nga cili qytet dhe ai i ishte pergjigjur se nga Shkodra. “Mos e njihni Sabahin ? Bizin ?” e ka pyetur serish Beckenbaueri dhe djali i ishte pergjigjur se jetonte në një lagje me të. Më tej, gjithçka ishte normalizuar dhe i kishte lënë porosi djalit që të më dergonte urimet e tij më të mira. Jam ndjerë shumë i vlerësuar që pas kaq shumë vitësh ai më mbante sërish mend.”
Kaq i madh ishte Bizi ne fushen e lojes…
Nje legjende si Beckenbauer qe ka luajtur kunder yjeve te tille si Pele, Charlton, Cruyff, Dejna, Rivera, Riva, Mazzola, Van Himst etj., nuk harronte talentin e madh shqiptar qe e kishte markuar ne Dortmund, Tirane dhe ne Karlsruhe…
“Tenori” i fundit i futbollit shkodran prej vitesh kishte humbur shikimin… dhe sot fluturoi drejt parajses ku do te perqafohet me Loro Boricin, Panon, Ali Memen, Din Zhegen, Ramazan Rragamin, Fatmir Frasherin, Mikel Jankun, Lin Shllakun, Bashkim Myhedinin, ndoshta edhe me Beckenbauerin apo Dejnen…
Sabah Bizi ka fituar perjetesisht dashurine e madhe te te gjithe sportdashesve shqiptare.
U prehsh ne paqe Bizi i madh!