Nga Albina Deda, deputete /
Këto ditë njeriu politik e shtetari më i përçudnuar në 104 vjet ekzistencë të shtetit tonë Edvin Rama sajoi me paratë e taksapaguesve një Samit me Diasporën. Ata që e njohin këtë tip e dinë se asnjë damar nacional nuk rreh në qenien e tij.
Ai mundohet të gjejë strehën e fundit politike te Diaspora si dallkauku i cili thuhet se nacionalizmin e ka çengelin e fundit ku mendon të varet! Personalisht dhe si deputete e PD nuk kam idhnim me ata që ju përgjigjen kësaj ftese, por ju kujtoj se atë tentativë që Edi Rama e bëri sot e bëri dhe Ramiz Alia në vitin 1991. Asokohe edhe Ramizi e Kristaq Rama synonin t`i jepnin oksigjen rregjimit komunist i cili po jepte fund. E njëjta praktikë sigurimse dhe sot për ta shqiptarizuar krizën paranojake të Edi Ramës dhe rregjimit të tij kriminal, kleptokratik e tërësisht gen i klonit komunist.
Por Diaspora atdhetare, Emigracioni politik, ata që mbajtën 45 vite të ndezur në Perëndim kauzën e antikomunizmit e refuzuan me neveri këtë ftesë gracke! Askush sot që e njeh apo don ta njohë Atdheun e për më shumë dëshiron ta shohë në progres nuk ka as më të voglën arsye të pranojë një ftesë të tillë. Thuhet se pjesmarrësit në mungesë të një axhende të vërtetë produktive ftohen të blejnë pikturat zhgarravina të kryeministrit! Ky lloj komercialiteti propagandistik kompromenton Samitin dhe pjesmarrësit e tij. Edi Rama sot nuk përfaqëson asgjë: ai nuk përfaqëson as votë dhe as vullnet politik. Ai është klikë. Ai është një bandë e droguar dhe nuk ka asgjë për t`i ofruar askujt veçse eksperiencat kriminale të hajnisë e drogës.Diasporës dhe investitorëve seriozë shteti ynë kërkohet t’ju servirë ligje perëndimore dhe administratë të përgjegjshme dhe jo banda nepotike kurrë si kjo e Edi Ramës! Prandaj dhe Samiti i Ramës si ai i Ramiz Alisë nuk mund ta vonojë vetvrasjen e klikës rrënuese të Atdheut e Kombit! Nuk ka shoshë propagandistike ta ndalë diellin që pritet të ngrohë e ndriçojë.!
a kritiku says
Fshati qe duke uk don kallauze ftesa Ishta merge me leng se mish u mbarua?.dihet se cur te shkosh e dasem crush do Ta hedhish valln ipas mutinies e do ulesh ate kunte thon.
Ta that tuneetbdo ti bejm museums,,vetem njebi fandakour e those kete GPO Sa shpenzime done qevato te mos pikojn
Beg o derbardh palate per popullin?????e
Gege Kosova says
Pse me kaq urrejtje flisni,kur shihni praktikisht dicka te mrekullueshem ne atdheun tuaj,dicka mire te menduar e kombetarisht mire te filluar. Ndihmojeni popullin dhe shtetin tuaj kushdo qe qeverisae mire,mos e urreni pa arsye,. Vertet zilia njeriut i crrgullon arsyen dhe i turbullon mendjen.
Minire Omeri says
Po me pengonte pse isha aq kundra keto takime, koktej dhe mirenjohtje qe po ndodhin ke ne “SHQIPTARET” kur ato shpenzime tu ndahet te vobeketve dhe te smurve. Luksuzi me i math eshte ke ne shqiptaret. Po festojme shume raste parakohe qe te realizohen.
Zoti na ndihmofte, me kete artikull po sho qe sjam evetmja.
Minire Omeri nga Kanadaja
Mala says
Shqiptaret ne te shumten e momenteve hitorike, me shume ishin per zberjen e Sqiperise,se sa per berjen e saj. Te rralla ishin momentet,si Kuvendi i Llezhes, Lidhja Shqiptare e Prizrenit.Kongresi i Manastirit e ndonje tjeter,kur shqiptaret memzi ia kalonin arritshmerise pozitive. Te mos flasim t ash,kur “demokracia” ju mundeson se paku te dalin ne opinion me nje mendim te kundert,madje edhe kur eshte atdheu ne pyetje.