Nga Enver Bytyci/
Albin Kurti u shfaq ne sheshin e Shkupit. Njerez idiote e pa mend e quajne kete nje veprim kombetar te tij. Ne fakt efekti eshte antishqiptar, antikombetar. Sepse Gruevski ka shansin ta perdori pranine e Albin Kurtit ne Shkup si alibi nacionaliste, duke deformuar qellimin e vertete te protestave. Aq i duhet Gruevskit, t’i jape ngjyra nacionaliste protestave per t’i zhvleftesuar ato e per t’i terheq votat e maqedonesve, duke ua paraqit demin nacionalist te shtirur si rrezik kryesor per ta. Ose Albinit i ka hip ne mendje qe te nise “revolucionin boteror” e ta udheheqe ate, ne vijim te filozofise staliniste e enveriste. Protestat e Shkupit jane te qytetareve opozitare te Maqedonise, pra dhe te shqiptareve, te cilet kane njemije aresye me shume se maqedonasit per te protestuar kunder qeverisjes Gruevski-Ahmeti. Albin Kurti eshte produkt i shkolles se Edi Rames dhe Ali Ahmetit. Si i tille eshte shume e dyshimte dhe kunderproduktive pjesmarrja e tij ne protestat e Shkupit. Ishte krejt ndryshe pjesmarrja e Shpend Ahmetit ne nje ndeshje sportive te para disa koheve. Se paku mos i thurni serenata ketij njeriu destruktiv, qe vrapon te kape nje flamur kombetar ne ajer atehere kur nuk duhet, ose atehere kur i intereson njerit ose tjetrit kundershtar te Shqiptareve. Keta njerez qe thurin serenata per Albin Kurtin te njejten gje bene ne nentorin e vitit 2012, kur Kurti organizoi protestat e dhunshme ne Merdare. Megjithese ende nuk e dine efektin ose impaktin e atyre ptotestsve. Tri-kater dite para atyre protestave ne Merdare ne veriun e Mitrovices u vra nje ushtarak i KFOR-it austriak dhe u plagosen dy te tjere. Bota, Europa e denoi ashper kete akt te serbeve dhe mediat europiane bene pergjegjes Beogradin e strukturat e tij paralele ne Kosove. Albini, si cdo shqiptar, duhej ta shijonte kete perkeqesim te marredhenieve te Beogradit e serbeve me Europen e NATO-n. Po nuk qe e thene: Menjehere gjeti alibine e “reciprocitetit” me Serbine dhe mobilizoi fansat e tij per te bllokuar mallrat e kamionet serbe ne Merdare. Protesta perfundoi ne dhune. Jehona e saj u perhap ne Europe. Tashme nuk ishin me serbet vrases problemi i ekstremizmit ne Kosove, ishin shqiptaret. Nderroi menjehere trajektorja e shenjimit te se keqes. Shkaku ishte Albin Kurti. Une nuk kam mundur te zbuloj cfare impakti tjeter pati protesta e Merdares, aq me teper qe ajo perfundoi ne momentin qe shqiptaret u vune ne shenjester te kritikes se aleateve. Neser Albin Kurti mund te shkoje perseri ne Shkup. Mediet maqedonase, me shume se ato shqiptare, do ta shoqerojne kudo me kamera. Mund ta nxisin qe te marre mikrofonin e tribunes e te kerkoje federalizimin e Maqedonise. Te gjitha keto shkojne ne favorin e nacionalizmit te shfrenuar te Gruevskit. Mos ma jepni rastin qe me pas te shkruaj komentin tim “Albin Kurti, ky nacionalist maqedonas i tipit Gruevski”.
Ismail Golaj says
Po ta shikonim të gjithë shqiptarët veten si ti, dmth po të vetidentifikoheshim si shqiptar brenda kufijve që të tjerët na i kanë vendosur ashtu është, ke 100% të drejtë por … fatmirësisht për shqiptarët e vërtetë s`ka kufij administrativ as shpirtëror. Ka vetëm shqiptar dhe interesa të përbashkëta. Mjerë “pena” kush e paska kap në dorë.
Nikolla Hanxhari says
Jam plotesisht dakort me shkrimin e z.Bytyci;Albin Kurti eshte nje revolucionar i tipit marksist(50%)dhe Ceguivarist(50%).Ky tip eshte e djeshmja e shqiptareve anembane dhe,te mbrosh kete personazh grotesk,eshte njesoj si te thuash”Enver Hoxha ka qene nje demokrat!!!”Mos u genjeni sic u genjyem me te…