
Me ftesë të shoqatës shqiptaro-amerikane në Missouri të SHBA-së, më datë 1 dhe 2 qershor, Sekretari i Parë në Misioni Konsullor të RKS-së, në Iowa/SHBA, z. Fatmir Rrahmanaj, vizitoi komunitetin shqiptar dhe gjithashtu kryesinë e kësaj shoqate.
Qëllimi i vizitës ishte që fillimisht të takohej me komunitetin në këtë zonë, meqenëse deri me tani nuk kishte pasur ndonjë vizitë nga përfaqësuesit e institucioneve të shtetit të Kosoves si dhe adresimi i të gjithë nismave të marra nga republika e Kosovës.
Fillimisht z. Rrahmanaj, u bëri thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, që përmes platformes e-Diaspora, të bëjnë regjistrimin e tyre dhe të familjarëve deri në fund të muajit gusht 2024, kjo në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Po ashtu komuniteti u njoftua nga afër me aktivitetet e misionit konsullor, si dhe sherbimet të cilat mund ti marrin në zyrën konsullore të Iowa-s.
Festa e Abetares në Missouri
Ndërsa të nesermen më datë 2 qershor 2024, me rastin e festës së Abetares si dhe festës së Lakrorit, z. Rrahmanaj, mori pjesë në këto aktivitete kulturore të cilat ishin organizuar nga shoqata Iliria. Hapjen e aktiviteve e bëri Kryetari i Shoqates z. Besian Gjika, ndërsa më pas nxënësit e shkollës shqipe recituan vjersha të ndryshme, kënduan dhe shfaqën pjesë teatrale të organizuara nga mësuesit e tyre. Pas aktivitetit të nxënësve, pjesëmarresit u sherbyen me pije dhe ushqime tradicionale të cilat ishin përgatitur me shumë kujdes nga nënat shqiptare.
Në fjalimin e tij para pjesëmarresve, z. Rrahmanaj tha:
Të dashur fëmijë,
Të nderuar prinder,
Të gjithë ju pjesëmarrës,
Kam kënaqesinë time që sot jam me ju, dhe para jush me rastin e festës së Abetarës këtu në Missuri të SHBA-se.
Për të gjithë në,festa e Abetares është ngjarje e veçantë, por me e veçant është për të gjithë fëmijët e klasave të para.
Procesi i të mesuarit fillon me hapa shumë të vegjel, me nga një shkronjë në ditë, fëmijet tanë synonjn dhe do të arrini qëllimin jetesor, atë të edukimit dhe shkollimit universitar dhe pas univeristar.
Me këtë, ju të dashur femijë, po hyni në universin e madh të dijës, në botën e madhe të librit e shkencës. Shumë nga ju neser do jeni mësues, mjek, jurist, economist, inxhinier dhe shkenctare të fushave të ndryshme.
Për të gjithë ne Abetarja është një libër i shenjtë, dhe si e tille u ka rezistuar sfidave nga me të ndryshmet, dhe është pikërisht kjo që na bashkon e na bënë krenarë, jo vetem në trojet tona por edhe tej oqenait, edhe ketu në Shtetet e Bashkuara të Amerikes.
Abetarja jonë ka 36 shkronja të arta, me të cilat u rriten, u edukuan shumë breza. Mësimi i gjuhes shqipe sot në mërgatë, gjuhës sonë të shenjtë, përkunder ndikimit të globalizmit, deshmon se është patriotizem.
Ndërsa kombin e mbajnëdhe ruajn patriotët, sot të gjithë ju këtu, jeni patriotë, sepse jo vetem që nuk e harroni gjuhën, por e ruani atë me fanatizem.
Fëmijët nuk janë vetem e ardhmja e popullit shqiptar, ata janë edhe e tashmje, sepse se bashku me Abetaren po na bashkoni në cdo cep të botes. Andaj, “Abetarja jonë është një udhrrefyes dhe një shembull i mirë edhe për ndërtimin e shtetit dhe rritjen e dashurisë ndaj trojeve tona.
Urime të gjithë nxënësve Festa e Abetares! Shkëlqefshi gjithmonë në mësime dhe në jetë!
Urime edhe Ju prindër të nderuar dhe faleminderit shumë për bashkëpunimin tuaj!