Në studion e TV “Alba Life” pranë CTV kishim të ftuar Dr. Pashko Camaj i cili është histori suksesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dr.Pashko Camaj është Sekretar i Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, ekspert i shëndetit publik në New York dhe autori i librit më të ri, një liber që është mirëpritur ngrohtë nga publiku shqiptar dhe amerikan. Libri titullohet “Porosia e Kulles”në shqip dhe në anglisht “Ëndërrime në bagazhin e një veture amerikane”. Së shpejti do të transmetojmë intervistën në kanalin televiziv 27 në paketën digitale TV ALB.
Libri është botuar nga shtëpia botuese prestigjioze “Onufri” me botues z.Bujar Hudhri. Shqipërimi nga anglishtja në shqip është bërë nga z. Nikollë Camaj Nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi.
Shumë urime Dr. Pashko Camaj!