Nga Keze Kozeta Zylo/
Çertifikatë Përkujtimore për 16 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga Senati i Nju Jork-ut
“Populli i Kosovës ka treguar qëndrueshmëri dhe vendosmëri të jashtëzakonshme”, tha senatorja e shtetit të Nju Jorkut, Jessica Scarcella-Spanton.
Qindra shqiptarë dhe amerikanë u mblodhën së bashku në Senatin e Shtetit të Nju Jorkut për të kremtuar 16 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Dita e hënë e 12 shkurtit ka qenë një ditë e jashtëzakonshme, nga më mbresëlënëset për pjesëmarrësit shqiptarë dhe natyrisht për të gjithë popullin shqiptar në Albany në kryeqytetin e Nju Jorkut.
Organi legjislativ i shtetit të Nju Jorkut vendosi që të ndalojë diskutimet e tij të rendit të ditës për të përkujtuar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke festuar të kaluarën e saj, duke pranuar të tashmen e saj dhe duke pritur me optimizëm të ardhmen e saj.
Në këtë ceremoni të jashtëzakonshme ishin të ftuar dhe Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre nxënësit e fidanishtes së parë të shkollave shqipe në Staten Island të drejtuar nga z. Qemal Zylo shoqëruar nga mësueset Entela Muda dhe Dr. Valbona Zylo Watkins në bashkëpunim me asistenten Aida Hajri dhe prindërit. Ndonëse ishte ditë mësimi të gjithë kishin marre leje për këtë ditë historike dhe së bashku u nisëm me makinat tejet komode të sponsorizuar nga z. Naser Nika veprimtar i dalluar nismëtar dhe bashkëpunëtor në organizimin e kësaj dite të madhe historike për Kosovën.
Ceremonia e organizmit në Parlamentin e Nju Jorkut ishte madhështore, emocionuese, krenari. Vetë ndërtesa selia e qeverisë së shtetit të Nju Jorkut, ndodhet në Albany, kryeqyteti i shtetit amerikan të Nju Jorkut e cila u përfundua në 1899. Ecnim me nxënësit dhe kënaqeshim me këtë ndërtesë gjigante prej graniti qe është në fakt një shumëllojshmëri stilesh arti, punime magjepsëse, duke përfshirë rilindjen romane dhe franceze që i duhej 32 vjet (1867-1899) me pesë arkitektë për t’u përfunduar.
Ceremonia u moderua nga dy shqiptarë plot kulturë dhe profesionalizëm të cilët janë Vanesa Limani shefe e kabinetit të senatores Jessica dhe Fitim Shabani shef i kabinetit të Ansambleistit Charles D. Fall.
Zonja Limani në prezantimin e saj tha: “Ndërsa qendroj para jush këtu sot, si një vajzë që vjen nga Prishtina, jam e mbushur plot me krenari dhe nder që jam pjesë e kësaj dite. Rruga drejt Pavarësisë nuk ka qenë e lehtë, por shpirti i palëkundur dhe rezistenca e popullit kosovar kanë triumfuar. Sot, ne jo vetëm i kujtojmë ata që sakrifikuan për ne, por gjithashtu riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj parimeve të lirisë dhe drejtësisë. Dua të shpreh mirënjohjen time për Senatoren e shtetit Jessica Scarcella-Spanton dhe Asambleistin e shtetit Charles D. Fall për gjithçka që bëjnë për komunitetin shqiptar dhe për manifestimin e 16-të vjetorit te pavarësisë së Kosovës. Le të festojmë ketë arritje me krenari, duke e ditur se rruga drejt Pavarësisë është vetëm fillimi i një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe popullin e saj.”
Këtë ditë historike e bekoi Imam Tahir Kukaj i cili është zgjedhur si përfaqësuesi kryesor i detyrave islame në policinë e Nju Jork-ut.
Imam Tahir Kukaj e hapi ceremoninë me një lutje paqeje për gjithë shqiptarët dhe popujt në botë. U intepretuan hymnet kombëtare të Amerikës dhe të shtetit të Kosovës. Zonja Limani prezantoi senatoren e shtetit të Nju Jorkut, Jessica Scarcella-Spanton e cila në fjalën e saj tha se: “Populli i Kosovës ka treguar qëndrueshmëri dhe vendosmëri të jashtëzakonshme”.
Z.Shabani prezantoi Ansambleistin z. Charles D. Fall i cili është ndihmës udhëheqësi i shumicës në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut. Ai përfaqëson me krenari Distriktin e Asamblesë së 61-të të Nju Jorkut që mbulon Bregun Verior të Staten Island, Lower Manhattan dhe pjesë në Brooklyn. Ai ndihej krenar që do të nënshkruante rezolutën për festimin e 16-të Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ambasadori Blerim Reka, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York përshëndeti dhe falënderoi në emër të shtetit shqiptar Senatin e shtetit të Nju Jorkut për mbështetjen që i bën Kosovës, popullin amerikan që kanë ndikuar fuqimisht në Pavarësinë e saj.
Në këtë ceremoni përshëndeti gjeneral Gani Shehu komandant i Batalionit “Atlantiku”.
Ish Ansambleistit i shtetit të Nju Jorkut z. Mark Gjonaj “Nderi I Kombit” shprehu mirënjohjen për kolegët e tij të cmuar për mbështetjen që i bëjnë Kosovës dhe tha se do të vazhdojmë për të punuar më shumë për të ardhmen e ndritur të saj.
Në këtë ceremoni ishte i ftuar nga Tirana Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Mondi dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës z. Ferat Shala.
Të ftuar nga Kosova të cilët përshendetën plot mirënjohje ishin Kryetari i Mitrovicës: Bedri Hamza i Skënderajt Fadil Nura, i Deçanit Bashkim Ramosaj, i Malishevës Ekrem Kastrati, i Klinës Zenun Elezaj, i Istogut Ilir Ferati.
Në këtë ceremoni u mbajt një minutë heshtje për Heroin e Kosovës Afrim Bunjaku i cili u vra nga forcat paramilitare serbe në Veriun e Kosovës.
Z. Fitim Shabani prezantoi Albanian American Law Enforcment Association me kryetar z. Elton Shametaj themelues dhe kryetar i saj.
Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” intepretuan vallen e Pavarësisë së Kosovës, të Tiranës përgatitur nën kujdesin e mësuese E.Muda si dhe nxënësja e talentuar Laura Leka interpretoi poezinë e shkruar nga shkrimtarja K.Z.
Grupi i valleve “Rozafati” nën drejtimin e koreografes Angjelina Nika interpretuan valle të bukura shqiptare.
Mbyllja e ceremonisë u bë me një lutje nga Imam Tahir Kukaj.
Parlamenti dhe Senati i shtetit të Nju Jorkut për miratimin e rezolutës
Mbas ceremonise të gjithë pjesëmarrësit morën pjesë në sezionin e mbledhjes në sallën madhështore te Ansamblesë së shtetit të Nju Jorkut ku u miratua rezoluta për përkujtimin e 16- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kryetari i Parlamentit ngriti në këmbë parlamentarët dhe gjithë shqiptarët për të nderuar këtë ditë të madhe për Kosovën. Emocione dhe lot pashë nga sytë tanë për mbështetjen që na bën Amerika e vendit më demokratik në botë, ndërsa lart nga ballkoni i Parlamentit shikoja nxënësit tanë që përshëndetnin dhe na bënin krenar se si ata edukohen, marrin si shembuj kaq pozitivë për të punuar fort në të ardhmen për Amerikën dhe Kombin shqiptar. Pas Parlamentit morëm pjesë në mbledhjen e Senatit të shtetit të Nju Jorkut për t’i vënë vulën kësaj rezolute, rezolutës për njohjen e 16- të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në zyrën e Ansambleistit të shtetit të Nju Jork-ut z. Charles Fall
Me shumë respekt dhe mirënjohje u mirëpritëm nga z.Charles Fall, deputeti i parë musliman dhe afrikano-amerikan i Asamblesë i zgjedhur nga Staten Island. Z. Fall vlerësoi për punën atdhetare disa veprimtarë duke ju dhënë rezolutën me firmën e tij në shenjë mirënjohje Dr. Bari dhe Ilka Ceka doktor i 27 mijë pacientëve në New York, z. Qemal Zylo themelues dhe Drejtues i TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life” i cili mban titullin e lartë “Kalorës I Urdhrit të Flamurit”, veprimtarit Naser Nika në emër te shoqatës shqiptare- amerikane Staten Island-NY si dhe biznesmenit të mirënjohur Nik.
Ansambleisti Charles Fall bëri disa fotografit me nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në zyrën e tij duke iu kushtuar një vemendje të posacme dhe duke i frymëzuar që një ditë të jenë parlmentarë dhe më shumë.
Rezoluta e Senatit nr. 1689
Në përkujtim: 16-vjetorin e Kosovës
Pavarësia
NDËRSA, Dita e Pavarësisë së Kosovës është festë kombëtare çdo vit çdo 17 shkurt, në përkujtim të deklaratës së Pavarësisë së kombit ballkanik në 2008; dhe
NDËRSA, Kosova, si vendi i dytë më i ri në juglindje të Evropes, më 17 shkurt 2008, bëri një deklaratë të Pavarësisë nga Serbia pas një lufte vdekjeprurëse e cila zgjati nga 5 mars 1998 deri në qershor, 11, 1999; dhe
NDËRSA, konflikti u ndal pas Atlantikut të Veriut, ndërhyrjes së forcave të NATO-s me sulme ajrore në mars 1999. Forcat jugosllave pastaj u tërhoqën nga Kosova; dhe
NDËRSA, Republika e Kosovës, e cila e ka marrë emrin nga “fusha e zogjve të zi”, një ish krahinë në Serbi, kryesisht përshkruhet si një territor etnik shqiptar; dhe
NDËRSA, Kosova e sotme e ka origjinën në Dardani, duke u formuar si një shtet i pavarur i njohur si Mbretëria e Dardanisë (shek. IV B.C.); dhe
NDËRSA, që nga pavarësia e saj, qytetarët e Kosovës me të drejtë janë krenarë të progresit që ka bërë Kosova në promovimin dhe avancimin e demokracisë, vlerat dhe forcimin e institucioneve për të ofruar qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësive ekonomike për të gjithë kosovarët; dhe
NDËRSA, deri më sot, partneriteti i qëndrueshëm midis Amerikës dhe Kosovës i ka rrënjët në mirëkuptimin reciprok, vlerat dhe miqësia mes vendeve tona; normalizimi i marrëdhënieve me
Serbinë, e përqendruar në njohjen e ndërsjellë eventuale, mbetet thelbësore për paqe dhe prosperitet në këtë rajon të botës; dhe
NDËRSA, Marrëveshja e propozuar në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja do ta çojë Kosovën drejt një stabiliteti më të madh rajonal dhe evropian dhe integrimet euroatlantike; dhe
NDËRSA, është kënaqësi e jashtëzakonshme që ky Organ Legjislativ njeh dhe përgëzon popullin e Kosovës, mikun tonë, partner, dhe aleat, në këtë ditë të rëndësishme të Pavarësisë, duke i njohur arritjet e tyre dhe mbështetjen e përpjekjeve të tyre në të ardhmen; tani pra,
Vendosi: që ky Organ Legjislativ të ndalojë diskutimet në punët e tij dhe të
përkujtojë 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke festuar të kaluarën e saj, duke pranuar të tashmen e saj dhe duke parë përpara me optimizëm për të ardhmen e saj.
Autorja e shkrimit është shkrimtare, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit si dhe ka marre titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti I Republikes se Shqiperise.
12 shkurt, 2024
Albany, New York