Ne Foto: Bizanti – Koha e Justinianit të I-rë: Iliret me qeleshe/
Nga Fahri Xharra/
Përpjekja e palodhshme e qarqeve te ndryshme për njollosjen e figurave tona kombëtare është e qëllimshme dhe ajo bëhet për një qellim të vetëm i cili krijon një proces zinxhiror që në fund e ka për detyrë shkombetarizimin tonë! Kjo bëhet me qëllim që shqiptarët tëhumbin mbamendesinë kolektive dhe te humbin rrjedhen normale të origjinës së tyre. Qëllim i fundit është që të krijohet një popullatë amorfe që nuk di dhe nuk ka asgjë të perbashkët me qyteterimin Evropian. Me këte , ne humbim gjithcka, më e rëndesishme e humbim ndjenjën për tokën tonë (Liridon Disha)
“Pas Betejës së Kosovës (1389) ,serbët e këtuhit u shpërndanë. Një numër i madh i tyre përfunduan në Shqipëri ku filloi vala e madhe e islamizimit të tyre. Të bijtë dhe nipërit e atyre serbëve të cilët kishin luftuar në Kosovë gjithëmonë e paskan pas ruajtur kujtimin e tyre për gjyshërit e dikurshëm- spjegon historiani Gjuretiq duke shtuar se mbi 80% të shiptarëve të sotëm ,nga burimet relevante historike, janë me origjinë serbe, dhe janë po ata serbë të islamizuar pas Betejës së Kosovës.”Por islamizimi më i madh i serbëve,sipas burimeve të tyre ,qenka rritur shumë në shek.XVII dhe në fillim të shek.XVIII-të se pse si arnautashë ata paskan pas më shumë të drejta ose sipas burimeve tjera shumë serb e paskan pas pranuar islamizimin si një domosdoshmëri të dreqit duke pritur gjithmonë që një ditë do të kthehen në rrjedhën e të parëve të tyre. Shumë gjenerata të para të kovertuara në islam e paskan pas ruajtur gjuhën e tyre dhe festat e tyre fetare. . ( (Shenime serbe)
Por për çudi ata arnautashët nuk e paskan pas ndier vehtën as si turqë e as si shqiptarë ; por ato sot nuk po e ndiejkan vehtën më as si Serbë. Deri në fundin e shekullit 19-të arnautashë të shumtë i mbanin mbiemrat etyre të vjetër Në Drenicë paskan pas qenë Dokiqt,Veliqt,Marushiqt, Zoniqt,Raçiqt ,Geciqt, të cilët shifë që ishin me origjinë serbe. Situatë e njejtë ishte edhe në Pejë dhe rrethinën e saj ku jetonin shumë serbë të islamizuar dhe albanizuar: Stepanoviqt,Bojkoviqt, Dekiqt,Lekiqt ,Stojkoviqt etj. (Knjiga o Kosovu, Dimitrije Bogdanoviq1985),
Dhe ja ,një gjë është e vërtetë se serbët atë që e shkruajnë edhe e jetësojnë ; e duan vetën Ata, nga një grup ardhacakësh të pa origjinë e krijuan shtetin e tye. E krijuan kombin e tyre ,e rritën.Dhe po e rrisin vazhdimisht , me ne.
”Në Fier u çel zyra e komunitetit serb. Në këtë ceremoni, veç përfaqësuesve të shoqatës së komunitetit “Jedinstvo”, merrnin pjesë përfaqësuesi i Ministrisë së Diasporës si dhe ambasadori i Serbisë në Shqipëri, Miroljub Zariq. Po ,po, mu në Fier , në Shqipëri. Me pas ambasadori dhe përfaqësuesi i Ministrisë Serbe të Diasporës vizituan pjesëtarët e komunitetit ” serb” ne fshatin Rreth-Libofshë të Fierit. Kryetari i shoqatës serbe “Jedinstvo”, Eqerem Duleviq, ka deklaruar se në këtë qark numërohen 2 500 ( nuk është e vërtetë , ata janë vetëm 450 veta fxh) anëtarë të këtij komuniteti.” ( agjensitë e lajmeve)
”Jemi në zemër të kohës së paradokseve i nderuar,mos të na duket çudi ende nuk është thënë më e madhja,prandaj le të gëzohemi për momentin (Bujar Koçi) ” Athua çka na pret , çka është ajo më e madhja që ende nuk na është thënë ?
Është shqetesues se si mbijnë këto shoqata sllavësh ne Trupin e Shqiperisë(Dalip Greca).
Sot shoqate e nesër pakica e pas nesër autonomi . Sot shoqata të të ardhurish , e nesër serb autokton: ” Serbia deri në Tokio” thoshte kryekrimineli Sheshelj..
”Serbët”( shqiptarët e sanxhaut fxh) e Libofshës së Fierit , erdhen në vitet 1924 pas krimeve serbe që bëhëshin mbi ta në Sanxhakun e Novi Pazarit. Të gjallët e mbetur i kishin hypur në anije për t`i dërguar diku në Anadoll ,por edhe deshtën t`i mbysin duke fundosur anijen. Falë ndihmës së Mbretit Zogu ata u shpëtuan dhe iu bë e mundur të vijnë në Shqipëri. Iu dhanë dokumenta shqiptare dhe toka dhe jetë … por tani gjërat ndërruan dhe bijtë e tyre e shohin vetën si serb . U bë ,po pse në Shqipëri, pse jo në Turqi ku janë me qindra mijëra shqiptarë të atij Sanxhaku? Thjesht aty nuk guxojnë. Diçka po zihet. Po Shqipëria , tani lodër e lodrave të kurdisura.
Këtu janë rrëmoqët që e lejuan këtë paqavër të rastit e me pasoja shumë të rënda.
Pra të vërtetën shikoni në këtë video.
Dhe loja me ne vazhdon.
Por dëshira e Serbëve për ta futur në grusht Shqipërinë nuk njef kohë, as metodë e as rrethana .Të vazhdojmë: ” Banorët me prejardhje sllave në Shqipëri” , ishte tema e një simpoziumi ndërkomëtarë që ishte mbajtur në Cetinë ( Mali i Zi , në vitin 1990) (“Становништво словенског поријекла у Албанији” – Зборник радова са међународног научног скупа одржаног на Цетињу 21, 22. и 23. јуна 1990. године)
Çka u tha në atë simpozium? ,të shofim se serbët nuk flasin kot ,ate që e shkruajnë edhe e bëjnë , e ne historikisht kemi qenë kontribuusit më të mëdhenj në realizimin e planeve të tyre. Heshtje në vetdijën tonë, por bumbullimë e vetëtimë në planet serbe.
” Për gjurmët e popullatës më të vjetër sllave në territorin e Shqipërsisë së sotme deri më tani shënimet më të thukta na i ka shkruar slavisti rus Atanasije Selishqev në librin e tij:
“Славянское население в Албании” (Софија, 1931) ( Vendbanimet sllave ne Shqipëri).
Duke i analizuar (Profesori Radmilo Marojeviq )slavizmat në gjuhën shqipe dhe në dialektet e saj në perspektivën e të gjitha e të folmeve sllave si dhe huazimeve sllave në gjuhet balkanike jo sllave na e jep mundësinë e formimit të një rekonstruimi të vërtetë të një ”pejsazhi” etnik dhe gjuhësor sllav të kohës së hershme të sllavëve në Ballkan.” . Gjuhëtar ,ku jeni ? Gjuhëtar ,mos rri po duku gjuhëtar.!
Këngëtari i njuhur Dervish Shaqa këndonte: “ E kem pas` fatin e zi , qysh se na erdh dreqi kojshi” – ai ,që moti na e kishte tërhjekur vërejtje. Po na sot , ku jemi? E dini Hipotezën e “Gravacit_ Brataniqit “mbi gjuhën shqipe?
Një brengë të madhe që e kam pasur gjithëmonë që të shprehi mëndimin tim për shqiptarët ortodoks të Vrrakës ( t`ahtuquajturit nga ne : shkijet e Vrrakës).Duke bërë krahasime , ngjasime, kryqëzim mendimesh; lexim të literatyrës serbe e cila dihet që është përvetësuese; analogji me shqiptarët ortodoks të Gjakovës dhe lidhjet e tyre farefisnore me ata të Vrrakës; pastaj qëndrimi shumë i menqur dhe shumë largëpamës i Mbretit Zogu ndaj vrrakasve ne kohën e tij të sjellin një përfundim se ata ishin asgjë më pak se shqiptarë ortodoks.Një”grumbullim “i tyre në fshatrat përgjatë Lumit Vrakë në veri të Shkodrës është i ngjyrave të ndryshme të ardhjes ; përveq ortodoksëve të vendit të nëçmuar dhe të vequar nga rrethi aty kanë gjetur strehim edhe ardhacakët tjerë shqipëtar nga tokat e shqiptarëve në Mal të Zi ,të detyruar nga motivet e ndryshme e më së shpeshti nga gjakmarrja. Kësaj rradhe nuk dua të spjegoj , si dhe pse ata u bënë shumë agresiv dhe të mashtruar nga sllavët fqinj ishin shpesh edhe vrasësit tonë. E njejta gjë vlenë edhe për shqiptarët ortodoks të Kosovës ( apo si i kemi quajtur ne me përbuzje :shkije) të cilët në luftën e fundit të Kosovës kishin dalur nga rrethi i tyre normal duke iu bashkangjitur serbëve në krime. Shikoni , shkrimi nuk ka lidhje me dhimbsuri është thjesht historik dhe kundëvenje propaganës serbe të përvehtësimit.
Në simpoziumin e përmendur më lartë ishte edhe tema : Prejardhje e Vrrakasve të sotit (Poreklo savremenih Vračana). “Pjesa e Vrrakës ,në veri të Shkodrës gjat shekullit 19 përbehej nga fshatrat :, Raš, Kule, Stari ili Vezirov Borič, Mladi ili Muhtarov Borič Kotrobudan, Gril i Omara sa zaseocima Turajlija i Begove ili Kranjske kuće. ( me qëllim mbeta në emrat ashtu si i kan shkruar në simpozium), në të cilat ka jetuar kryesisht popullata sllave e fesë ortodokse ( ???fxh) gjendet në krahinën e Koplikut mbi të cilën kishin mbretëruar Dukagjinajt. Nëpër Vrrakë kalonte rruga qëe lidhte mbrendinë me Detin Adriatik.. Qendra e Vrrakës në fund shekullin 19 dhe fiilimi e të 20-it ,qendra e saj ishte në fshatin Boriq me seli të xhandarmërisë ,me kishë dhe shkollë. (Zapisi, maj 1939, 304-305,; T. Trpić, “Nikola Musulin”, “Bratstvo”, XIV.4. F. M. Protić, nav. rad 5; I. S. Jastrebov, “Podaci za istoriju srpske crkve”, Beograd 1879, 180-181, 304-308.)
“ Vrrakasit gjatë shek.19 i takonin Parohisë së Shkodrës të metropolisë së Rashkës dhe Prizrenit e cila i përfshinte të gjithë serbët (? Fxh) në tokat e sotme të Shqipërisë dhe nën juridikcionin e Kishës Pravosllave Serbe”. Pastaj vazhdohet:” Në vitin 1856 u themelua Kosulata Ruse në Shkodër e cila i mbronte interesat e popullatës serbe në Vilajetin e Shkodrës ( Sa zemërgjerë Perandoria Osmane e kohës!)
Serbët me dhëmbje ankohen për kohën e sundimit të Mbretit Zog Ata në fillim u këndellën ekonomikisht dhe lirisht i kryenin dhe i çfaqnin ndjenjat e tyre fetare . Fëmijt shkonin në shkollë dhe nësimin e vazhdonin në gjuhën e tyre amtare(?) serbe.
“Por kur Zogu ,rreth vit 1928 e pa vehten të fortë në sundimin e tij , atëherë goditja e pare i qëlloi Vrraksit. Në mënyrë ultimative u që meshadhe të gjitha shërbimet fetare si gjatë festave shpirtrore ,pagëzimi i fëmijve ,kurorëzimet e martesave dhe ceremonitë e varrimit të kryhen në gjuhën Shqipe si dhe marrja e kalendarit Gregorian si të gjithe ortodokët tjerë që kisha Autoqefale Shqoptare e kishte pranuar.Në shkollën fillore të Vrrakës u fut gjuha shqipe.Prifti ortodoks Velisha Popoviqi ( nga Mali i Zi) u largua dhe erdhi udhëheqësi shpirtëror shqiptar” përfundon së ankimuari simpoziumi i përmendur.
Pra , ku jemi sot , serbëve nuk iu duhet shumë se me tolerimin tonë e mbi ne : “Serbia do Tokia” / 29.01.13 , Gjakovë
Odin says
Vetem nje korrigjim te vogel: Serbet e Libofshes se Fierit jane ne fakt me shume gjasa boshnjake, me mire te themi serb musliman, muslimanizmi i tyre eshte i dyshimte per mua se nuk e di nese ashtu kane ardhur apo ashtu jane bere me qendrimin aty. Nese do kishin ardhur orthodokse atehere do kishin mbetur te tille, Fieri eshte me shumice orthodokse per nga feja, keshtu qe per martuar do gjenin plot. Prandaj, perfundimisht ata kane ardhur musliman.
Une dyshoj nese jane serb musliman, apo shqiptare te ardhur nga Sanxhaku i Nishit apo Tregut te Ri, kjo sepse sipas tregimeve te zonave te jugut por edhe fakteve historike, ata erdhen ne shoqerimin e arratisjes se mbretit serb me fillimin e luftes se pare boterore, ata mbeten aty sepse ishte e pamundur ne mejete kalimi i te gjitheve per ne Itali, ku iku dhe mbreti serb.