Agjensia shtetrore serbe Tanjug mashtron: Autobuzi i kombëtares është qëlluar me gurë dhe jane thyer xhamat!/
Presidenti i Federates Serbe e nis Konferencen e Shtpit me provokim, ai zmadhoi incidentin me guralecet e hedhur ndaj autobuzit ne Tirane, edhe pse policia shmangu gjithcka. Serbet duan tension dhe kete e tregoi konferenca e shtypit, deklarata e papergjgjshme dhe shmangia e pergjigjeve per pyetjet esenciale et gazetareve shqiptare.
Ne fakt ketij provokimi i parapriu nje mashtrim i servirur nga Agjensia e Lajmeve Tanjug, e cila vazhdon traditen e kohes se shkuar. Agjencia ‘Tanjug’ serbe raportoi se autobusi me lojtarët serb është sulmuar me gurë në rrugën Rinas – Tiranë. Sipas saj, xhamat e autobust janë thyer ndërsa lojtarët fatmirësisht nuk janë prekur.
‘Tanjug’ nuk i referohet asnjë burimi, dhe e shoqëron lajmin pa fotografi, ndërsa thekson se ngjarja ka ndodhur pikërisht të vetmen natë që ekipi serb do të flejë në Shqipëri.
Ndërkohë, autobusi me ekipin serb është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie. Pamjet e para që vinë nga rruga e Durrësit tregojnë mjetin e paprekur dhe dhjetëra makina e motorë policie. Qytetarë të shumtë kanë ndaluar në rrugë për të parë ‘parakalimin’, ndërsa autobusi është i paprekur.
Nga ana tjetër, policia e Tiranës ka mohuar kategorikisht çdo lloj incidenti. Ky është një mashtrim serb për të tensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve e për të justifikuar mosardhjen e kryeministrit serb Vuçiç në ndeshje.