Nga Albano Kolonjari.
Me date 17 Prill, Shqiperia e perfaqesuar nga Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka, tekniku De Biasi, kapiteni Cana edhe avokatet mbrojtes te ceshtjes “Serbia” do te zbresin ne Gjykaten e Arbitrazhit Sportive CAS, ne Lousanne te Zvrices per te kerkuar drejtesi per takimin shume te perfolur Serbi-Shqiperi . Komisioni i Disiplines prane UEFA-s pas ketij takimi vendosi qe Shqiperia ta humbase takimin 3-0 ne tavoline, duke deklaruar se: “skuadra shqiptare nuk pranoi te vazhdonte lojen”. Ne te njejten kohe Komisioni i Disiplines prane UEFA-s i hoqi tre pike skuadres Serbe duke patur parasysh dhunen qe shpertheu ne stadium gjate ketej takimi. Federata Shqiptare e Futbollit nuk ishte dakort me vendim dhe e apeloi ceshtje, prane Komisionit te Apelit ne UEFA. Por ky Komision la ne fuqi vendimin e shkalles se pare. Te bindur ne drejtesine e tyre FSHF ju drejtua CAS, Gjykata me e larte sportive.
Tekniku Gianni De Biasi beri te ditur dje ne faqen e tij ne Facebook se :”Po shkoj ne Lausanne per tu pregatitur takimin e dites se premte”. I pyetur nga Sky Sport rreth ketij takimi De Biasi pergjigjet:”Nuk kishim asnje tifoz ne stadium. Ishim vetem tifozet serbe. Ishte nje situate ekstreme qe nuk plotesonte kushtet per te luajtur futboll dhe nje ndeshje te sigurte. Policia nuk nderhyri. Disa lojtare serbe na ndihmuan per te hyre ne dhomat e zhveshjes. Delegati i UEFA-s erdhi per te veifikuar situaten. Pa lojtaret e goditur , ndonje me hunde te gjakosur dhe te tjeret me goditje te tjera. Ne kete pike ne i komunikuam delegatit se ishte e veshtire per te luajtur”. Por cfare prêt De Biasi ne CAS? “Pres drejtesi ndaj ne federate te vogel sic eshte ajo e Shqiperise, ndaj nje Serbie qe eshte sigurisht me e madhe ne te gjitha aspektet. Une mund te them se imazhet ne fushen e lojes folen shume. Shpresojme qe dikush ti vleresoje keto fakte. Ne jemi e vetmja skuader ne grup qe nuk jemi mundur ende. Ne kemi dy fitore nje barazim dhe nje humbje ne tavoline 3-0 qe na rendon shume, dhe pershkak te kesaj humbje ndodhemi ne vendin e trete. Te gjithe lojtaret duan te kurorezojne nje ender per te marre pjese ne finalet e nje kompeticioni Europian, dhe kjo eshte nje gje vertet e madhe per te gjithe ne”.
FSHF, shpreson:”Rusia nje rast analog”.
Federata Shqiptare e Futbollit shpreson se CAS do te vendose drejtesi dhe ekipi yne Kombetar do te mare tre piket qe i takojne ne base te rregullave te futbollit. Ne nje deklarate per mediat FSHF u shpres se:” Komisioni i Etikes dhe Disiplines, i jep ne tavoline Rusise 3 pike, ne lidhje me ndeshjen Mali i Zi- Rusi duke denuar keshtu me humbje 0-3 Malin e Zi. FSHF mendon se ky vendim eshte tejet i drejte : Ne perputhje me standardet dhe rregullat e UEFA-s. Duke marre shkas nga ky vendim FSHF thekson qe ne rastin e ndeshjes Serbi-Shqiperi Komisioni i Etikes dhe Disiplines nuk aplikoi te njejtin standart gjykimi, sepse dhuna ne stadiumin Partizani te Beogradit ishte me ekstreme dhe e shoqeruar gjithashtu me thirrje raciste. Pamjet e goditjeve te lojtareve tane me karrike dhe sende te forta, fishekzjarret dhe hyrja ne fushe e tifozeve ne prani te 5000 policeve jane nje argument i padiskutueshem qe vendi organizator deshtoi per mbarevajtjen e nje ndeshjeje normale futbolli mbeshtetur ne rregullat e UEFA-s.Duke pritur vendimin e 17 prillit te CAS-it ne kemi shume shprese per nje gjykim te drejte, jo thjesht qe kombetares se Shqiperise i takojne 3 piket, por sepse vendimi ne favor te Shqiperise eshte vendimi ne favor te futbollit”.