Nga Albano Kolonjari
Talenti “lushnjar” Rei Manaj i cili aktualisht luan me Kremonesen ne Ligen e trete Italiane te futbollit, eshte vene ne qender te merkatos. Pas Lacios, duket se Juventus dhe Inter jane ne gjurmet e Rei Manaj, i cili pak jave me pare veshi edhe bluzen kuqezi te perfaqesueses shqiptare U-21. Behet fjale per ta afruar Manaj ne ekipet zinxhir te ketyre klubeve. Duket se me te interesuar ne kete levizje eshte skuadra e Interit. Sipas mediave sportive drejtori sportiv i Kremoneses Stefano Xhiamaroli eshte shprehur se:”Inter po e vezhgon prej disa muaj, por nuk kane munguar edhe klubet e tjera”. Ende nuk dihet nese Manaj do ti thoshte “po” nje oferte te ardhur nga Lacio ku drejtor eshte Igli Tare. Rei Manaj ka lindur ne qytetin e Lushnjes me 24 shkurt te 1997. Gjate ketij sezoni eshte aktivizuar 18 ndeshje me Kremonesen dhe ka shenuar 2 gola. Manaj u aktivizua per here te pare me ekipin U-21 ne takimin me Liteshtenjin, ku shenoi golin e dyte ne kete takim. Ky ishte goli i tij i pare per ngjyrat kuqezi.