Ministri i FSK-së, Haki Demolli pranon letër zyrtare nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Ashton Karter/
PRISHTINË, 2 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/ Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ashtan Carter, përmes një letre drejtuar ministrit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, e njofton atë zyrtarisht me emërimin e kolonelit Jeffrey H. Fisher, atashe të Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë. Njoftimi i Minitrisë së FSK-së bën të ditur se, më tej, në letër, sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Carter, shpreh bindjen se emërimi i kolonelit Jeffrey Fisher, në detyrën e atasheut të Mbrojtës, me përvojën dhe kualitet që ka, do të kontribuojë në interes të dyja vendeve./b.j/