Duke ndjekur rrugën e mëparshme këta sifidantë kanë krijuar vepra mbresëlënëse dhe të mrekullueshme të cilat me siguri edhe këtë vit do të jenë të këtilla. Të “armatosur” me thika,”sopata dhe lopata” të mprehta dhe të veshur si alpinistët për t’u mbrojtur nga të ftohtit, dhe bora ata kanë nisur për të realizuar vepra unike dhe të rralla të cilat fund javën e muajit janar 2014 do ti ekspozojnë për konkurim/
Nga BEQIR SINA, New York/
Breckenridge – Colorado : Në Kolorado të SHBA për dy dekada me radhë do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Skulpturës në Borë . Skulptorët e nga mbarë bota të pasionuar pas këtij arti të bukur natyror do të vihen përsëri në provë për të krijuar një art ndryshe, në kushte ndryshe dhe temperatura ndryshe.
Duke ndjekur rrugën e mëparshme këta sifidantë kanë krijuar vepra mbresëlënëse dhe të mrekullueshme të cilat me siguri edhe këtë vit do të jenë të këtilla. Të “armatosur” me thika,”sopata dhe lopata” të mprehta dhe të veshur si alpinistët për t’u mbrojtur nga të ftohtit, dhe bora ata kanë nisur për të realizuar vepra unike dhe të rralla të cilat fund javën e muajit janar 2014 do ti ekspozojnë për konkurim.
Janari vjen në Kolorado – SHBA, gjithmonë këto vitet e fundit me Festivalin e Skulpturave me Borë. Festivali i 20të “Snow Sculpture 2014″, thuhet se do të mbahet në malet Breckenridge në Colorado, ku punimet më pas kanë për të u vendosura në zonën rreth qendrës atraktive dimërore Riverwalk, e cila ndodhet breg lumit në segmentin e rrugës 150 West Adams Avenue. Skulpturat e konkursit janë të vendosura në Riverwalk Center dhe një pjesë e tyre janë vendosur mbi ” lëndinën” e mbuluar me borë, në veri të Qendrës Riverwalk përtej bregut të lumit Blue Plaza – ngjitur në Main Street . . Ky festival është një kujtim i përhershëm dhe nostaligjik, i cili zbulon artin e bukur të skulpturave në borë. Ajo na kjuton pakëz edhe atë fëmijërinë tonë, përfshirëjen tonë në atë gëzimin për të luajtur me topa bore dhe skalitur Babagjyshin e Vitit të Ri, në oborrin e shtëpisë tonë.
Kurse në lidhje me ekipet pjesëmarrse dhe shumë të dhëna të tjera interesante ju do të njoftoheni shkruan organizatori në faqen e tyre të internetit do ti gjeni në flet-palosjet e qendrës atraktive Qendra Riverwalk . Për më shumë informacion shikoni edhe informacionin vendosur në www.townofbreckenridge.com selinë e kësaj ekspozite e cila zbulon 20 vitet e fundit të kampionatit Ndërkombëtar të Skulpturave në Borë. Por, thuhet në njoftim “Mos harroni të votoni- vota juaj është përcaktuese!”. Votoni për skulpturën tuaj të preferuar në “Choice Vote of People” . Votimi ndodh gjatë gjithë javës së ekspozimit të skulpturave duke filluar nga dita e diel, 27 janar 2014 . 1 dollar donacion merr një votë dhe shkon direkt në mbështetjen kampionatit Ndërkombëtar të Skulpturave në Borë dhe qendrës atraktive dimërore Riverwalk – Kolorado .
Kjo qender spektakolare Qendra Riverwalk, është quajtur Fshati i Akullt. Çdo gdhendje është ndërlikuar dhe është një art më vete, ka janë të skalitura, kështjella, pamje nga qytet, kafshë, statuja dhe figura të tjera gjigande me ngjyra të ndezura dhe kombinuar në disa raste me pak blu. Skulptura përfaqësojnë shumë nga vendet e mbështetësve të kampionatit. Nga që numëri është i madh i vizitorëve të gjithë duhet të zabatojnë me shumë përpikmëri rregullat që ofrojnë organizatorët në qendrën atraktive Qendra Riverwalk . Ata thonë :”Ju lutemi të jeni kur të vini këtu të vetëdijshëm se kjo qendër është një mjedis me shtresë të lartë me dëborë alpine . Vishuni me rroba të ngrohta dhe në mënyrë të përshtatshme me këpucë të larta jo rrëshkitëse .