-Presidenti Thaçi dhe Zonja e Parë e Kosovës u pritën nga çifti presidencial Trump/
NJU JORK, 20 Shtator -Gazeta DIELLI/ Me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në margjina të seancës së radhës të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Zonjën e Parë të shtetit u pritën nga çifti presidencial amerikan, Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump.Presidenti Thaçi pati edhe një takim të shkurtër me Presidentin Trump, thekson njoftimi dërguar sot nga Presidenca e Kosovës.
Kreu i shtetit e ka falënderuar Presidentin Trump për mbështetjen personale për Kosovën.Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor strategjik i Kosovës dhe së përkrahja e saj e fuqishme dhe gjithëpërfshirëse është jetike për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës dhe të rajonit./b.j/