Shpalljen zyrtare të kandidaturës së tij, avokati shqiptar Lumaj e bë ri në një tubim elektoral mes përkrahësve të tij – përbërë nga republikanë të rinj dhe veteran , kryetarët e komisioneve të qytetit , anëtarë të pushtetit qëndrore të shtetit , anëtarë të partisë çaj , media dhe kandidatët e tjerë që edhe ata ata bënë shpalljen zyrtare/
NGA BEQIR SINA, New York/
HARTFORD CONNECTICUT : Në shkallët e Hartford Kapitol – Connecticut, të hënën, në mëngjes më 25 mars 2012, ish kandidati republikan i Senatit amerikan Peter Lumaj – në zgjedhjet brenda partisë së tij, njoftoi se do të kërkojnë postin e Sekretarit të Shtetit në Connecticut për zgjedhjet e 2014 që mbahen në nëntor. Shpalljen zyrtare të kandidaturës së tij, avokati shqiptar Lumaj e bë ri në një tubim elektoral mes përkrahësve të tij – përbërë nga republikanë të rinj dhe veteran , kryetarët e komisioneve të qytetit , anëtarë të pushtetit qëndrore të shtetit , anëtarë të partisë çaj , media dhe kandidatët e tjerë që edhe ata ata bënë shpalljen zyrtare . Kryetari i Republikanëve të Shtetit Connecticut, zoti Jerry Labriola , Jr hapi ceremoninë duke komentuar se sa e vështirë ka qenë për Lumajn në udhëtimet e tij në të gjithë shtetin duke punuar rëndë për t’u takuar me anëtarët e partisë dhe marrë përkrahjen e tyre.Të tre folësit kryesorë në këtë ceremoni ishin – Stephanie Conway , një republikane ri i cili është gazetar i njohur me intervista politike në radion shtetrore, kandidati republikan i Kongresit në rrethin e tretë në 2012, Wayne Winsley dhe konservatori i njohur – gazetari Dan Lovallo .
Të tre u dhan fjalime gjallërues duke folur për rëndësinë jetike të rolit të sekretarit të Shtetit , në gamën e gjërave të mbikëqyrave prej kësaj zyre shtetrore, duke argumentuar se pse Lumaj do të ishte i shkëlqyer në këtë rol, sipas tre oratorve që morën fjalën në promovimin e avokatit Piter Luamj .
Kurse, kandidati Lumaj – foli për rolin tepër të rëndësishëm të Sekretarit të Shtetit dhe u zotua se nëse zgjidhet gjatë keti procesi të vështirë, ai do të luftojë për të rivendosur nderin dhe integritetin në zyrën e shettit të Connecticut. Duke vazhduar në fjalën e tij , Lumaj i është adresuar të pranishëmve duke treguar rastet të ndryshme të mashtrimit të votuesve në Konektikat , duke përfshirë parregullsitë e votimit në 2010 zgjedhjet e Përgjithshme në Bridgeport , Connecticut .
Lumaj pohoi se nëse zgjidhet do të hetojë të gjitha akuzat e mashtrimit zgjedhor në Connecticut dhe se do të mbështesë politikat / e legjislacionit për të kthyer drejtësinë , ndershmërinë , dhe besimin përsëri në sistemin zgjedhor të shtetit të Connecticut -së , ndërsa me zë ka kundërshtuar ato që nuk ka bërë deri tani Sekretari i Shtetit në detyrë .
Lumaj e përshkroi një shembull të rëndësishëm në fjalën e tij atë të shpalljes së votimit të paligjshëm në vitin 2010 – e cila zbuloi se mbi 200 vota të hedhura për kandidatin e atëhershëm nga partia Demokratike , tani Guvernatorit Dan Malloy , të gjithë ” votuesit ” kishin përdorur të njëjtën adresë .
Ai tha se :” Sekretari i Shtetit nga partia Demokratike Denise Merrill , ish- përfaqësues i shtetit në ato zgjedhje, ka refuzuar të hetojë ndonjë nga këto vota të paligjshme . Për të identifikuar këto vota të veçanta si mashtruese dhe për të nisur një hetim të plotë parregullsitë e votimit të 2010 zgjedhjet e përgjithshme, që nese do të hetoheshin do të rrezikonte Partinë Demokratike, për të humbur zyrën e guvernatorit . Shumë besojnë se një hetim dhe rinumërimi i votave të vlefshme mund të venë deri 2.010 vota më shumë për kandidatin republikan Tom Foley dhe shumë besojnë që ai me të vërtetë fitoi “.
Në fjalën e tij të shpalljes, së kandidaturës për një post të lart shtetror në shtetin e tij Connecticut, avokati shqiptaro amerikan Peter Lumaj premtoi popullit të Konektiket se nëse ai zgjidhet , zgjedhjet në këtë shtet “problematik” do të jenë si asnjëherë, “do të jenë transparente, të drejta dhe të ndershëme” tha ai. .
Kandidati për Sekretarin e Shtetit – Connecticut, avokati Peter Lumaj jeton në Fairfield me gruan dhe fëmijët e tij . Ai është një emigrant shqiptar që ka lindur në Shqipëri,, i cili erdhi në Amerikë për t’i shpëtuar tiranisë politike, të regjimit komunistë me tre vëllezërit, duke e “paguar” atë (arratisjen e tre vëllezërve) me një kosto të madhe për familjen që ata kishin për të lënë pas në Shqipëri gjatë sundimit komunist.
Në Amerikë, ai është mjaft i njohur me rëndësinë e së drejtës së votës së lirë dhe të ndershme, për të gjithë qytetarët e vendit, për shkak të përvojës së tij dhe ekspozimit ndaj qeverive komuniste, të cilat nuk kan qenë hapura për demokracinë e sidomos atë të stilit amerikan , ai e kupton mjaft mirë më mirë se kushdo rëndësinë e mbajtjes së një shoqërie të lirë me zgjedhje të lira , të drejta dhe të ndershme, shkruan shtypi lokal pas shpalljes së kandidaturës së zotit Lumaj .
Simbas shtypi vendas theksohet se :” Si kandidat për zyrën Sekretarit të Shtetit Connecticut , Lumaj beson se zgjedhjet e ndershëme janë një çështje që i kapërcejnë partit politike apo përkatësin dhe bindjet politike të çdo qytetari të lirë në këtë vend . Ai argumenton se kjo është një çështje që të gjithë votuesit e Konektikat duhet të jenë thellësisht të shqetësuar rreth asaj që të ketë gjithmonë zgjedhje “që të jenë transparente, të drejta dhe të ndershëme” dhe kërkon të gjithë votuesit që ata të bashkohen me kauzën e tij për t’u kthyer përsëri në ndershmërinë e procesit zgjedhor të shtetit të Connecticut.