Nga Shefqet Kërcelli/
Shtetet e Bashkuara dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nisën një përpjekje të re të mërkurën për t’iu kundërvënë grupit “shteti islamik”, me anë të rrjeteve sociale. Ideja është për të paraqitur zëra të moderuar dhe tolerantë nga i gjithë rajoni, për t’iu kundërvënë ideogjisë së militantëve të grupit ISIS. Projekti në fjalë quhet Qendra Sawab dhe vepron nga Abu Dabi. Qendra publikoi mesazhe në Twitter dhe postoi një video në YouTube, ku thuhet se militantët shtrembërojnë fenë islame për të përhapur urrejtje, frikë dhe intolerancë. Nënsekretari amerikan i Shtetit për Diplomacinë Publike dhe Marrëdhëniet me Publikun, Richard Stengel, i tha televizionit Alhurra se qëllimi është që të përdoret informacioni për të bindur njerëzit që të mos i bashkohen grupit “shteti islamik” dhe për t’i nxjerrë jashtë loje ata që shfrytëzojnë mediat sociale në rekrutimet për ISIS-in. Zoti Stengel tha se një nga idetë e Qendrës Sawab është të përpiqet të frenojë rrjedhën e luftëtarëve të huaj:-“Pra, nëse dikush argumenton se përse duhet të bashkohet me ISIS, atij t’i shpjegohet se miti i asaj që grupi ISIS përpiqet të krijojë është i rremë, se Kalifati nuk është parajsë, se atje nuk ka ujë, nuk ka drita dhe as internet.” Frenimi i rrjedhës së luftëtarëve të huaj drejt Irakut dhe Sirisë është një nga synimet kryesore të vëna nga presidentit amerikan Barak Obama për t’iu kundërvënë shtetit islamik. Përpjekjet e koalicionit përfshijnë edhe një fushatë gati njëvjeçare bombardimesh prej më shumë se 5 mijë sulmesh ajrore si dhe punën për të ndërprerë financimin e militantëve. Si rrjedhojë është arritur përparim në rimarrjen e kontrollit të disa zonave, por fushata deri tani nuk e ka çrrënjosur grupin shteti islamik nga baza e tij kryesore, Raqqa në Siri, apo nga një numër qytetesh të mëdha të Irakut. Zoti Stengel tha se koalicioni, i cili përfshin më shumë se 60 vende, po arrin sukses. Fakti që ata kanë një armik të përbashkët, ka çuar në marrëdhënie më të ngushta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. Por ai përsëriti pikëpamjen e zotit Obama se lufta kundër terrorizmit është “luftë e një brezi të tërë” dhe nuk matet me muaj apo ditë. “Mendoj se nuk është realiste të thuhet se çdo formë terrorizmi do të zhduket apo çdo manifestim i ISIS do të zhduket. Por, si kërcënim i mprehtë, si kërcënim ekzistencial, si kërcënim që zgjerohet, kjo do të frenohet dhe është duke u frenuar,” tha zoti Stengel. Nënsekretari amerikan i Shtetit e pranon se “askush nuk është imun” ndaj kërcënimit që vjen nga shteti islamik, por se situata është e ndryshme për Shtetet e Bashkuara dhe për vendet e Lindjes së Mesme.
Shënim.
Mendoj se dhe shteti shqiptar mund të reflektojë në lidhje me këtë cështje të rëndësishme dhe të bëhet pjesë e kësaj nisme. Muslimanët shqiptarë predikojnë një islam larg dhunës dhe vrasjeve, larg konfilteve dhe hakmarrjes. Ata e kanë treguar veten me urtësinë e tolerancën e spikatur në trevat shqiptare, larg radikalizmit fetar, por dhe në përpjekjet e tyre për paqe e siguri në botë. Mjaft predikues të fesë islame në Durrës, të cilët kam pasur fatin ti takoj, më kanë shprehur të njëjtin mendim. Feja jonë, s’ka të bëjë me dhunën dhe ekstremizmin, thonë ata. Marinari i vjetër shkodran, Bahri Guri, personazh i librave të mi të detarisë dhe një predikues i rregullt i fesë islame më shpjegon se ne jemi ndryshe nga ISIS. S’kemi të bëjmë fare me ta, ne duam paqe, vëllazëri e qetësi. Feja jonë nuk i pranon të tilla veprime. Nuk e kuptoj cfarë përfaqsojnë këta njerëz që bëjnë veprime të tilla. Më duket aventurë sjellja e tyre, thotë marinari i vjetër . Unë kam qenë dhe në Arabi Saudite, pasi djali im është trajnier i një ekipi futbolli atje. Por si ai dhe nipërit e mi predikojmë islamin tonë paqësor, human, vëllazëror. Ky është mesazhi që më dha ky detar fisnik në këto ditë të Muajit të Madhënueshëm të Ramazanit. Ndaj qeveria jonë për cdo nismë që dënon radikalizmin fetar, ka mbështetjen popullore të muslimanëvë shqiptarë në radhë të parë.
Mark Gjonaj says
Mendoj se qeveria amerikane, shtabi perkates i ushtrise ne bashkpunim me drejtuesit e organeve te sigurise kane pergjegjesi per kete arme “bakteriologjike”), karkalecash te infektuar qe te pergaditur per t’ju kundervene, shtabit te Basharit ne Siri, perdoren djallzite arabe sic i kane ushtruar dhe here tjera, deri dhe goditjen ne befasi te plote te Amerikes me 11 shtator 2oo1, duke u dale jashte kontrollit, qe me ndihmen e drejtueseve klerike radikal dhe te mbeturinave te ushtrise se Sadam Husejnit, kane mundur te krijojne kete korpus agresiv qe sot bene krimet me te shemtuara mesjetare dhe ata jane ne forcim e siper. Ma skandalozja eshte se mire nga ata, por ne perse i themi “shteti Islamik”, kur dihet se ka ca kritere per ta emruar(shpallur) ate dhe ne te gjitha mediat gazetaret vazhdojne t’i thone shtet! Mendoj se qeveria amerikane ashtu sic ja u leshoj ne shpine atyre popujve kete kete grumbull “mizash” te ifektuara, me plane te persosura dhe kompetence drejtimi ushtarak(jo me pensionist), duhet t’ua heqe nga qafa kete murtaje, si pjelle e nje politike amerikane dhe nderkombetare eksperimentuese te deshtuar. Nuk dime se cfare emri t’i vene tjeter, vecse deshtim, por per deshtim foli dhe shqiptaro amerikani J. Diogardi te qeverise amerikane ne Ballkan. Une mendoj se si e majta ne pushtet(demokratet) dhe te djathtit(republikane), nese duan te jetojne me krimet dhe genocidin qe behet ne teritoret e dy shteteve, duhet t’i lene sulmet ne kongres dhe ne senat dhe te sulmojne se bashku me plane te detajuara ne frontin e izolimit te plote te grupeve terroriste! Gjithashtu nuk duhet besuar shume disa shteteve arabe perreth kesaje mizerie terroriste, se as nuk jane te bashkuar per t’ju kundervene dhe as te pa lidhur me shume fije me ta dhe kryesisht eshte feja e para me kleriket e saje per kundershtit qe kane(shiajt, sunite)_ e rryma te tjera me fe e pa fe. Musharafi i Pakistanit erdhi disa here ne Shtepine e Bardhe, por fakti tregoi se Bin Ladenin e paska pase fut ne shtrat dhe u deshen disa vjet per ta bere te pademshem! Nuk jam kunder metodave te reja efikase qe mund te futen ne kete lufte, por nje here duhet te clirohen ato popuj nga keta “kemishezeze”, qe na kujtojne historine e kemishzezve te dushamanit qe erdhen ne Shqiperi dhe i vune zjarre vatanit, dhe me nje sulm rrufe nga te gjitha drejtimet dhe kete duhet ta bejne sikur ta mendonim per analogji te nje organizmi, te themi, Komandantja e Botes OKB-ja dhe Shefja e Shefave te Shtabeve te Luftes, qeveria amerikane.
Z. Shefqet ne e dime shume mire si shqiptare qe jemi se feja tradicionale myslimane qe e lusin nje pjese e madhe e kombit shqiptare me shekuj, nuk ka gje te perbashket me kete djalle feje qe ne emer te profetit presin njerzit ne qafe, por duhej ta gjeje nje rrjesht dhe te denoncoje si gjithe te tjeret se, kombi yne ne dy shtete te pakten nje batalion e ka derguar ne ato grupe dhe jane dhe shqiptaret qe bejne krime ne emer te fese dhe te programeve per te realizuar qellimin e tyre. Ne e dime se nuk kemi dege ushtarake mobilizimi, apo seksione rekrutimi ne dy shtetet tona, por ta beshe nje kritike se si qendrat fetare, legale dhe ilegale me kleriket e tyre u kethyen ne seksione e rekrutimi. Nuk mund te mos them qe nuk u mbajte qendrim nga qeverite tona, ato jane arrestuar dhe vazhdojne te jene ne burg edhe sot, por denimet me nga 30 dite ne Kosove ishin qesharake dhe per t’u talle. Dhe ma e keqja se nuk i derguan keto resurse per te shpetuar popujt mysliman te ndershem, por ne shtabet e luftimit te kesaje kulcedre, qe kercenojne cdo dite se mbasi te konsolidojne krijesen, do te vene dhe te ushtrojne terror ne tokat shqiptare! Po a e dine zotri se ne nuk jemi te pergaditur me reparte speciale qe duhet te pergaditen cdo dite dhe te kene nje pergaditje psikollogjike qe t’ua kalojne shume here atyre qe e kane prej “UFO-ve, pra duhet te na terheqin vemendjen se ata jane pilot vdekje, sa qe po nxjerrin jashte luftimit ushtrite perkatese te ketyre vendeve te zaptuara si dhe planet e OKB-se, qeverise amerikane, si dhe te shtabeve te ushtrive te shteteve perreth tyre dhe cdo dite fitoret e tyre maten me krimet e shemtuara qe bejne. Ndokush mund te thote se ato po pergadisin varrin e tyre dhe te tjere menduan para rreth dy vjetve se nderkombetaret do t’i lajne duart shpejt me to, se, pikerisht keshtu tha dhe Presidenti Obama, por ja qe dardha e paska bishtin mbrapa!