Nga Beqir Sina/
LOS ANGELOS CA : Shirat e dendura shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje masive dheu në disa zona për rreth Los Anxhelesit verior, duke përmbytur makina dhe duke izoluar dhjetëra drejtues mjetesh në rrugë. Autoritetet amerikane mbyllën disa nga rrugët kryesore të zonës, ndërsa ekipet e emergjencave u angazhuan në shpëtimin e njerëzve në nevojë.
Pjesa veriore e Kalifornisë – Los Angeles County, dje ditën e enjte( 15 Tetor 2015) ishte goditur nga një seri e reshjeve të rrëmbyeshëm që kan shkatuar përmbytjet edhe rrëshqitjet e dheut, duke bllokuar dhe disa nga rrugët, kryesore.
Aqsa sipas pamjeve filmike, në kronikat televizive – shoferët qëndruan të bllokuar dhe u detyruan të evakuohen me helikopter, mbasi autostrada Interstate 5 – që lidh veriun me jugun e Kalifornisë rreth 40 milje në arterien kryesore, të saj është ende e bllokuar sot në mëngjes.
Zyrtarët thanë se nuk kishte asnjë afat kohor për të rihapur autostradën ndërshtetërore 5 , sepse ajo ka në mes të rrugës masive të mëdha balte e perzier kjo me gurë e drunjë.
Një numër autoveturash dhe kamion të ngarkesave të mëdha kan mbetur të bllokuara dhe do të duhet të qendrojnë aty deri sa rruga të pastrohen mirë.
Dhjetra, fadroma dhe ekipet e zjarrfikësve deri tani janë duke punuar per zhbllokimin e rrugës e cila është arteria kryesore që lidh veriun me jugun e Kalifornisë në zonën e Liqenit Hughes, ku edhe rrëshqitjet e dheut përgjatë rrugëve, kan mbuluar disa makina.
“Zjarrfikësit, kishin përdorur gjatë ditës së djeshme një helikopter për të shpëtuar katër persona të bllokuar në mes të baltës . Dhe, zona Elizabeth Lake, i ka të rrethuara shtëpitë nga baltë e gurë” thanë autoritetet vendore .
Megjithatë, fatmirësisht deri tani thanë ata nuk ka viktima të raportuara deri të enjten vonë, por tha Crews Authority Rescue, skuadrat e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë në zonat e prekura nga përmbytjet gjatë natës.
Lugina Leona ishte goditur më rëndë, nga vërshimet e lumenjeve, ku thuhet se bie shi akoma në një normë prej 4 deri në 5 inç dhe erërat kan një shpejtësi në 60 mph në orë.
Rreshjet e forta dhe stuhitë pritet të vazhdojnë deri të shtunën, tha Joe Sirard, një meteorolog nga Shërbimi Kombëtar i Motit dhe Oxnard.