David Harris: Shembulli pozitiv historik i shqiptarëve për strehimin e hebrenjve, të promovohet në botë/
-Presidenti Nishani priti Delegacionin e Këshillit Hebreo-Amerikan-/
TIRANE, 17 Mars/ATSH/- Presidenti Bujar Nishani priti Delegacionin e Këshillit Hebreo-Amerikan të kryesuar nga Drejtuesi Ekzekutiv David Harris, që po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Zoti Harris dhe anëtarët e tjerë të KHA-së falënderuan Presidentin Nishani për mikpritjen e ngrohtë dhe u shprehën se misioni i kësaj vizite në 25-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë si me Shtetin e Izraelit, ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është thellimi dhe zgjerimi i mëtejshëm dhe i gjithanshëm i tyre.
Drejtuesit dhe anëtarët e Këshillit Hebreo-Amerikan, duke vlerësuar veçanërisht strehimin dhe shpëtimin mbresëlënës që Shqipëria i ofroi hebrenjve gjatë Holokaustit, theksuan se ky shembull pozitiv historik i shqiptarëve duhet të promovohet edhe më tej anembanë botës, sepse duke pasur parasysh sfidat dhe rreziqet e terrorizmit, të ekstremizmit e të antisemitizmit, ai mbetet shumë aktual dhe frymëzues edhe në ditët e sotme.
Presidenti Nishani e çmoi këtë vizitë si shprehje e miqësisë së konsoliduar dhe partneritetit mes vendit tonë dhe aleatit më të madh strategjik të shqiptarëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke nënvizuar se historia e mikpritjes dhe shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri ka gjetur një jehonë të gjerë.
“Kjo bazë e shkëlqyer historike ka forcuar më shumë marrëdhëniet shumëdimensionale mes popujve tanë, por edhe mes Shqipërisë dhe Shtetit të Izraelit si dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithashtu.” – vuri në dukje Presidenti Nishani.
Duke shprehur vlerësimin për nivelin e shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve, Kryetari i Shtetit shqiptar vërejti se ka ende hapësira të pashfrytëzuara bashkëpunimi në të gjitha fushat sidomos në ato ekonomike, kulturore, etj. si dhe për të rritur imazhin e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Izrael e kudo në botë.
Presidenti Nishani ndau me bashkëbiseduesit pikëpamjen e përbashkët se mbështetja aktive e Këshillit Hebreo-Amerikan padyshim do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim.
Jam kurioz me dijte a thue Prezident Nishani e interpreton shpetimin e Ebrejve ne Shqipni ashtu si ka dasht Ramiz Alia, qe don me thane, mbrena ngushtizave e propagandes komuniste, apo, tue dijte te verteteten historike, mund ti ket thane Zn. David Harris se veprimet shqiptare ne dobi te Ebrejve jan ken shum ma te gjana dhe me kuptim universalisht humanitar se sa dishmoin informatat te revizionueme qe Ramizi ka publikue ne lidhje me marrveshjet secrete qe pat me James Baker. Ndoshta Pr. Nishani i katregue Zn Harriss-it edhe per veprimet te dobishme e qeverise autonome shqiptare e posaçerisht per Kol Bib Mikakaj-n. Si do qe kjoft Komiteti Ebreo-Amerikan do te informohet ne nji menyre apo nji tjeter permi te verteten. Do te jet shum e pa drejt ne se edhe kjo merite e veçante e kombit shqiptar do mbetet e shtrembenueme ne sherbim te interesave e qarqeve politike qe akoma nuk e kuptoin se komunizmi ka deshtue dhe nuk I napin popullin shqiptare lirine me e njoft plotesisht te drejten historike.