D E K L A R A T E/
E Keshillit Qendror te Federates Panshqiptare te Amerikes “VATRA”/
***************
(Shenim.- Ne vitin 1949, Patrikana Greke e Stambollit dergoj ne Shtetet e Bashkuara nji “peshkop” grek “shqipfoles” i quejtun Mark Lipa, me qellim te marre ne dore Kryepeshkopaten Orthodokse Autoqefale Shqiptare, (KOASH) te themelueme dhe te mirembajtun nga i ndjeri Imzot Fan S. Noli. Ardhja e “Peshkop Lipes” shkaktoi nji ndamje te forte ne mesin e popullsise orthodokse ketu ne Amerike, dhe rrezikoi perfundimin e Kishes (K.O.A.SH) ne nji dege te Kishes Greke te Amerikes. Ne mes te veprimeve anmiqsore te nji grupi te shqiptareve orthopdoks te Bostonit, ka qene edhe nji fushate shpifje e organizueme dhe e drejtueme kunder te ndjerit Imzot Fan S.Noli, kryetar i KOASH-it. Ne numrin e saj 2350,date 13-19 mars 2015, gazeta Illyria e New Yorku-t botoi nji pergenjeshrim te plote te progandes pro-greke te grupit “Peshkop Lipa” shkrue nga mjeshtri i madh i pendes Imzot Fan S. Noli.
Me kete rast, edhe Federata Panshqiptare e Amerikes “VATRA” mori nji qendrim te preme kunder kesaj manovre tinzake, dhe ne nji Mbledhje Plenare te mbajtun ne New York City vendosi te leshoje nji Deklarate publike ku te sqarohej qendrimi i saj. Ma poshte do te lexoni Deklaraten ne gjuhen shqipe.
Me keqardhje duhet te pohojme se edhe disa ish emigrante politike antikomuniste, te zemruem nga qendrimi i Imzot Fan S. Nolit qe shikohej si pro-qeverise se Tiranes, nxituen dhe perkrahen “Peshkop Lipen” deri sa kuptuen gabimin e tyne. Kjo Deklarate botohet sot si shtese e shkrimit ne fletoren Illyria te New Yorkut mbi kete subjekt. Sami Repishti)
***
Boston, Mass.- Bashkesia Shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka mesuar me nje keqardhje tronditese- megjithese nuk eshte habitur- veprimtarine e koheve te fundit te ndermarrur nga Peshkop Mark Lipa kunder Diocezes Shqiptare Orthodokse ne Amerike , si dhe nje tentative tjeter ne perpjekjet e tia per te shkaterruar ose te marre ne dore kete Dioçeze.
Keshili Qendror i Federates VATRA, ne mbledhjen e tij Plenare, te mbajtur ne Sheraton Atlantic Hotel, New York City, i ndergjegjshem per pergjegjesine qe mban ne ruajtjen e interesave te bashkesise shqiptare ne Shtetet e Bashkuara, i kushtoi nje vemendje te veçante ketij rreziku te ri qe vjen nga jashte, dhe pas nje studimi te imte te gjendjes se krijuar, vendosi te adaptoje, si parim drejtonjes te qendrimit te tij kundrejt Peshkop Mark Lipes, deklaraten (e botuar ne Illyria,SR) e bere nga i ndjeri Metropolit Fan S. Noli, ish Kryetar Nderi i Federates VATRA, dhe ish Kryetar i Kishes Shqiptare Orthodokse ne Amerike. Deklarata thote sa vijon:
“Patrikana Greke e Stambollit nuk eshte ne lufte vetem me Kishen ne Shqiperi. Ajo eshte ne lufte gjithashtu edhe me Kishen Shqiptare ne Amerike. Per kete qellim, Patrikana dergoi Mark Lipen, Peshkop Titullar i Lefki-t ne Shtetet e Bashkuara me 1949. Misioni i tij eshte qe te shkaterroj Kishen Shqiptare Orthodokse ne Amerike dhe te marre Kishet ne dorezim. Pretendimi i tij se eshte nga raca shqiotare nuk ndryshon aspak situaten. Ketu nuk eshte fjala per prejardhje kombetare. Ketu ka rendesi autoriteti kishetar qe ai sherben dhe natyra e misionit te tij. Ne te gjithe e dijme se ai sherben Patrikanen Greke te Stambollit, dhe misioni i tij eshte qe te vere Shqiptaret Orthodokes te Amerikes nen juridiksionin e asaj agjensie Greke dhe armike. Per kete arsye ai eshte vetem nji Peshkop grek, pavaresisht nga origjina e tij. Ska asnji dyshim se perpjekja e tij eshte Don Kishoteske dhe e pa shprese. Ai nuk mund te kthej prapa rroten e historise”.
Keshilli Qendror i Federates VATRA muar ne shqyrtim gjithashtu faktin se nje propagande e çthurur ka mepire ndjenjat e detyres morale te disa bashkeadhetareve tane.
Eshte nje krim te ushqesh ne mendjet e bashkesise shqiptare ne Shtetet e Bashkuara iluzionin se zgjidhja e vetme e problemit te krijuar artificialisht ne Kishen tone Shqiptare Orthodokse eshte te pranosh nji peshkop te paligjeshem dhe qe ka bere veten Kryetar te Kishes. Nuk ka dyshim se eshte shume me e ndereshme te deklarosh haptas –ashtu siç vepron VATRA- se nje grup njerezish preferon sundimin e individit me shume se sundimin e ligjit, dhe se ky grup njerezish deshiron te imponoje vullnetin e tij kunder frymes dhe shkrimit te Kushtetutes. Duke manovruar me permbajtjen e errte te nje letre, ata kane hedhur poshte ligjin themeltar te Diocezes sone qe eshte formuluar, shkruar dhe aprovuar nga i njejti leader, kujtimin e te cilit ata pretendojne te nderojne sot. Pas nje perdeje te mjegullte fjalesh, qellimi i vertete i tyre duket akoma i qarte: ata po perpiqen te krijojne nje precedent ne shkeljen e Kushtetutes sot qe emocionet kane arrijte kulmin, me qellim qe te jene te lire te perserisin akoma me vone, sipas kapriceve te nje grupi ambicioz, me pikesynimin e fundit te nenshtrojne plotesisht Diocezen tone interesave te ketij grupi. Eshte pikerisht ky qendrim i gabuar qe perben rrezikun e vertete per Kishen Shqiptare Orthodokse ne Amerike.
Prandaj, VATRA ka marre persiper detyren qe te veje ne dijeni te gjithe Shqiptaret e Amerikes per faktin se ligji themeltar i njerit nga institucionet tona, d.m.th. i Kishes Shqiptare orthodokse te Amerikes po shkelet vazhdimisht. VATRA ve ne dukje faktin se eshte e para here qe bashkesia Shqiptare ketu ne Shtetet e Bashkuara po perballon nje rrezik te tille, i cili po te mos ndalohet mund te behet vdekje-prures per Diocezen Shqiptare Orthodokse ne Amerike. VATRA i drejtohet te gjithe bashkesise Shqiptare ne Shtetet e Bashkuara pa dallim feje dhe bindje politike te bashkohen ne nje perpjekje te sinqerte per te zhvilluar akoma me shume frymen e lire dhe demokracine mbrenda institucioneve tona, duke krijuar keshtu nje shembull te shkelqyer per brezenite e sotme dhe te ardhme.
Ne duhet te veprojme ne kete drejtim per arsyen e thjeshte dhe themelore se eshte e vetmja menyre e drejte me veprue.
Me ne fund, Keshilli Qendror I Federates VATRA perkrahu unanimisht deklaraten e bere ng Presidenti i saj, me te cilen ai premton ndihme morale dhe materiale te pa kursyer per Diocezen Shqiptare Orthodokse ne Amerike ne luften e saj kunder nderhyrjes se huaj, dhe ne perpjekjet e saj per te jetuar si nje institucion fetar dhe shqiptar I lire.
Nga KESHILLI QENDROR I FEDERATES PAN-SHQIPTARE TE AMERIKES “VATRA”
12 qershor 1966
Sheraton Atlantic Hotel-New York City
******************
(Shenim 2: Per kete sherbim modest timin per VATRA-n, nji grup te gabuaresh nga Bostoni, te kryesuar nga i ndjeri Peter Minari akuzuan VATRA-n se sherbehet nga “turqit”. Natyrisht kjo influence greke qe njeh vetem orthodoks (greke) dhe
“mysliman” (turq) eshte perdorue shume per mashtrime edhe ketu ne Amerike.SR)
(Marre nga gazeta DIELLI (The Sun), vol.56, Nr. 20, data 22 qershor 1966, f.1)
Agim Hamiti says
BINJAKËZIM APO LLAK AMERIKAN MBI KRIMET E POLITIKËS (ANTI)SHQIPTARE?
Në seancën parlamentare të 02 prillit, kryeministri Rama njoftoi me pompozitet arritjen e një marrëveshjeje binjakëzimi midis Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe FBI, një delegacion i lartë i së cilës kreu një vizitë pune në Tiranë ditët e fundit. Këtë «letër të fortë» (për naivët) ai e hodhi në lojë në një kohë që prestigji i (pa)drejtësisë shqiptare dhe i palo-parlamentit janë fekalosur keqas nga skandali «Doshi-Frroku», rrënjët e të cilit nuk kanë dalë akoma në dritë.
Më tej, Edi Rama ilustron efikasitetin e FBI me fjalët:
«Drejtuesi i delegacionit, një nga zyrtarët më të lartë të FBI, ndër të tjera më tregoi që FBI përmes një hetimi të saj ka futur në burg të vëllain e tij. Pra, i vëllai i njërit prej zyrtarëve më të lartë të FBI është në burg në SHBA falë hetimit të FBI».
Kush e vuri në diskutim efikasitetin profesional të FBI në Amerikë, që kryeministri nxitohet të na sigurojë për këtë? Por atje respektohet rigorozisht ligji, ndërsa në rrumpallën Shqipëri ligji është viktimë e përhershme e mafies politike. A nuk ishte po ajo FBI që i bëri ekspertizën dhe deklaroi autenticitetin e videos së famshme të Dritan Priftit, ku Ilir Meta bën një pazar korrupsioni prej 700 mijë euro? Pse nuk e respekton sot Rama atë video të ekspertuar nga FBI dhe ta çojë para drejtësisë «vëllanë e tij politik», Ilir Metën, ashtu siç ka çuar vëllanë e tij zyrtari i lartë i FBI? Mirëpo mafia politike shqiptare ka kodin e saj të marrëveshjes pozitë-«opozitë»: atëherë Ilir Metën e mbronte aleati Berisha ndërkohë që Rama bënte sikur e sulmonte, ndërsa sot po ndodh e kundërta: është Berisha që bën sikur kërkon ndjekjen penale të Metës, ndërsa Rama e mbron. Binjakëzimi i arritur midis dy Byrove Hetimore është një ide djallëzore e mafies politike të Tiranës, për t’i dhënë ngjyra «amerikanizimi» hetuesisë së diskredituar shqiptare – si hallka e parë e sistemit të drejtësisë së kapitulluar prej kohësh. Drejtësia shqiptare ka vdekur dhe më parë duhet bërë varrosja e saj, pastaj të mendohet për organizimin e një drejtësie të vërtetë. Por, që të ndodhë kjo, duhet çrrënjosur mafia politike e Tiranës që e përdor atë për të shkatërruar drejtësinë «në emër të drejtësisë».
Aktualisht para FBI shtrohen dy urgjenca lidhur me hetimin e Megakrimit Shqiptar, nëse ka ndërmend të bëjë ndonjë akt sado modest, për të justifikuar prestigjin e saj në sytë e popullit mirëbesues shqiptar:
1 – T’i imponohet Prokurorisë së Përgjithshme që të marrë patjetër në konsideratë videon e Dritan Priftit (për pazarin e Metës) si edhe materialet filmikë e regjistrimet lidhur me vrasjet e 21 janarit 2011, që janë ekspertuar nga vetë FBI,
2 – T’i kërkojë qeverisë shqiptare të rikthejë në mender-parlament «Ligjin Antimafia», një nen skandaloz i të cilit ndalon hetimin për korrupsion dhe procedimin e kupolës qeveritare, duke filluar prej zv/ministrave. Ky është një nga ligjet e rrallë që u miratua me vota të plota nga kusarët-deputetë të mafies politike dy-ngjyrëshe, sepse i pajis me imunitet edhe kupolat e qeverive të mëparshme.
Nëse nuk do të vërë dorë në këto plagë të infektuara, FBI vjen në Shqipëri si avokat-mbrojtëse e tërthortë e mafies politike shqiptare – beniamine çerekshekullore e Washingtonit.BINJAKËZIM APO LLAK AMERIKAN MBI KRIMET E POLITIKËS (ANTI)SHQIPTARE?

Nëse nuk do të vërë dorë në këto plagë të infektuara, FBI vjen në Shqipëri si avokat-mbrojtëse e tërthortë e mafies politike shqiptare – beniamine çerekshekullore e Washingtonit.
http://kohajone.com/…/binjakezim-i-fbi-se-me-byrone-kombeta…
https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM