
Dr. Selman Mëziu
Foto: Prof. Aleko Miho
Dr. Adriatik Balla/
Deshtakët e politikës mjedisore të gjithë ekosistemeve kanë filluar t’a urrejn, saharziojn natyrën, vet socialistët sapo erdhën në pushtet me E. Ramën në vitin 2013. Duke filluar me qendrat e qyteteve e revanshin e shumimit të kullave pa një planë rregullues qytetesh afatgjatë. Sistemi i tyre politik e administrativ u ‘’egersua,, si bishat me gjahun e tyre ndërmjet dhëmbëve, kur në brigjet e ishujt në dete, filloi plaçkitja e tokave, duke i bunkerizuar, nga oligarkë e pronar celulash shitës drogash në vend e në gjthë botën.
Por qëllimi ynë është të trajtojm shkurtimisht arnimet e qëllimshme të ligjit Nr. 81/2017 në atë të 21/2024, për t’iu hapur udhë shkatërrimeve barbare bioeklogjike me ndertimin e varrezave të pafundme të mbiquajtura resorse, nga miliarderët e oligarkët nga brigjet e deteve deri në Alpet e veriut të Shqipërisë. Ndryshimet u realizuan me propzimin e nje grupi deputetësh socilaist që as që e mendonin se ku do t’i çonte kjo ndërhyrje kriminale, antimjedis natyror e peisazh bukurindjellës dhe shqiptarëve vet, banor vendas në këto haqpsira gjeografike.
Fillojm një ‘’autopsi,, të lehtë të ndërhyerjeve djallzore dhe të qëllimshme. Dhe ja lexojm: Në nenin 3 bëhen këto shtesa dhe ndryshime: “25/1. Turizëm i ekselencës” ….në struktura me standardet më të larta arkitektonike e mjedisore, … Që këtu futet djallëzisht ‘’arkitektura,, si pjesë kanceroze e mjediseve natyrore që njeriu ka nevojë biologjike për natyrën duke kërkuar qetësinë, shërimin, çlodhjen e vetë. Por fatkeqësisht oreksi për pasurim i shuan ato i shkrumbon.
– Po në këtë nen futen me dinakri e spekullim deputetët. Lexojm: Në pikën 36 pas fjalës “tradicionale” shtohen fjalët “ekonomike dhe turistike,.. Që do te thotë, të shtohen ‘’nderhyrjet e njeriut me projekte barbare për përfitime ekonomike,, me të gjitha format e mundshme.
– Vazhdohet me një lloji klasifikimi për të ‘’fshehur.,, ndërhyerjet brutale, masakruese të releiveve gjeografike e pasurive natyrore. Dhe ja i pari: “Zonë natyrore e pashqetësuar”
– Dhe vazhdohen nderhyrjen dhelprake e zbutur, ne klasifikimin ‘’origjinal,, Lexojm. d) “Parimi i përshtatshmërisë.,, Pra jo t’i përshtatemi ne natyrës, por ‘’natyrën duhet t’a drejtojm të na përshtatet neve.,, Pra mund ‘’ta kafshojm harbutçe pyllin mbrojtës buzë detit apo shpateve të maleve për t’a përshtatur për neve oligarkët qeveritar e miliarder te botës.,, Kaq i mjafton delirit të madhështisë padishahur shqiptar zotit i qofshim falë.
– Ja një tjetër ndërhyrje kirurgjikale ‘’Në nenin 9 bëhen ndryshimet e mëposhtme: 1. Në shkronjën “c” fjala “moslejimit” zëvendësohet me fjalën “kufizimit”. Tanima nderhyrja ka shkuar në‘’kockën,, e natyrës të mbrojtur, ruajtur, kujdesur për t’i shërbyer njeriut në mijëra vjeçar pa pasuri miliardarësh.,, Atje tanima mund të gumzhijnë skavatora dhamb çelktë, betoniere, kamiona, vinça duke përzanun, dëbuar me dhunë, banorët biologjik miliona vjeçar. Absurditet e kohës që natyra po na e ‘’shperblen,, Ndërsa Shqipëria po e ushqen me majmërinë të pa kufi të pasurive të saja.
– Ndryshimet duke hyrë në brendësi të ligjit Nr. 81/2017, bëhen gjithnjë e më ‘’agresive,, me nderhyrje shkatrrimtare të ekosistemeve natyrore, relieveve e mikrorelieveve gjeografike, të krijuara në zixnxhirin e miliona vjetëve. Dhurat e natyrës bujare. Lexojm: Shkronja “d” ndryshohet si më poshtë: “ të vlerësojë …mundësinë për veprimtari ekonomike turistike dhe infrastrukturë mbështetëse për to brenda zonës dhe nevojat e komunitetit”.
Formuluesit deputet me kthetra futur në barkun e tyre (fshehur) përpiqen me një mijë menyra të fshehin qëllimin perfundimtar, tanima duke përdorur si barrikadë mbrojtëse ‘’komunitetin.,, Praktikisht e mjerisht edhe para 2013 e deri më sot, bashkësitë e fshatrave, qyteteve etj. kurrë nuk janë pyetur, pra ato kanë vepruar në emër te ligjit të pregatitur vetë, por ama në fshehtësi të plotë, pra pa qartësim, kthjellim, sinçeritet të veprimeve të tyre.
– Edhe një herë mbi ‘’mekanizmin,, gjoja logjik, mikelues të ndr- yshimeve: Në nenin 19 bëhen shtesat te ‘’Pika 7 ndryshohet si më poshtë: “Këshilli Kombëtar i Territorit, në shqyrtimin e kërkesave specifike për leje zhvillimi/ndërtimi, me rregullore të posaçme miraton rregullat dhe kriteret teknike të zhvillimit të infrastrukturës kryesore dhe asaj mbështetëse të veprimtarive të lejuara.” Edhe pse ndryshimet e ligjit Nr. 81/2017 vazhdojn me brutalitet, ne do të ndalemi këtu. Ndryshim i mësipërm tregon qartë se Kryeminstri Edi Rama ështe ‘’Arkitekti i saharizimit, betonizimit, bunkerizimit të Zonave të Mbrojtura, Parqeve Kombëtare, duke qenë edhe kryetar i K.K.T.,,
Dhe ja rezultati i krimeve bioekologjike: ‘’Që në atë kohë u kuptua që e gjithë kjo nismë nuk kishte aspak qëllimin e forcimit të mbrojtjes së natyrës, por përkundrazi, ‘zhvillimin’ e tyre, kthimin në sheshe ndërtimi. Shpejt nga kjo qasje dolën sheshet e ndërtimit të Aerportit të Vlorës, në Manastir (pjesë edhe e zonës RAMSAR), në Ksamil, në Tale, për të vazhduar me Zvërnecin, me Rjollin (pjesë edhe e zonës RAMSAR), dhe një zot e di se kush e ka radhën më tej.,, ( Prof. A. Miha, fb. 14.06.2026).
Përsëri rezultatet e këtij ligji, dhe ja se çfarë ka ndodhur në Pyllin e Mbrojtur të Zvërnecit. ‘’Ajo (Eurodeputetja holandeze, Tineke Strik, 08.07.2026) tregon se pa me sytë e saja një rrugë rreth 7 kilometra të ndërtuar brenda zonës së mbrojtur, makineri pune, ndërhyrje në ekosistem dhe tharje të zonave të lagështa.,,
Edhe një herë shkruajn e flasin me fakte në foltoret e Bashkimit Evropian: ‘’Janë dhënë 183 leje ndërtimi në 53 zona të mbrojtura nga Butrinit ne Karavasta.,, (Parlamenti Evropian, 09.07.2026) Një shumim në progresion gjeometrik si Resorset në Plas, Jala etj.
Së fundi ‘‘rezultati,, i pritshëm e kuptimplotë i arnimit të ligjeve:
-Dhunim i të sotmes e të ardhmes të popullsisë vendase me trojet e tyre në mijëra vjet.
– Shumim i krimeve të natyres me peisazhet gjrografike të formuara në miliona vjet.
– Dhunim i arkitektures natyrore të peisazheve kenaqësindjellëse përgjate bregdetit Jon, Adriatik e deri në Alpe.
– Pasurimi i oligarkeve e miliarderëve duke shkërmoqur natyrën e prishur bashkëjetesën e njeriut me ate. Dhe me tej syrgjinosjen e vendaseve.
– Zhdukja e relieveve, bimësisë së gjelbër, shoqërimeve të tyre sëbashku me qenjet e tjera biologjike duke shkatërruar vendjetesën e shumëllojshmërinë.
Megjithatë ‘’Unë i besoi popullit dhe natyrës, i besoj forcës, krijimtarisë dhe zhvillimit të pafund.,, (Shkruan Shkrimtari Jashar Qemal.)