Shkruan: Fahri XHARRA/
“Të gjitha përpjekjet turke ,me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani , çdo gjë ndërroi” ( “Politika” , Beograd, 6 Prill 1913)/
Milošević:Hoću topove iznad Đakovice!/
(Millosheviqi : I dua topat e luftës mbi Gjakovë )/
Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova !…/
Vendet ma t’ mirat ne na i mori shkjau,/
E, shk’ asht ma zi, në vlla me vlla na dau! (Gjergj Fishta)…./
Principata e Serbisë , deri më vitin 1844 nuk e ka pasur asnjë plan të përpunuar për poltikën e jashtme dhe vetëm me ardhjen e Ilija Garashaninit (1812.- 1874.) në postin e ministrit të punëve të mbrendshme(23.11.1843) u përcaktuan ato. Në bazë të ideve të Adam Czartoryskog, (udhëheqës i krahut konzervativ politik të Polonisë ) të shprehura në “Conseils sur la conduite à suivre par la Serbie” dhe ““Plan za slovensku politiku Srbije” e Frana Zach-ut në të cilën ishin dhënë idetë e konceptit të diplomacisë franceze për “Çështjen e Lindjes”, Ilija Garashanini e themeloi “Naçertanjen-Programin Serb të politikës së jashtme “ , një program i cili vazhdon të zbatohet në mënyrë të vet edhe në ditët e sotit.Pardigma themelore e atij programi ishte dhe është “ e drejta historike e bazuar në traditën e shtetit mesjetar serb “ (Zef Mirdita)
Duke u nisur nga planet e këtij programi (“Nacertanija”) , në vitin 1849 u aprovua ,Statuti i propagandes poltike të Serbisë , i cili duhej që ” në tokat sllave dhe turke “ sipas tëcilave ishin Bosna dhe Hercegovina ; Mali i Zi, Serbija e Jugut , sanxhaku i Novi Pazarit , Shqipëria Veriore , Bullgaria Jugperendimore (Fyromi ) ,Dalmacia e bëjnë një tërësi të pandarë me prejardhje njëfisnore (pra serbe.fxh)
Milosheviqi : I dua topat e luftës mbi Gjakovë (POKRŠTAVANJE ALBANACA KRSTOM I MAČEM)
“Vesnik Srpske Crkve” për Mars-Prill 1913 ,në artikullin “ Në folenë e vet” shkruan për kryqimin e shqiptarëve në Gjakovë.: “ Sot Gjakova e përjetoi një një ngjarje të rrallë jo të zakonshme … i pamë që katunde të tëra të albanizuare dhe të shndërruara në katolik erdhën në Gjakovë që të kalojnë në fenë ortodokse . Para kapitanisë malazeze populli ishte mbledhur. Ishin mbi 600 vetë . G. Plamenac pyetke ( me damgogjinë sllave fxh): A jeni duke e ndërruar fenë me vetëdëshirë? A mos iu dha kush zor? A mos po i frigoheni kujt? . dhe pastaj Andrija Mihajloviq përgjigjet: Askush nuk na urdhëruar. po shkojmë vetë në folenë tonë , sepse duam që edhe me fe të jemi me vëllez’rit tonë çlirimtar”. “ Rrezikun më të madh për KishënOrtodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj.Ndarja e Shqipërisë(fxh) Ky do të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhepër shtetin edhe për popullin.Katolicizmi në këto anë është zgjëruar relativisht dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë… Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë.” Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe “(“Vesnik Srpske Crkve”). Politika e Car Dushanit !
Hocu topove iznad Djakovice!…. Duke e “vendosur rendin e ri” në Gjakovë forcat serbo-malazeze bënin tmerr . Gazeta “ Politika” e dates 6.Prill 1913 me titullin .” Nëpër Gjakovë” dhe nëntitullin ” Qerdhja e shkatërruar e banditëve kryengritës” shkruan:” Duke i shikuar nga jashtë Gjakova duket si një grumbull i shatorrëve të djegur …. Gjakova me shekuj ishte e pa arrijtshme për tërë botën tjetër. Qerdhëja e egërsisë arnaute i ka pranuar në rrethin e saj vetëm ataqë ishin në lidhje familjare më banorët kryengritës dhe banditët arnaut të Gjakovës. Të gjitha përpjekjet turke ,me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani , çdo gjë ndërroi . Në Gjakovë dhe rrethinën e saj po rrjedhë jata normalisht. Në Gjakovë ,ku me shekuj të krishterët (ortdoks fxh) kanë qenë të vrarë u gdhinë me një shpirtë të ri dhe e filluan jetën e re. Gjysma e Gjakovës është malazeze dhe gjysma tjetër është serbe ( ndarja te lumi Krena fxh) “
Çfarë raportonte gazetari danez ,nga frontet e luftës pushtuese të serbëve në tetor – nëntaor 1912 ?Raportonte për njerzë të varur nëpër pemë, për ushtarë që ndjeni kënaqësi për vrasje arnautësh dhe masakra të ushtrisë serbe në Shkup ,Prizren , Vranjë dhe Gjakovë.( gazeta daneze “Riget” , Fritz Magnussen 1912)… Me javë të tëra paqja në Europë u var me fatin e Pejës ,Prizrenit ,Dibrës e veçanërisht Gjakovës. :me caktimin e këtyre qyteteve për Serbinë, natyrisht që egzistenca për banorët e Shqipërisë Veriore bëhej e pamundur ekonomikisht dhe jeta e kësaj zone historikisht ishte e mvarur ngushtë sidomos me Gjakovën.(po aty)
Kurse nga mbledhja e 35 -të e Keshillit Suprem të Luftës së Serbisë të mbajtur me 13.04.1995, janë zbardhur shënimet stenografike nga e-novine , të cilat ishin të ruajtura si Top Secret! Nga këto stenograme unë e morra atë që fliste për përgatitjet për luftën e ardhshme në Kosovë(1998). Në mbledhje ishin të pranishëm Zoran Lilić , kryetar i Jugosllavisë, Slobodan Milošević , kryetar i Serbisë; iMomir Bulatović, kryetar i Malit të Zi ; dr Radoje Kontić, kryetar i qeverisë federative; ; Pavle Bulatović, ministër federativ i mbrojtjes: Momčilo Perišić, shef i gjeneral shtabit të Ushtrisë së Jugosllavisë :
Ndër pikat më të rëndësishme të të kësaj mbledhjeje për shkrimin e sotëm e zgjodha fjalën e Millosheviqit: : ” Ja për shembull , qyteti më i bukur që është në Kosovë është Gjakova, në të cilin ”shiptarski separatisti ” (separatistët shqiptar) kanë investuar më së shumti para- aty ishte Grupa e Gjakovës , kjo është Gjakova (tamo je bila Đakovička grupa, to je Đakovica) ; Në Kosovë nuk ka qytet më të bukur , më të pasur e më të rregulluar se Gjakova . ( Çfarë urrejtje dhe dëshirë për shkatërrim përfundimtar të një qyteti)
Momčilo Perišić :Në vendin më të bukur , pak në një tatpjetë është një ish -kazermë ushtarake e cila tani është e lënë pas dore . Aty duhet të përqëndrohet ndonjë njësi e motorizuar, e cila nesër duhet të dij të reagon në atë pasuri atje., dhe që ata duhet të dijnë se aty ka ushtri. ( Në kohët e mira për Kosovën , me propozimin e Fadil Hoxhës , në Gjakovë nuk kishte më Kazermë të Ushtrisë Jugosllave (fxh)
Momčilo Perišić: Por , zotëri kryetar aty e kemi kazermën.
SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Aty nuk ke asjë!
MOMČILO PERIŠIĆ: Aty e kemi një bataljon ushtarësh
SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Asgjë nuk ke , asgjë nuk ke, e ka kazermën e zbrazur , po MOMČILO PERIŠIĆ Zotëri Kryetar aty në dalje për tek Çafa e Prushit , në të majt e kemi bataljonin
SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Pse ajo Kazermë e Gjakovës është e zbrazë?
MOMČILO PERIŠIĆ: Ajo që moti është e mbetur pas dore.
SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Unë nuk të thash që ti e ke lënë, por pse është e zbrazët?
MOMČILO PERIŠIĆ:Dikush e kishte zbrazur , në atë kohë kam qenë në Kroaci . Çdo qyetet në Kosovë i kazermat e vete ushtarake. Por unë nuk kam numër të mjaftueshëm ushtarësh .
SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Hoću topove iznad Đakovice! ……Dhe dihe se çka ndodhi me Gjakovën në vitin 1999.
Fahri Xharra, 20.12.13 Gjakovë