Arlinda Sukaliqi/
Përfunduam me sukses, krenari dhe dinjitet semestrin e parë të shkollës shqipe “Mëso shqip” për vitin 2022 këtu në Staten Island, New York. Përfundimi i semestrit ishte një festë krenarie për arritjet tona. U përgadit një program i larmishëm me motive kombëtare dhe edukative. Në këtë ditë të ftoftë dimri shkolla shqipe “Mëso shqip” në Staten Island u ngroh nga aktivitetet e nxënësve të kesaj shkolle që u përgatiten me shumë perkushtim dhe dashuri me rastin e festave të fundvitit nga mësueset e përkushtuara të gjuhës dhe vallëzimit tradicional shqip. Ishte një ditë festive ku klasat e mbushura me nxënës jehonin nga këngët, recitimet e vallet shqipe. Një krenari kombëtare në New York. Kjo datë shënoi dhe fundvitin e këtij semester i cili gjatë tre muajve punoi me shumë përkushtim që të mbajë gjallë identitetin kombëtar shqiptar në Amerikë!
Shkolla Shqipe “Mëso shqip” gjate këtij semestri regjistroj gati 50 nxënës të rinj ku sot numëron mbi 240 nxënës në këtë fole patriotike. Emocione të bukura këtë të shtunë dhjetori na dhuruan recitimet, vallezimet, këngët dhe aktivitetet qe u zhvilluan me rastin e festave te fundvitit dhe të mbylljes se këtij semestri me sukses të padiskutueshëm.
E gjithë kjo “kartolinë patriotike” u realizua duke falenderuar mesueset, kordinatoret e 3 shoqatave: “Kraja” “Ana e Malit” dhe “Ulqini” si dhe prindërve vullnetarë qe gjithmonë gjenden pranë nesh për të ndihmuar në çdo aktivitet që shkolla realizon.
Programi ishte simbolik por fytyra e nxënësve e buzëqeshja në çdo moment mbushi zemrat e mësuesëve dhe prindërve që me pa durim priten qe keto nxenes te performojnë.
Gruposhat e vogla ndërtuan kartolina dhe babagjyshin e vitit te ri ndersa gruposhat e medha vallezuan e kenduan nen tingujt e kenges popullore burimore shqipe.
Po ashtu falë donatoreve qe nuk mungojnë kurrë ne shkollen tone nxenesit paten mundesi te shijone pizza dhe pije freskuese për të festuar vëllazërisht të bashkuar.
Shkolla shqipe hap dyert e saj përsëri në janar me regjistrime të reja dhe me risi të reja në organizim dhe cilësi.