Mimoza Qarreti-Elshani, mësuese e shkollës shqipe në Lugano të Zvicrës, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Lugano të Zvicrës, nëpërmjet mësimit të gjuhës e kulturës shqipe dhe aktiviteteve patriotiko-kulturore. Me mësuesen Mimoza Qarreti-Elshani bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja.
HISTORIKU I SHKOLLËS SHQIPE LUGANO
Jam e lumtur që më keni ftuar të flas për shkollën e Luganos në kanton Ticino ku kam kënaqësinë të jem mësuese qe 2 vite. Ne bashkëpunojmë me Shkollën Shqipe e cila që nga viti 2019 e deri më sot ka hapur pika shkollore në 20 kantone të Zvicrës me mbi 110 pika shkollore dhe falënderojm koordinatorin zotëri Vaxhid Sejdiun për kontributin e palodhshëm. Në shkollën tonë mësimi organizohet një herë në javë, çdo të mëkurë nga ora 14:00 -15.45 në shkollën e Massagnos. Mosha e nxënësëve varion nga 6 -12 vjeç dhe me bindje të plotë e them që kemi nxënës të shkëlqyer të cilët nuk e kursejn veten në kryerjen e obligimeve ndaj shkollës. Në muajin nëntor kemi arritur të hapim dhe një pikë shkollore në Roveredo. Pë momentin jemi të kënaqur me funksionimin e këtyre shkollave, bashkëpunimin që kemi me prindër dhe rezultatet të cilat i kemi arritur por synimi ynë është që të rrisim numrin e nxënësëve.
KURRIKULA MËSIMORE, BASHKËPUNIMI ME PRINDËRIT E KOMUNITETIN
Edhe shkolla e Luganos ashtu si të gjitha shkollat shqipe në Zvicër përdor tekste shkollore, të cilat kanë ardhur nga Ministria e Arsimit e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës. Ne punojmë në bazë të kurrikulës së përbashkët Shqipëri – Kosovë.Tani Kosova dhe Shqipëria kanë formuar një grup pune për hartimin e teksteve të gjuhës shqipe, të cilat i plotësojnë standardet e nevojshme për ngritje të cilësisë në mësimdhënie por mbi të gjitha të mësimnxënies. Prindërve të tjerë u bëjm thirrje që të regjistrojnë fëmijët e tyre, sepse vetëm në këtë mënyrë ne mund ta ruajm gjuhën shqipe tek brezi më i ri. Tani mundësia është, prandaj mos lejoni që fëmijët tuaj të ndihen të izoluar kur të jenë me pushime në atdhe nga frika që mos të gabojnë kur të flasin. Bëni që ata të ndjehen të lumtur kur marrin rrugën për në atdhe.
MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI FORMË E RUAJTJES SË IDENTITETIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE NË ZVICËR
Fatmirësisht, tani kemi shqiptar të shumtë të cilët kanë arritur suksese të mëdha nëpër botë dhe na bëjnë krenar dhe nuk jemi më ai vendi ku bota nuk na ka njohur si popull që di të këndoj, aktroj e punoj nëpër institucione të rëndësishme, por tani ne e kemi dëshmuar këtë. Sipas mendimit tim mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët të cilët po rriten në vend të huaj do ia shtoj vlerën dhe më shumë vendit tonë. Në këtë mënyrë, fëmijët tanë do mund tu tregojnë bashkëmoshatarëve të tyre për kulturën dhe identitetin shqiptar.
REAGIMI I SHOQËRISË E SHTETIT ZVICERIAN
Duhet theksuar, që sapo kemi arritur të kemi një njohje nga ana e kantonit të Ticino ku fëmijët në fund të vitit marrin një diplom e cila është e njohur nga institucionet Zvicrrane .
Prandaj mund tę them që jemi shumë të kënaqur me institucionet shkollore zvicrane të cilat kanë një interes të veqant për mësimin plotësues sepse sipas tyre, kur fëmija di të flas mirë gjuhën e nënës do ta ketë më të lehtë të mësoj dhe një gjuhë të dytë.
MËSIMDHËNIE PËRMES TEKNOLOGJISË, VËSHTIRËSITË NË MËSIMDHËNIE ME FËMIJËT ME DY GJUHËSI
Interesimi i nxënësëve është që ne të përdorim teknologjinë sepse u ndihmon në mësimnxënie. Nuk është e lehtë të organizohet mësimi sidomos për fëmijët të cilêt kanë vështirësi në gjuhën shqipe por me vullnetin dhe dëshirën që kemi jemi duke arritur rezultate të shkëlqyera.
KUSH ËSHTË MËSUESE MIMOZA QARRETI-ELSHANI?
Mësuese Mimoza Qarreti-Elshani është e lindur në një fshat piktoresk i quajtur Landovicë në afërsi të Prizrenit. Studimet universitare bachelor i kam kryer në drejtimin gjeologji-gjeografi në fakultetin e Prishtinës ndërsa studimet master në GIS poashtu në Prishtinë. Në Zvicër kam ardhur në tetor të vitit 2010 dhe që nga viti 2022 punoj si mësuese e Shkollës Shqipe në Lugano. Nga viti 2017 punoj si profesoresh zëvendësuese në drejtimin gjeografi dhe histori në ciklin e mesëm në kanton Ticino. Gjithashtu që nga viti 2019 deri në 2023 kam punuar në një firm në Zvicër në drejtimin gjeoinformatik. Pasi që mua më pëlqen të mësoj gjithmon gjëra të reja, aktualisht punoj si asistente në kontabilitet. Gjatë këtyre viteve kam ndjekur kurse të ndryshme në Zvicër. Për karrierën time i jam mirënjohëse babait tim tashmë të ndjerë Sami Qarreti ku falë tij sot jam kjo që jam. Gjithashtu falënderoj dhe gazetën Dielli në SHBA për interesin dhe kontributin e dhënë në këtëdrejtim