Prof.Bledar Prifti/
Shkolla Shqipe Vatra në zonën e Tampa Bay, Florida, vazhdon procesin mësimdhënës nën drejtimin e Drejtoresh Meri Kodra dhe mësuesve Lida Zaimi, Luan Goxhaj, Ana Kullaj, Haki Veliu, Ariana Poloska, Aurora Deda, Shega Hyka Mucaj, dhe Mimoza Mano. Kjo shkollë u krijua nga organizata Vatra Tampa Bay për të përçuar vlerat, traditën, kulturën, dhë ndjenjat patriotike, për të krijuar një hapsirë shqiptare ku fëmijët jo vetëm të mësojnë gjuhën e zakonet shqiptare por edhe të socializohen dhe të ndërtojnë shoqëri afatgjata më njëri tjetrin, aq shumë të nevojshme këtu në Amerikë.
Po ashtu, Shkolla Shqipe Vatra vazhdon të shërbejë edhe si një vend takimi për pjestarët e komunitetit shqiptar për të thyer atë monotoninë e jetës amerikane, për të promovuar bizneset e tyre, dhe për të zgjidhur halle e probleme të përditshme. Vazhdimësia e Shkollës Shqipe Vatra është bërë e mundur falë mbështetjes pa kufi nga Vatra Tampa Bay dhe nga anëtarët e komunitetit shqiptar në Tampa Bay dhe më gjërë. Shfrytëzojmë rastin sot t’i shprehim përsëri falenderimet tona personave dhe bizneseve të meposhtëm për mbështetjen e tyre.
- BIG ALBANIA (@BigAlbaniaFl) i dhuroi Shkollës Shqipe Vatra një shumë prej $1,000.00.
- ZNJ. Aida HASANBELLI dhe Z. Qemal HASANBELLI i dhuruan shkollës sonë $1,000.00.
- KATERINA’S BAKERY (@Katerina’sBakery) sponsorizoi tortën e bukur me flamurin shqiptar në ceremoninë e hapjes së saj.
- ANA’S BAKERY (@Ana’s Bakery) sponsorizoi ushqimin e shijshëm tradicional.
- Znj. ANA KULLAJ (@AnaKullaj) i dhuroi shkollës $100.00.
Shihemi persëri të shtunën e ardhshme në datën 16 Nëntor. Gëzuar Festën e Veteranëve dhe paçi një javë të bekuar!
Vatra Tampa Bay