
Shkolla verore shqipe për nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe të Kroacisë. Këshilli i Mësuesve Shqiptarë në Kroaci, në bashkëpunim me Këshillin e Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, organizoi shkollën verore shqipe për nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe të Zagrebit, Stubiçke Toplicës, Osijekut dhe Gjakovës, e cila këtë vit u mbajt prej 24-30 qershor 2025, në qytetin e Sellcës, në Kroaci.
Gjatë shtatë ditëve të shkollës verore, nxënësit mësuan dhe zgjeruan njohuritë e tyre, por edhe u argëtuan në punëtoritë gjuhësore, letrare, muzikore, të vizatimit, sportive dhe të dramës, sipas një plan-programi të miratuar nga Ministria e Shkencës, Arsimit dhe të Rinjve të Republikës së Kroacisë. Nxënësit treguan interes për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha kushtet dhe rrethanat e komunikimit. Ky është viti i katërt që e mbajmë shkollën verore shqipe, në të cilat ndër vite, kanë marrë pjesë 148 nxënësit të mësimit shqip.
Në punëtoritë u trajtuan temat rreth trashëgimisë kulturore shqiptare, gjuhës shqipe, heronjve kombëtarë, lexuan dhe përralla e tregime shqiptare. Në puntorinë e artit figurativ nxënësit shpalosën talentin e tyre me piktura të bukura për natyrën, pejsazhe të bregdetit të Selces, vizatime të veshjeve popullore, veglave muzikore, simboleve kombëtare, të heronjve shqiptarë e etj.
Në punëtorinë e dramës nxënësit të ndarë në dy grupe bën provat për pjesët tatrore „Kush e hengri akulloren“ dhe „Kulturat dhe ëndërrat“, që do të shfaqjen në vjeshtë në Zagreb.
Nxënësit kënduan dhe vallëzuan valle popullore, recituan, aktruan, shkruan, vizatuan, pikturuan dhe luajtën lojëra popullore shqiptare dhe lojëra të tjera sportive. Drejtuesja e shkollës verore, mësuesja Melita Oreshkoviq dhe mësuesi Mendu Imeri udhëhoqën punëtoritë, ndërsa nxënësit u shoqëruan edhe nga disa asistente.
Pothuajse çdo mbrëmje në oborrin e kampit veror nxënësit mbajtën koncert, ku shpalosën talentet e tyre në këndim, recitim, vallëzim e aktrim. Gjithashtu ndoqën filma shqiptarë, ndër to dhe filmin SHOK dhe sfiluan me veshjet e karnevaleve.
Mësuesit e mësimit shqip japin një kontribut të çmuar për fëmijët shqiptarë, që të zhvillojnë dhe ruajnë identitetin e tyre kombëtar përmes punëtorive të gjuhës, letërsisë, muzikës, artit dhe dramës edhe gjatë pushimeve verore. Nxënësit shkruan edhe kartolinat me dedikimin “Përshëndetje nga Sellce” prindërve, shokëve dhe familjarëve të tyre.
Në ditën e fundit, nxënësit pjesëmarrës plotësuan anketat vlerësuese, ndërsa mësuesit Melita Orešković dhe Mendu Imeri sollën konkluzionet e shkollës verore dhe vlerësuan pjesëmarrësit më të mirë.
Me motivacionet për pjesëmarrjen aktive në punëtoritë, për respektimin e rregullave të shkollës, disiplinën dhe bashkëpunimin me shokët dhe shoqet, u shpallën nxënësit:
Tahir Vorfaj, nxënës i Osijekut
Marta Grahovac, nxënëse e Zagrebit
Rina Leniqi, nxënëse e Gjakovës
Shkolla verore shqipe e Kroacisë u financua nga Ministria e Shkencës, Arsimit dhe të Rinjve të Republikës së Kroacisë, Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit dhe prinderit.