Nikolla e Buja: Së shpejti do të unifikojmë kurrikulat/
-Nxënësit e Shqipërisë dhe Kosovës, shumë shpejt do të mësojnë me një tekst unik, i cili do të miratohet nga qeveritë e të dy vendeve.
Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, deklaroi sot nga qyteti i Kukësit se dy qeveritë kanë arritur një standard të ri të unifikimit të kurrikulave.
“Ajo çka po ndodh me arsimin mes Shqipërisë dhe Kosovës është më shumë se një marrëveshje, është një standard i ri. Këto muaj kanë shërbyer për një unifikim, kemi ekipe të përbashkëta që punojnë në mënyrë të unifikuar për kurrikulën e re dhe unifikimin e të gjithë sistemit”, theksoi Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
Ndërkaq, homologu i saj i Kosovës, Ramë Buja, deklaroi se “përbashkimi dhe njësimi i kurrikulave është çështja kryesore dhe punët kanë ecur nga komisionet e ekspertëve. Nuk ka pse të ketë një libër ndryshe në Tiranë dhe në ndryshe në Prishtinë. Unifikimi do të ndodhë shumë shpejt pasi jemi në prag të një ngjarje të madhe mes dy vendeve”.(Ylli Pata)