
Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit i dorëzoi “çekun e artë” kolegut Resmi Hasanpapa ne shenje vleresimi, respekti dhe mirenjohje per perkushtim ne sherbim te komunitetit, rendit dhe qetesise publike. Resmi Hasanpapa është efektivi i Policisë Rrugore që prej gjashtë vitesh punon si vullnetar Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë. Ai u shperblye me një donacion prej 10.000 dollarësh nga Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit. Resmi Hasanpapa ka një histori të trishtë. Bashkë me kolegun e tij Allaman Dervishi ata kanë ndaluar në Tiranë një mjet të vjedhur dhe janë përleshur me dy autorët e armatosur, të cilët më pas kanë hapur dhe zjarr ndaj efektivëve. Allaman Dervishi mbeti i vdekur në vend dhe u shpall “Dëshmor i Atdheut”, ndërsa Resmi Hasanpapa mori një plumb në këmbë i cili e la në karrige me rroga gjatë pjesës tjetër të jetës. Përfaqësuesi i Shoqatës Erald Krisafi, në emër të drejtuesit të shoqatës Elton Shametaj, i ka dhuruar çekun z. Hasanpapa, dhe është shprehur se kjo shoqatë do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i ardhur në ndihmë punonjësve të Policisë per sherbime te dalluara dhe te suksesshme. Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit ka dhene shpesh here ndihme dhe per punonjes te tjere te Policise Shqiptare dhe te Policise se Kosoves.