Ylli Dautaj, zgjidhet Presidenti i Shoqatës Amerikane Shqiptare të Policisë Iliriane – nën kryetar Florin Kuka/
Shoqata, “Illyrian Society of Law Enforcement”, ka anëtarë të saj përvec atyre në polici , ka edhe nga ata që punojnë në FBI, policinë sekrete, marshallë, e etj. Pra, janë qindra shqiptaro – amerikan, që ushtrojnë këtë profesion në Amerikë, dhe shumica në New York me shtetet për rreth.
Nga Beqir SINA New York City/
NEW YORK CITY : Shoqata shqiptaro-amerikane, e policive shqiptarë, e krijuar dy vjet më parë me punonjës të rendit e sigurisë, “Illyrian Society of Law Enforcement”, anëtarë të të cilës janë shqiptarët që punojnë në organet e policisë njujorkeze dhe në strukturat e tjera – policore, në SHBA, që merren me ruajtjen e rendit dhe sigurisë, më 3 shtator , ka bërë edhe zgjedhjen e presidentit të ri.
Tubimi për zgjedhjen e presidentit të ri, është mbajtur më 3 shtator 2015
Kurse, kryetar i kësaj shoqate, është zgjedhur në mënyrë unanime oficeri i policisë Ylli Dautaj, me gradën Lejtnant në NYPD – duke zvendësuar mbas përfundimit të mandatit , dy vjeçar oficerin e policisë me gradën Kapiten z. Flamur Cani, i cili ka punuar afro 25 vjet në NYPD (Departmenti i Policisë së New York-ut).
Kurse, nënkryetar është zgjedhur Florin Kuka.
Në mesazhin e tij, Presidenti i Shoqatës Amerikane Shqiptare të Policisë Iliriane – “Illyrian Society of Law Enforcement”, zoti Dautaj, e ka quajtur marrjen e kesaj detyre një nder për t’u zgjedhur dhe për të shërbyer si President i Shoqërisë Ilire e zyrtarve për zbatimin e ligjit.
“Unë, falenderoj për besimin jo vetëm si miqtë e mi, por të gjithë kolegët, vëllezërit dhe motrat e mia. Mbasi, ne kemi një mundësi unike të madhe dhe historike për të treguar historinë e mrekullueshme e njerëzve dhe kulturës sonë, duke qenë shoqata integruese e shqiptarëve në zbatimin e ligjit. Ne jemi këtu jo vetëm për njëri-tjetrin, ne jemi këtu për të bërë historinë, duke treguar ato tiparet tona të vyera, të ndershmërisë, përvojës dhe sinqeritet ndaj komuniteteve të cilëve u shërbejmë. Unë ju falënderoj të gjithëve për përkushtimin tuaj dhe mbështetjen, me ndihmën tuaj ne do të kemi sukses!”, tha ai për gazetën tonë.
Presidenti Dautaj – portretizohet në një njoftim – sepse ai u dallua që në krijimin e kësaj shoqate, duke përfaqësuar me dinjitet e cilësi, detyrën e tij – për të udhëhequr me nder, përkushtim dhe integritetin e një organizate, vëllazërore, që i shërben jo vetëm anëtarëve të saj, por të gjithë atyre të cilët dëshirojnë dhe përpiqen për të bërë kudo jetën tonë në një vend më të sigurtë.
Shenjë dalluese e karrierës së tij, në këtë portret ka qenë se ai është shumë i respektuar dhe i nderuar. “Presidenti Dautaj – është dalluar për vendosmërinë e tij, në llogaridhënie, përkushtim dhe këmbëngulje, si në zbatim të ligjit dhe atë profesionale të sigurisë dhe ruajtjes së rendit në qytet. I angazhuar, gjithnjë për rolin e tij në përkrahje të njerëzve, sigurinë dhe rendin në radhët e uniformave blu të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut”.
Presidenti Dautaj pas një procesi intensiv të përzgjedhjes, ka qenë i zgjedhur nga “Berretat blu” të Kombeve të Bashkuara më 1999 – për të pjesë e fushatës së forcave Multi-nacionale në Kosovë, duke monituruar Policin Ndërkombëtare, atje. Ku NATO e sanksionuar si forcë udhëheqse, me Shtetet e Bashkuara, ishte përgjegjës për t’i dhënë fund abuzimeve të drejtave të njeriut dhe krijimin e një force policore të përkohshme në një kohë veçanërisht të paqëndrueshme në Kosovë – në atë periudhë.
Pas kthimit të tij -nga Kosova -ku ai shërbeu në rradhët e uniformave të OKB-së – Berretat blu” Dautaj, vazhdoi me shërbimin e tij, në kuadrin e uniformave blu të policisë njujorkeze -NYPD, për të ruajtur rendin dhe sigurinë për qytetarët e Nju Jorkut, dhe u ngrit në detyrë për t’u bërë ekzekutiv i menaxhimit me departamentin NYPD, dhe konsoliduar veten si një profesionist i vërtetë.
Ylli Dautaj, me gradën Lejtnant në NYPD, i cili pas luftës së Kosovës shkoi atje nga Amerika me mision për të ndihmuar në themelimin e Departmentit të Policisë, tha se për themelimin e “Illyrian Society of Law Enforcement”, ai ka qenë nisiator qysh në vitin 2005 bashkë me vëllanë Ilir Dautajn, Sokol Biberajn, Naim Kacicin, Raymond Skermon, Florin Kukën, Brahim Dedushajn, dhe Walter Camajn.
“Mbledhja e parë për nismën, ka deklaruar ai për gazetën Illyria, në ditët e para të krijimit të kësaj shoqate, u mbajt në shtëpinë time. Qëllimi, i kësaj nisiative, ka thënë ai ishte t’i bashkonim shqiptarët, që punonin në organet e ruajtjes së rendit dhe sigurisë”, ka pohuar Dautaj.
Shoqata, “Illyrian Society of Law Enforcement”, ka anëtarë të saj përvec atyre në polici , ka edhe nga ata që punojnë në FBI, policinë sekrete, marshallë, e etj. Pra, janë qindra shqiptaro – amerikan, që ushtrojnë këtë profesion në Amerikë, dhe shumica në New York me shtetet për rreth.
Një burim brenda tyre, na tha se tani ata kan mbi 250 anëtarë, dhe planifikon të zgjerohet me anëtarë të rinj.
Disa nga anëtarët e themelues të shoqatës, janë: Flamur Cani, Elton Shametaj, Brahim Dedushaj, Naim Kacic, Ylli Dautaj, Ismet Hoxha, illir Dautaj, Florin Kuka, Visar Marku, Adriatic Xhidija, Marash Vucinaj ,Asmir Dragovic, Sokol Biberaj, Kreshnick Bakraqi, Walter Cacaj, Raymond Skermo….e të tjer.
shefqet says
KETA BURRA E DJEMA JANE KRENARIA E KOMUNITETIT SHQIPTAROAMERIKAN DHE KOMBIT SHQIPTAR.
NDERIM DHE RESPEKT PER PUNEN E TYRE FISNIKE!
SHEFQET KERCELLI