Prof. As. Dr. Gëzim MUSTAFAJ/
Data 28 Nëntor, është një datë që përkon me shumë ngjarje historike për kombin Shqiptarë. Me 28 Nëntor 1443, Skënderbeu në Kështjellën e Krujës ngriti Flamurin Kombëtar. Me 28 Nëntor 1912, Ismail Qemaili në Vlorë ngriti Flamurin kombëtar dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Më 28 Nëntor 1997, në varrimin e mësuesit Halit Geci të vrarë nga ushtria dhe policia serbe, UÇK, ajo që do ti sillte lirine dhe pavarsinë Kosovës, pas disa vite në ilegalitet, doli hapur me uniformën, simbolin dhe flamurin kombtarë. Më 28 Nëntor lindi Komandanti Legjendar Adem Jasharit, që për interest kombtare dhe çlirimin e Kosovës dha jetën së bashku me gjithë familjen e tijë, duke luftuar dhe qëndruar heroikisht për 3 ditë me radhë përballë forcave ushtarake dhe policore Serbe. Ky vit është edhe viti i 80-vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtimi fashist. Prandaj shumë shoqata Shqipëtare këtu në New York janë mbledhur për festat e Pavarsisë dhe të Çlirimit të atdheut tonë. Edhe Association of “Skënderbej”, (Shoqata Skënderbej), në Restaurant PINE 19 13 Bronxdale Avenue, Bronx, NY 10462 organizon mbasditen e 24 nëntorit, takim festiv për këto ngjarje të rëndësishme të biografisë së kombit shqiptar,112-vjetorin e Pavarsisë dhe 80-vjetorin e Çlirimit.
Si zakonisht mjedisi festiv fillon nën tingujt solemn të dy himneve, atij Shqiptar dhe Amerikan. Më pas modratorja e aktivitetit Znj.Nadire Xhakolli pasi u uroj të pranishëmve dhe të ftuarve mirëseardhjen dhe gëzuar festat, i dha fjalen Presidëntit të shoqates Profesor Asc. Dr. Gëzim MUSTAFAJ, ku midis të tjerave ai theksoi; Pavarësia e shpallur në Vlorë më 28 nëntor 1912, është një produkt kompleks, shumë dimensional, shumë faktorësh. Ajo ditë sot quhet Dita e Pavarësisë së Shqipërisë por në fakt ajo u arrit me kontributin e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodheshin në trojet e tyre nga Çamëria deri në Kosovë si dhe nga Durrësi deri në Luginën e Preshëvës. Më 28 nëntor 1912 në orën 14.05 do shpallej pavarësia e Shqipërisë, ndërsa flamuri do të shpalosej nga Ismail Qemali në orën 15.12 minuta nga dritarja ku ishte mbledhur kuvendi. Në përbërje të Kabinetit të saj të parë, si një ndër ministritë kryesore u përfshi edhe Dikasteri i Luftës apo i Mbrojtjes Kombëtare, me në krye një oficer madhor karriere, me shumë përvojë drejtimi, organizimi dhe luftarake, GjeneralBrigade Mehmet Dërralla (Tetova). Detyrat e këtij dikasteri ishin që të organizonin mbrojtjen e territoreve. Pak muaj më pas, më 4 Maj 1913, u krijua edhe Shtabi Madhor, që përbënte njëherëshi zyrën numër Një të Ministrisë së Luftës. Sot ne festojmë edhe 80-vjetorin e çlirimit të vendit nga pushtuesit fashist. Pak kohë mbas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u rendit në Aleancen Antifashiste Botërore, në krah të ShBA, BS dhe Britanisë së Madhe. Me krijimin e Frontit Nacional-Çlirimtar, lufta jonë u bë pjesë e luftës antifashiste botërore dhe u hodhën bazat e rreshtimit të Shqipërisë në Koalicionin Antifashist.
Më pas përshendeti Kryetari i Organizates së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Z. Astrit HUSKAJ, i cili në emer të Kryetarit të Veteranëve të Luftës të UÇK-së, për disa nga anëtaret e shoqates dha çertifikata mirënjohje për kontributin e tyre gjatë luftes në Kosovë.
Në vazhdim përshëndeti Kryetari i Deges së Vatres për Queens Z. Skender MYRTEZANI. Amosfera u zbukurua me këngëtarin dhe DJ, Z. Argjend Lloga dhe këngëtaren Kristina Marku. Mbresat si përher janë të shumta, por në këtë ditë të shënuar do të veçoj momentin kur, nëpërmjet një torte të përgatitur enkas për këtë, të gjithë anëtaret e shoqatës i uruan dtëlindjen një nga nismetaret e krijimit të shoqatës, njëkohësisht edhe nga kontribuesit kryesorë anëtarit të bordit dhe Kryetar i Deges së Queens Z. Përparim SEHITAJ.
Nën tingujt e muzikës, valles, trokitjes së gotave, dashamirësis dhe mikpritjes vazhdoj gjithë aktiviteti. Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe të ftuar që nderonin me pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet. Një falënderim special është për anëtarët e rinj të shoqatës që si asnjë here tjeter kishin mbushur sallen, çfar tregon se atdhedashuria dhe krenaria kombtare do të vazhdoj brez pas brezi.
Të gjithë shqiptarët kudo ku jetojmë e punojmë jemi një komb, kemi një gjuhë, një flamur, kemi një aspiratë për të ardhmen, të jemi të bashkuar, prandaj është dita që të gjithë duhet të festojmë sepse kjo është festa më e madhe e të gjithë kombit Shqiptarë.
New York 24 Nëntor 2024