Sot në mesditë, 27 nëntor, Kryetari i shoqatës “Skënderbej” me qendër në Nju Jork, vizitoi mjediset e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA me rastin e 28 Nëntorit, 108 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit Kuq e Zi.
Në emër të shoqatës’Skënderbej” kryetari Mark Qehaja uroi Vatrën, vatranët dhe të gjithë shqiptarët në Mërgim dhe në vendlindje:Gëzuar Festën Kombëtare të Pavarësisë!
Gëzuar festën e Flamurit!
Ai kërkoi që diaspora shqiptare në SHBA të jetë e bashkuar për të tejkaluar situatën e ëvshtirë që gjendet Kombi! Kush nxit përcarje nuk i shërben Kombit.
Përshëndetën edhe Dr. Fatjon Zogjani, avokat Artan Haxhi,Esat Seci, Binak Alia, ambasadori i artit Klevis Tafa. Për historinë e Federatës Vatra, udhëtimin e saj në 108 Vite dhe rolin e saj në Pavarësinë e Shqipërisë, si dhe historinë e Gazetës Dielli, informoi Kryeredaktori Dalip Greca.
Ish nënkryetari i Vatrës z. Asllan Bushati, I përshëndeti mysafirët dhe i falenderoi për vizitën. Ai u ndal në detaje në luftën Kombëtare të Vatrës si ambasadore e shtetit shqiptar, si avokate e interasve shqiptare në SHBA dhe më gjerë. Përshëndetën edhe anëtarët e Kryesisë së Vatrës Zef Balaj dhe Marjan Cubi.
Nga mysafirët përcollën urime për Ditën e Flamurit; Avokat Artan Haxhi, Dr. Fatjon Zogjani, Klevis Tafa, Esat Seci, Binak Aliaj.
Mysafirët Mark Qehaja, Artan Haxhi, Esat Seci, Fatjon Zogjani dhuruan ndihma në vijim të fushatës të hapur nga gazeta Dielli në mbështetje të gazetës më të vjetër të botës shqiptare që ende është në print dhe që ka publikuar sërish një edicion special prej 108 faqesh.
GËZUAR 28 NËNTORI!