Goglat e shortit qe u hodh ne oren 13.00 vendosen qe korçarët do të përballen me Chernomoretsin e Odesës ukrainas, ndërsa verilindorët me skuadrën turke të Trabzonsporit. Në Nyon të Zvicrës është hedhur edhe shorti për UEFA Europa League në të cilën garë marrin pjesë edhe dy skuadrat shqiptare, ajo e Skënderbeut dhe skuadra e Kukësit të cilët do të luftojnë për një vend në fazën e grupit. Skuadra e FC Kukësit, e cila deri me tani ka pasur një ecuri të mirë në këtë ligë, përballë do ta këtë skuadrën turke të Trabzonspor AS vs FC Kukësi, që do të jetë një sfidë e madhe për skuadrën verilindore e cila deri me tani ka eliminuar disa kundërshtarë të fortë e që do të mundohet ta bëj këtë edhe kundër Trabzonsporit. Nga ana tjetër, skuadra nga Korça, Skënderbeu do të përballet me skuadrën ukrainase FC Chernomorets Odesa, një tjetër skuadër ukrainase që do të përballet me një skuadër shqiptare. Le te presim ndeshjet e para per te gjykuar mbi fatin e ecurise et metejshme te dy ekipeve shqiptar, ku vecanerisht KUkesi, ka hyre ne eliten e futbollit europian edhe pse e nisi modest konkurimin.