Një përfaqësi e Forumit për Trashëgiminë Kulturore u mboldh sot në ambjentet e Akademisë së Shkencave për të kundërshtuar kalimin e linjave të tensionit të lartë mbi Koman, mbi këtë vend qe cilësohet si një nga vendbanimet e hershme ilire.
Gjergji Bojaxhiu, Arben Biçoku, Etleva Nallbani, Erjon Tase, Anila Basha dhe Rojs Petrela, ishin edhe pjesa e panelit të cilët unanimisht u shprehën se me ndërtimin e linjës 500 kilovolt dhe 4 shtyllave të tensionit të lartë, rrezikohet që “Qytërimi i Komanit” me vlerë historike, kulturore, i cili përfaqëson Mesjetën Shqiptare, të shktërrohet.
“Ekipe shkencore e arkeologjike nga institucione të rëndësishme në vend dhe jo vetëm, kanë realizuar zbulime, restaurime objektesh, kanë zbuluar rreth 12 kisha, banesa me tarraca të stilit të Beratit, punishte hekuri metali e qelqi dhe 500 varre dhe këto të fundit janë një dëshmi e qartë densitetit të jetës në këtë qëndër Peshkopale”, u shpreh Bojaxhiu në fjalën e tij.
“Kjo pasuri multimediale, vijoi Bojaxhiu, është një aset kombëtar dhe ne sot jemi mbledhur këtu për ta bërë publike kauzën tonë, e cila është mbrojtja e këtij sajti kulturor”.
“Ministria e duhet të korigjojë trasenë e linjës dhe të mbrojë vlerat kulturore të zonës, të këtij Parku Arkeologjik Natyror Kombëtar”, ishte dhe kryefjala e Bojaxhiut, i cili vijoi duk shtuar se “nuk zhvendoset dhe shpronësohet kultura dhe historia”.
“Imagjinoni sikur mbi Apolloni të ndërtohet një linjë 400 kilovolt, në aspektin turistik e arkeologjik zona shktërrohet”, ishte dhe krahasimi përmbyllës i Bojaxhiut, i cili e mbylli konferencën me pyetjen: A vlen të shpëtohet qytetërimi arbëror i Komanit”?.
Te nderuem miq!
Duhet shpetue cka asht e mujtun!
Kur Enver Hoxha caktoi Besnik Bekteshin si ingjenjer ne Koman, per ndertimin e hidrocentralit, ai i shpjegoi Besnikut se, do te ndertojme nje hidrocentral ku nen liqenin artificial te tij, do te mbyten 35 KISHA TE VJETRA, prandej, kjo detyre ju besohet ju ingj. Besnik Bekteshi!
Atehere Besniku krenohej per besimin e Enverit… Tashti, nuk e dij a vazhdon me u krenue per shkatrrimet e tij.
Edhe Fadil Ymeri krenohej kur holli ne ere Kishen e Vaut te Dejes…. Lum Shqipnia per keta barbar!