Në Shqipëri hyn në fuqi ligji i Vetting-ut dhe hapet rruga përzbatimin e reformës në drejtësi. Gjykata Kushtetuese vendosi të hedhë poshtë kërkesën e Partisë Demokratike për ta shpallur ligjin antikushtetues/
Nga Ani Ruci/
Viti 2017, që do të mbrrijë pas disa ditësh , mund të hyjë në histori. Që javët e tij të para pritet të fillojë zbatimi i Ligjit të Vetting-ut, motorit të Reformës të shumëpritur në Drejtësi. Ligji i ka gjasat që të bëhet funksional menjëherë pas vendimit të sapo marrë të Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar kërkesën e PD-së në opozitë për ta shpallur atë antikushtetues. Me shumicë votash- 6 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese votuan pro ligjit të Vetting-ut dhe 2 kundër. Gjykata. më e lartë në Shqipëri, la në fuqi ligjin që ajo pezulloi para 2 muajsh pas ankimit të PD-së, sipas së cilës ligji në fjalë cënonte të drejtat e njeriut dhe i mundësonte qeverisë kontrollin e sistemit të drejtësisë. Në marrjen e vendimit të saj Gjykata Kushtetuese pati mbështetjen e Komisionit të Venecias, trupës më të lartë këshillimore të Këshillit të Europës që dha opinion pozitiv për Ligjin e Vetting-ut.” Dispozitat e Ligjit të Vetting-ut nuk shkelin nenet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në tërësi ky ligj është pozitiv. Ligji i Vetting-ut është i nevojshëm për Shqiperinë”, vlerësoi ky komision në opinionin e tij. Por në vendimin e Gjykatës Kushtetuese pati ndikimin e vet edhe presioni në rritje i shoqërisë civile me peticione dhe thirrje të shumta për të mos u bërë pengesë në zbatimin e reformës duke e shpallur ligjin antikushtetues. Pa lënë menjëanë e rolin e apeleve këmbëngulëse të politikanëve të nivelit të lartë të vendeve të BE-së për ta filluar pa vonesë znbatimin e reformës, më i freskëti prej të cilëve, ai i Ministrit gjerman të Shtetit për Çështje Europiane, Michael Roth, i cili vizitoi (19.12) Tiranën. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese konsiderohet historik nëse kihet parasysh edhe konflikti i intertesit që gjyqtarët e saj kanë me Ligjin e Vetting-ut, pasi edhe ata, siç këshillon Komisioni i Venecias, do t’i nënshtrohen skanerit të Vetting-ut për burimin e pasurive të tyre dhe pastërtisë së figurës.
B-ja do ta mbështesë Shqipërinë
Reforma në Drejtësi është mbështetur fuqimisht që në fillimet e saj, rreth dy vjet më parë nga BE-ja dhe SHBA-ja. Kjo mbështetje i ka dhënë konsensus ndërkombëtar kësaj reforme. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që e vlerësoi në përputhje me Kushtetutën Ligjin e Vetting-ut dhe e la atë në fuqi, u vlerësua dhe u përshëndet fuqimisht prej tyre. Në një deklaratë për mediat BE nxit autoritetet e Tiranës të nisin me shpejtësi zbatimin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Komisioni Europian do ta mbështesë Shqipërinë për kryerjen e një procesi Vetingu tërësor dhe të besueshëm, duke udhëhequr Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit”, theksohet në deklaratë. Ndërsa SHBA-ja në deklaratën e saj u bën thirrje “të gjitha partive politike dhe drejtuesve të Shqipërisë të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese , të punojnë me shpejtësi, për të zbatuar të gjitha reformat historike të sistemit të drejtësisë”theksohet në këtë deklaratë. Kryeministri Edi Rama përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke shkruar në rrjetet Sociale, se “Ata (PD) e vonuan por nuk mundën ta ndalonin atë. Tani ka ardhur koha të shohim zbatimin e ligjit të Vetting-ut”.
Çfarë pritet të sjellë Vetting-u?
Vetting-u synon që në Shqipëri të mos ketë më të paprekshëm, që dora e drejtësisë të kapë dhe të dënojë jo “peshq të vegjël” si deri më tani por “peshkaqenë” , pushtetarë dhe zyrtarë të lartë të korruptuar duke nisur kështu shembjen e cultures së pandëshkueshmërisë, pothuajse “të betonizuar ” gjatë viteve të tranzicionit. Të 71 nenet e tij përcaktojnë qartë se si do të realizohet procesi i vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ata do të kontrollohen për pasuritë e tyre, lidhjet e mundshme me krimin e organizuar dhe aftësitë profesionale. Gjithë procesi vendimmarrës në vlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve do të mbikqyret nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Sipas ligjit, gjetjet e vëzhguesve ndërkombetarë gjatë procesit të vlerësimit janë një provë thelbësore. Nëse këto gjetje refuzohen nga strukturat përkatëse që do të bëjnë vetting-un, atëhere ato detyrohen të japin me shkrim arësyet e vendimit të tyre për një gjyqtar apo prokuror, që përjashtohet nga sistemi i drejtësisë si i inkriminur apo i korruptuar apo që mbetet në sistem. Në muajt e parë të vitit 2017 do të shihet ecuria e zbatimittë ligjit të Vetting-ut, por duke pasur këmbët në tokë reformës në drejtesi do t’i duhen vite që të japë rezultatet e saj.
Ligji i Vetting-ut dhe negociatat e anëtarësimit me BE-në
Zbatimi i ligjit të Vetting-ut dhe rezultatete tij në muajt e pare të vitit 2017 përbëjnë kushtin kryesor nga BE-ja për Shqipëinë për hapjen e negociatavetë anëtarësimit. Nëse rezultatet janë positive dhe të prekshme atëherë Komisioni Europian pritet t’u sugjerojë vendeve anëtare të BE-së hapjen e negociatave. Në prag të vendimit të (22.12) të Gjykatës Kushtetuese , PD ështe ankimuar në këtë gjykatë për një ligj tjetër të paketës kushtetuese të Reformës në Drejtësi, të votuar edhe me votën e opozitës më 22 korrik 2016. Fjala është për organet e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. PD-ja i këkon Gjykatës Kushtetuese që të shpallë antikushtetuese disa dispozita të këtij ligji,pikërisht ato që kanë të bëjnë me mënyrën sesi Parlamenti zgjedh 10 anëtarët e këtyre këshillave. Gjykata Kushtetuese ka për detyrë të shqyrtojë aneksën e PD-së brenda 4 muajve. Burime nga kjo gjykatë thanë për DW se ankesa e re e PD-së nuk e bllokon zbatimin e Ligjit të Vetting-ut.(DW)
Bep Frania says
Nuk ka per te pas problem ligji do bahet shume shpejt.
KAN PER TE VUEM HAJNIN ME RUJT BANKEN
Jakov says
JU me flisni per drejtesi dhe shtet demokratik ne shqiperi ?Per te drejtat e njeriut (lexo -te njerezve te pushtetit )As qe ka patur dhe as qe do te kete drejtesi ne Shqiperi pa u fshire nga politika njerezit e pushteteve te kaluar ,te lidhur familjarisht me njerezitli qe kane bere ligjet ne interes te diktatures .Ligji i vettingut behet formalisht dhe nuk eshte i vetmi ,sic pretendon kryemisri shqiptare per te hapur negociatat me BE -Duhen hequr gjithe gjyqtaret e korruptuar ,duhet dekriminalizuar Parlamenti nga gjithe ata horra qe kane hyre atje bycyk –duhet pastruar administrata sheterore duke filluar nga kryetare bashkie ,mashtrues ekriminele te denuar brenda dhe jasht Shqiperise si ai i Kavajes .Rama ka frike ta bej ketesepse se fundi do ti vije rradha edhe atj i lidhur ngusht me familjen e Spiro Kolekes .Ceshtja ,si u bene miljonere per tre vjet keta qeveritare dhe seku i kane depozituar paret e vjedhura nga droga e pilleqe tetjera ,eshte pastaj pika kyce e zgjidhjes se atij lemshi qe per 36apo 38 muaj bertet e cirret ne Parlament ne cdo seance ku sherri eshte program –sharjet pa fund ne foltore apo ne stolat ulur ,me ze te ulet por me fjalor te piste si ai i Balles ,letra e tualetit te Rames ,me gjuhen e tij qe duhet te behet pjese e reklamave ne TV .Me emira e prodhuar deri me sot ,Me kete gjendje Shqiperia e sotme ,nuk ka kushtet te hyje ne Europe sepse do ta ndoti ate me pislleqet e grumbulluara ne 26 vjet .