Ky përshkrim u mor nga Libri “Kujtime” të autorit Eqrem bej Vlora/
Përmbledhje nga Gjon Kadeli/
Historia e Shqipërisë midis1920 dhe 1939 mban vulën e Ahmet Zogut në atë masë, sa unë detyrohem ta quaj kete periudhë “koha e Ahmet Zogut”.
Cili ishte Ahmet Zogu?
“Mbreti i Shqipërisë” mund të përgjigjen. Po
dhe jo! Sepse vetëm me këtë titull nuk mund të shpjegohet kurrsesi personaliteti i ndërlikuar i këtij njeriu.Thelbi i kësaj dukurie historike mund të shpjegohet vetëm nën një këndvështrim të tillë:Ahmet Zogu ishte prototipi,sinteza e të gjitha vetive të mira e të liga të njeriut në Shqipërinë e re. Ai i kishte të gjitha këto në shkallë të lartë dhe pati sukses të madh. Askush dhe askund nuk mund të këtë sukses nji njeri të nji popull pa qenë vetë kuintesenca e shpirtitit të këtij populli.Ahmet Zogu e kishte këtë dhunti dhe u shfaq në çastin e duhur në skenën politike të Shqipërisë-ndaj ai është më tepër se një mbret,ai është simbol i një epoke.
Ai rridhte nga dera e bejlerëve të Matit, të njohur prej katër shekujsh si bajraktar të fiseve të atjeshme prej tre shekujsh, dhe si kajmekam të trashiguar (mëkëmbësa vendorë) të Sanxhakut të Ohrit.
Sipas gojdhanës së vendit fisi i tyre ka ardhur në ato anë gjatë inkurzioneve turke nga fundi i shkullit të 15-të dhe i pari i tyre me emrin Zog si shpërblim për luftën heroike ndaj turqve për mbrojtjen e njerëzve dhe të vendit ndaj turqëve ishte martuar me bijën e vetme të sundimtarit të atëhershëm të krahinës. Pas vdekjes së këtij sundimtari të gjitha fiset zgjodhën atë si pasardhës të tij .
Popullsia si dhe vetë Zogu,ishte e besimit katolik,popull shumë luftarak.
Në burimet historike familja e Zogut del aty nga viti 1600. Kronistët shkruajnë se në vitet 1631/32 fiset e Matit u nisën për luftë, plaçkitën tregun e Shijakut dhe shkuen deri në Durrës, aty u ndalën nga muret e qytetit’ Prijsi i këtj grupi grabitqar quhej Zog dhe pasardhës i të lartpërmedurit,vitin pasardhës1632, Sulltani u dha nji urdhër Sanxhakut të Ohrit,Shkodrës dhe Elbasanit që me ushtritë e tyre të sulmojnë Matin dhe “ta zenë tradhtarin Zog gjallë a të vdekur” Si rrjedhim Zogu në Janar të vitit 1633 dhe dy njerëzve të tij iu pre koka në sheshin e kështjellës së Ohrit.I biri i Zogut u bë mysliman,shpëtoi kështu njerëzit e shtëpisë edhe jetën e antarëve të familjes.
Ahmet Zogu u lind me 8 tetor 1893 në Burgajet të Matit dhe u rrit në Stamboll. Nga natyra tepër inteligjente, përveç vetive udhëheqëse të kultivuara që në fëmijëri ai u pasurua edhe me përvojën e intrigave të politikanëve modern të Turqëve të Rinj dhe mësoi shumë prej tyre.
Në vitin 1912 Ahmet Zogu nuk ishte ndonji i panjohur. Ai kishte ardhur atë vit në Vlorë’, djal fare i ri për të shprehur mbështetjen e tij qeverisë së përkohshme dhe kishte zënë vend në shtëpinë time. Aty pata rast ta vrojtoia mirë. Por doemos, asgjë nuk më lejoi atëherë të hamendsoja se një ditë ai do të ngjitej në majën e piramidës shtetrore, dhe jo me lehtësi, siç kishin bërë shumica e dorës sonë, por përmes vështirësive dhe rreziqeve të cilat ai i kapërceu vetëm falë ambicies së papërmbajtur dhe aftësive të tija të jashtzakonshme.
Në personin e tij,vetitë “natyrore të sundimtarit të zgjedhur nga zoti, ato të udhëheqsit ushtarak, të politikanit dhelpnak dhe të kujdesshëm oriental bashkoheshin, megjithatë, me cilsitë e shqiptarit kokëkrisur.
Të gjitha këto veti, ashtu si edhe gabimet e tij pasqyronin
botkuptimin dhe moralin e mjedisit ku ai u rrit. Vetëzotërimi I habitshëm, paraqitja e sigurtë dhe manierat e tij ishin rezultat i një edukimi të rreptë.
E ashtuqujtura “inteligjencie” e Shqipërisë e ka quajtur dhe e quan Ahmet Zogun injorant, i vesh atij paaftësinë për të hedhur qofte edhe një mendim ne letër pa gabime gramatikore, e qorton rreptë për mungesën e ndjenjës së komikës, e mban për intrigant, për njeri dhënë pas fitimit e shumë e shumë të tjera dhe më të pakëndshme.Për mua të gjitha këto qortime janë shfaqje të urrejtjes.
Inteligjencia natyrore e këtij njeriu ishte e mahnitshme, edhe kur iu donte puna të gjykonte dhe të zgjidhte probleme shumë të vështira dhe krejt të huja për të,ai rrallë gabonte.. Por, përveç inteligjencës, ajo që i jepte atij epërsi të padiskutueshme mbi të gjithë të tjerët, mungesa e çdo ndjesie Ahmet Zogu as nuk ka dashuruar as ka urryar kurr,.Veprimi dhe sjellja e tij i nënshtroheshin gjithmonë një mendje të ftohët e praktike udhëhiqeshin gjithmonë dhe vetëm prej interesave të caktuara.
Më mirë nga të gjithë e ka vlerësuar Esat Pasha.Në Prill të vitit 1914-të u largua nga shtëpia. Esati më tha a e vure re këtë gjalosh? Do të vijë dita kur ai do të shkojë shumë larg dhe do të na mënjanojë të gjithëve nëse nuk ja shkurtojmë këmbët në Kohën e duhur”.
Ahmet Zogun mund ta duash apo ta urresh, por nëse do që të jesh i pa anshëm, duhet t’i njohesh atij një meritë: ai qe një “njeri i madh,”jo vetëm për përmasat shqiptare, por edhe në këndvështrimin ballkanik.
Mund të gjesh plot gabime, lajthitje dhe mangësi në mendimin dhe veprimin e tij,por ai mbetet megjithatë një personalitet i rëndësishëm në historinë shqiptare.
Kur mendon se ky “bej” i rëndomtë shqiptar u bë mbret në një vend i cili as nuk mund të quhej shtet, mbi një popull i cili origjinal,i veçantë dhe individualist, si asnji tjetër, e kishte të vështirë të njihte edhe autoritetin e vet zotit të gjithpushtetshëm, në një kohë kur kurorat e dinastive mijëvjeçare rrëzoheshin për tokë, që ai nga kaosi i një organizimi fisnor dhe feodal farkatoi, jo vetëm një shtet, por edhe një komb, kur i mendon pra,të gjitha këto, nuk mund të mos habitesh me këtë njeri..
Që gaboi në disa synime politike me politikën italiane që ngatërroi dhe i përzjeu mes veti disa probleme financiare shterore me ato private, kjo asht e vërtetë.
Kur më 1919/20 ai doli nga malet amtare të Matit në rolin e nji prijsi fisi me çantën e shpinës plotë me tradita shqiptare dhe shoqërore vendore dhe u fut në skenën politike shqiptare. ai mund ti sillte me veti në çantë të gjitha mjetet e nevojshme për këtë rol që këto mjete ishin të shumanëshme dhe u përdorën me efikasitet, provohet nga rrethana që me anë të tyre u krijua organizimi i brendshëm dhe bashkimi kombëtar..
Përsa kohë ishte fjala për të qeverisur një popull pasueshish me
metodat autoritare të nji beu Ahmet Zogu pati sukses. Por kur
Shqipëria falë përparimit të saj dhe të marrëdhënjeve të ndryshuara ndaj botës,fitoi një fytyrë të re, kur Shqipëria u gjend nën ndikimin e shteteve europiane, dhe mënyrës së tyre krejt të ndryshme të mendimit,mjetet e tij dhe metodat finaciare do të dilnin të pa vlefshme.
Koha, rrethanat dhe fati mund të kenë ndihmuar Zogun,mund të kenë përshpejtuar,madje edhe lehtësuar procesin e përparimit; me githë atë unë jam plotsisht i bindur se vendimtare kanë qenë vullneti i fortë dhe zotesija e këtij njeriu..Ahmet Zogu e ka merituar suksesin e tij, me vëshirësit,mundimet dhe rreziqet që iu desht të përballojë…Qeveria ku bënte pjesë edhe Zogu, brenda një kohe të shkurtë 30 janar 1920 deri në 14 nëntor 1920 arriti rezultate të shkëlqyeshme.