
Gezim Zilja/
Sërish për Syrin e Kaltër dhe heshtjen makabre të qeverisë.
Në një përgjigje të kërkesës së bërë nga i palodhuri atdhetar Sazan Guri, Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë për informacion lidhur me ujësjellësin Gjirokastër-Puglie (Syri i Kaltër-Puglie ) vjen dhe përgjigja me shkresë zyrtare, firmosuar nga zv.ministria Viola Haxhiademi me nr. 5094/1 prot. datë 14.09.2023 ku midis të tjerash pohohet: “…Rajoni i Puglias, Itali i është drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë me shkresë zyrtare për mundësinë e një zhvillimi studimi fizibiliteti tekniko ekonomik në lidhje me një ujësjellës mes Shqipërisë dhe rajonit të Puglias përmes shoqërisë publike Acquedotto Pugliese. Në vijim ministria e Infrastrukturës dhe energjisë ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim ndërmjet institucioneve përgjegjëse për vënien në dispozicion të informacioneve paraprake të nevojshme për të parë mundësinë e kryerjes së këtij Studimi…” Ndërkohë gjatë vizitës private të kryeministres italiane Meloni në Dhërmi (thuhet me pushime) shtypi qendror i Puglies shkruante më 31.05.2023: “Acquedotto dall Albania alla Puglia via libera all progetto da un miliardo. Il governo albanese ha dato il via libera all’ acquedotto che colleghera Argirokastro in Albania….” Në shqip kjo frazë përkthehet: “…I jepet rrugë e lirë projektit të ujësjellësit prej një miliard. Qeveria shqiptare ka dhënë pëlqimin e plotë (rrugë të lirë) ujësjellësit që do të lidhë Gjirokastrën….”
Pra kemi dy njoftime të ndryshme. Ndërsa nga Ministria përkatëse shqiptare thuhet se është dhënë leje për një studim fizibiliteti, nga autoritet italiane pohohet që projekti (studimi i fizibilitetit etj) është gati dhe vlera e ujësjellësit do të jetë një miliard euro. Dikush nuk është i sinqertë por sigurisht ato që kanë nxjerrë tash dhjetë vjet Shqipërinë në pazar, si bagëtinë në tregun e gjësë së gjallë janë qeveritë shqiptare. Kështu është vepruar me minierat e kromit dhe të metaleve të tjera, me fushat e naftës në Patoz-Marinëz, me portin e Durrësit që shumë shpejt do kuptojnë albanezët se në çfarë katastrofe portuale është futur Shqipëria me këtë aferë arabe, me cirkun kryeministror të Shpiragut, me TEC-et lundruese që paguhen plot një vit badiava me 94 mijë eoro/dita deri te bisedimet e fshehta të Alket Hysenit me shoqëritë amerikane për ndërtimin e një petrolifere gjigande në Zvërnec që do furnizojë me gaz gjithë Ballkanin Perëndimor e të tjera që do të dalin më vonë. Nga të dhëna të sigurta, studimi fizibilitetit për ujësjellsin Gjirokastër-Puglie është bërë me hollësi qysh në fillimet e viteve ’90 dhe është aprovuar parimisht nga qeveria Nano në vitin 2001dhe u konfirmua sërish nga Rama pas bidsedimeve me Melonin. Projekti parashikonte tërheqjen e 5.5m3 ujë/sek nga Syri i Kaltër. Destinacioni përfundimtar në brigjet e Puglies do të ishte jo më pak se 4m3/sek. Në projekt ishin parashikuar disa degëzime në shërbim të qendrave nga kalojnë tubacionet që janë të destinuara për zhvillim turistik me një prurje prej 0,7 m3/sek, pothuaj asgjë. Në projektin e ri Rama është parashikuar të transferohen 150 milion m3 ujë në vit, që do të thotë që edhe ajo sasi (një curril) uji e parashikuar për zonat nga kalojnë tubacionet të jetë hequr fare. Përfitimet e rajonit të Puglias, një rajon shumë i varfër në rezerva ujore, që po shkojnë drejt shterimit të plotë do të jenë shumë të mëdha prandaj qeveria italiane për këtë investim të ri një miliard dollarësh, që do të realizohet për katër vite, është shumë entuziaste. Po shtrojmë disa pyetje të thjeshta për qorrat, militantët dhe antishqiptarët
- Përse mbahen të fsheta këto kontrata nga populli shqiptar?
- Përse nuk pyetet komuniteti nga buron dhe lag Syri i Kaltër që është detyrim Kushtetues?
- Asnjë kontratë të Portit të Durrësit me arabët , të fushave të naftës, të minierave të kromit e bakrit, të TEC-ve lundrues, ndërtimit të depove të karburantit dhe impianteve të përpunimit të naftës në Zvërnec, nuk mund të gjesh (është detyrim kushtetues) në faqet e Ministrive përkatëse. Përse këto fshehtësi me pasuritë e popullit? Ku e gjenë guximin KM-ja dhe shpura e tij për të bërë pazare me pasuritë e populit shqiptar pa dijeninë e tij? Andej nga Kuvendi përfaqësuesit e popullit të mëngjër e të djathtë bëjnë llogje kavaje e tallin prapanicën me e hartime e fjalime që nuk i hyjnë në punë kurrkujt. Ku po shkon Shqipëria me këto politika ekonomike?