Moldavia:”Edhe kundërshtari kërkon të marrë pikë”
Nga i dërguari ynë Albano Kolonjari
Tirana është përfshirë nga temperaturat e larta, që arrijnë në 26-28 Celsius. Ndeshja që fillon shtunen në ora 20:45, do të luhet në stadiumin Air Albania, në një temperaturë 20 Celsius. Është përcaktuar edhe ekipi i gjyqtarëve të cilët do të gjykojnë sfidën. Kryesor Dennis Higler NED., ndihmes Joost van Zuilen NED, Roy De Nas NED dhe gjyqtar i katert Ingmar Oostrom NED nga hollanda. Kryesori Dennis dy vite më parë, ka gjykuar ndeshjen e Ligës së Konferencës mes Bazelit dhe Partizanit, ku të kuqtë mundeshin në Zvicër me rezultatin 3-0. Trajneri Brazilian Silvinjo zgjodhi “Elbasan Arenën” për të bërë edhe një test tjeter brenda grupit. Trajneri Silvinjo kishte marre ne kete stervitje edhe kater lojtare nga U21. Bëhet fjalë për Arda Kurtulan, Medon Berisha, Adi Dajko dhe Elmando Gjini.Ne konferencë për shtypin sportiv dolen Kristjan Asllani, dhe Ylber Ramadani . “Nuk është ndeshje e lehtë për ne. Duhet t’i marrim me seriozitet këto ndeshje dhe të japim 100% për të fituar dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv” thote Ylber Ramadani. Moldavia mbrohet shumë. Ne duhet ta luajmë topin sa më shpejt që të gjejmë hapësira dhe të shënojmë gol. Është ekip që luan shumë në mbrojtje dhe ne duhet të bëjmë atë që na kërkon trajneri. Duhet të bëjmë atë që thotë ai. Të luajmë topin sa më shpejt dhe t’i sulmojmë më lehtë. Besoj që do të arrijmë ta bëjmë këtë gjë. Në këtë ndeshje duhet të shënojmë gol dhe të marrim tre pikët” theksoi Ramadani. Me interes u prit edhe lojtari kuqezi i Interit Kristjan Asllani;”Kam qenë brenda një grupi që donte t’I fitonte të gjitha ndeshjet. Kemi fituar dy kupa. Vij këtu dhe dua të jetë një grup që do të fitojë çdo ndeshje, të mendojmë ndeshje për ndeshje dhe të arrijmë te ëndrra jonë, që është Europian. Kam marrë pak minuta, por të shohësh lojtarët që luajnë para meje, është një endërr vetëm të luash me ta. Kam mësuar shumë dhe kam ardhur këtu me objektivin të marrim tre pikët me Moldavinë. Pastaj shohim ndeshjen tjetër”. Merkato për futbollistët e kombëtares shqiptare duket se është hapur me portierin Etrit Berisha. Gardiani i kombëtares kaloi një sezon të keq me Torinon ku nuk ka luajtur asnjë minutë. Berisha qe kërkon një fanelë titullari ka pranuar të zbresë në Serie B por skuadra nuk behet e ditur. Moldavia pretendoi ne tre ndeshjet e fundit. Ata e nisën duke humbur 0-5 nga Rumania, përpara se të barazonin 1-1 me Ishujt Faroe. Ata siguruan një pikë në përballjen e tyre të fundit, një barazim 0-0 kundër Republikës Çeke. “Jam krenar që luaj për Moldavinë. Kemi dy ndeshje të rëndësishme përpara, ndaj Shqipërisë dhe Polonisë. Ne duam të vazhdojmë ndeshjet kualifikuese në Tiranë me një tjetër rezultat pozitiv, tha sulmuesi, i Moldavise Vitali Damashkan. Duke shfaqur një formë jokonsistente, Shqipëria humbi dy nga tre ndeshjet e fundit, duke mposhtur 1-3 kundër Italisë, përpara se të mundte Armeninë 2-0. Gëzimi ishte jetëshkurtër, pasi Polonia u tregua shumë e fortë në humbjen 1-0. Në 14 nga 16 ndeshjet e fundit të Shqipërisë, shuma e golave ishte nën 3.5
Shqipëria nuk ka fituar 13 nga 15 ndeshjet e fundit
Në 10 nga 12 ndeshjet e fundit të Shqipërisë në shtëpi, shuma e golave ishte nën 3.5
Në 7 nga 9 ndeshjet e fundit të Shqipërisë në shtëpi, shuma e golave ishte nën 2.5
Në 5 nga 6 ndeshjet e fundit të Shqipërisë shuma e golave ishte nën 2.5
Moldavia nuk ka fituar 19 nga 21 ndeshjet e fundit jashtë fushe
Moldavia ka pranuar në 19 nga 21 ndeshjet e fundit jashtë fushe
Në 8 nga 10 ndeshjet e fundit të Moldavisë, shuma e golave ishte nën 3.5
Në 5 nga 7 ndeshjet e fundit që Moldavia luajti jashtë, të dyja skuadrat shënuan
Në 7 nga 9 ndeshjet e fundit jashtë Moldavisë, shuma e golave ishte nën 3.5. Historia e i rezultateve të ndeshjeve
29 Mars 1995 Shqipëri – Moldavi W 3-0 Kampionati Evropian UEFA
07 qershor 1995 Moldavia – Shqipëria W 2-3 Kampionati Evropian UEFA
15 gusht 2012 Shqipëri – Moldavi D 0-0 Miqësore Ndërkombëtare
11 qershor 2019 Shqipëri – Moldavi W 2-0 Kampionatin Evropian UEFA
14 tetor 2019 Moldavia – Shqipëria W 0-4 Kampionati Evropian UEFA