Mbrëmjen e së Enjtes, 14 Prill 2016, në restorantin Fiorino me pronar bashkatdhearin Sabit (John) Bitici u mblodhën miqtë e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari. Mes të ftuarve ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tropojës Besnik Dushaj si dhe Rasim Hasani, vëllai i Heroit Azem Hajdari.
Mysafirëve u ka uruar mirëseardhjen Sergio Bitici. Ai kujtoi vizitat e Azem Hajdari në SHBA dhe sa herë erdhi në Nju Jork ai ishte mysafir i vëllezërve Bitici. Në Fiorino dhe në të tjerë restorante të vëllezërve Bitici janë pritur senatorë e Kongresmenë që kanë ndihmuar ceshtjen shqiptare; janë pritë presidentë e kryeminstra nga vendlindja.
Edhe biznesmeni Harry Bajraktari tek i ka uruar mirëseardhjen Kryetarit të Tropojës, ka përgëzuar vëllezërit Bitici për bujarinë e tyre për vëllezvrit Bitici, të cilët kanë bërë shumë për cështjen shqiptare.
Kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj i ka uruar mirëseardhjen Kryetarit Dushaj dhe ka përgëzuar vëllezërit Bitici për shqiptarizmin e tyre. Për Azem Hajdarin, ai tha se ishte një mik i Vatrës dhe Vatra e sheh veten të përfshirë në këtë fushatë për shtatoren e tij.
Zv/Kryetari i Vatrës z. Agim Rexhaj ka kujtuar bashkëpunimin e Vatrës dhe të tijin personal me Azem Hajdarin. Ai u ndal vecanërisht në vizitën e delegacionit të Vatrës në qershor 1998 në Tiranë e Tropojë, kur Vatra dhuroi ndihma për Kosovën dhe shkoi në Tropojë në spitalin e qytetit, ku takoi të plagosurit e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe i dhuroi spitalit medikamente e pajisje mjeksore. Azemi u kujdes shumë pvr delegacionin e Vatrës në ato kohë pasigurie të rendit. Po ashtu z. Rexhaj solli edhe kujtime nga koha e vizitave të Azem Hajdarit në SHBA, ku ai ishte shoqërues i tij. Një pritje të ngrohtë i pat rezervuar Vatra heroit të Demokracisë pas plagosjes në Parlament.
Dr. Hasan Ademaj, që ishte një nga kontributorët për përmendoren e Azem Hajdarit, tha se Azem Hajdari është heroi i gjithë shqiptarëve dhe për të duhet të japin kontribut jo vetëm miqtë e Azemit por edhe shteti shqiptar sepse ai është heroi që vrau frikën e shqiptarve dhe dha kontribut të vecantë për demokracinë. Po ashtu dr. Hasani propozoi që edhe në Kosovë ky hero mitologjik shqiptar duhet të ketë vendin e vet.
Kryetari i Bashkisë së Tropojës z. Besnik Dushaj ka falenderuar mikpritësit dhe ka bërë një ekspoze të Tropojës duke u bërë thirrje bashkatdhetarëve që të investojnë në Tropojë, të udhëtojnë në Tropojën turistike sepse ka pamje magjike, që rrallë gjenden në krahina të tjera. Më pas ai shpalosi edhe projektin e ndërtimit të shtatores së Azem Hajdarit. Kjo shtatore tha ai ndërtohet me kontribute vullnetare. Kryetari Dushaj falenderoi nismëtarët investues biznesmenët Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj, që të parët dhuruan nga 5 mijë dollarë. Ai tha se kjo shtatore do të vendoset në Sheshin “Azem Hajdari” , i cili ka një sipërfaqe prej 6 mijë metra katror dhe është një nga zonat më të frekuentuara të Qytetit “Bajram Curri”. Shtatorja do ta ketë vështrimin nga Mlai i Shkëlzenit. Pa llogaritur bazamentin, shtatorja do të ketë lartësi 5 metra.
Në fund u bë fushata e dhurimeve për shattered e Azem Hajdarit. U mbllodhën 36 mijë e 950 Dollarë. Ja dhuruesit dhe shumat:
1- Harri Bajraktari 8 Mijë Dollarë
2- Rrustem Gecaj 8 Mijë Dollarë
3-Vëllezërit BITICI 5 Mijë Dollarë
4- Mother Teresa Golf 5 Mijë Dollarë
5- Xhaferr Gecaj 2 Mijë Dollarë
6- Agim Rexhaj 1 Mijë Dollarë
7- Dr. Hasan Ademaj 1 Mijë Dollarv
8- Agata dhe Dritan Mishto 1 Mijë Dollarë
9- Fitim Balaj 1 Mijë Dollarë
10- Visar Demushi 1 Mijë Dollarë
11- Zeqir Hasan Ramaj 1 Mijë Dollarë
12- Roland Nezaj $ 250.00
13- Martin Shkreli $500.00
14- Lu Fundos $500.00
15- Haxhi Rudolfo Hysenaj $500.00
16.Arben Vatoci $ 500.00
17- Isa Brija $ 500.00
18- Elmi Berisha $500.00
19- Sejdi Hysenaj $500.00
20- Sherif Nezaj $500.00
21- Halit Nezaj $500.00
22- Fadil Berisha $ 500.00
23- Zamir Vejuka $500.00
24- Luigj Gjelaj $500.00
25 Anton Raja $500.00
26- Gjoke Deckaj $250.00
27-Musli Mulosmanaj $200.00
28.Halil Mulaj $200.00
29- Dalip Greca $200.00
30- Gani Haxhaj $ 100.00
31 Erenik Nezaj $250.00
Jakov from Israel says
Veprimi eshte shume i drejte per ndertimin e nje busti per Azem Hajdarin ,Zoterinje te redaksise une kerkova per librin tim jo me shume se 2000 $ per ta botuar ate ne Shqiperi dhe mi refuzuat -ku edhe ky liber ka vlerat e veta lidhur me Shqiperine .Edhe nje here perfitoje prej rastit ta perseris kerkesen time modeste qe nuk bosoje se do tu shpenzoje aq shume .Faleminderit .Mos harroni se une letersi shkruaj vetem ne gjuhen shqipe edhe pse kam 25 vjet ne Israel dhe njoh edhe gjuhe te tjera vec gjuhes ne te cilen botova edhe dy libra te tjere –Treni vonuar dhe Mirenjohja e maceve .