
Shoqata Humanitare Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapura” në Bronx, New York, drejtuar nga bamirësi Aleksandër Nilaj dhe skudra e vullnetarëve energjikë ndihmojnë shqiptarët dhe kombësitë e tjera që gjenden në nevojë. Çdo të enjte dhe të premte paradite rreth 2 mijë qytetarë ndihmohen me produkte ushqimore të ndryshme. Prej 12 vitesh kjo shoqatë është e përfshirë në aktivitete komunitare bamirësie. Shqiptarë që shërbejnë, ndihmojnë e ofrojnë kapacitetet, infrastrukturën e kohën e tyre në shërbim të njerëzve në nevojë, përbëjnë një krenari kombëtare në mërgatën e Amerikës.
Kjo shoqatë me vullnetarët e stafin e ngushtë lartësojnë çdo ditë emrin, vlerat, historinë, bujarinë dhe krenarinë tonë kombëtare. Si përfaqësues i Vatrës ishte i pranishëm edhe Gjeneral Asllan Bushati i cili vlerësoi e përgëzoi punën e shkëlqyer humanitare të këtij komuniteti bamirës.