NJU JORK: Një grup mbështetës i komunitetit shqiptar dhe amerikan në fushatën e Robert Astorino- Kandidat Republikan për Governator të Nju Jork-ut/
Astorino, në këndëvështrimin me raportet që ka ai me komunitetin shqiptarë, në prefekturën e Westchester County, ku edhe jetojnë një numër i konsiderueshem i familjeve shqiptare, në gjendje shumë të mirë ekonomike, shqiptarë të emigruara në kohë e rrethana të ndryshme, ato janë shumë të mira dhe të lidhura ngushtë me Astorinon/
Nga BEQIR SINA, New York /
SCARSDALE – NEW YORK : Një grup mbështetës, i komunitetit shqiptarë dhe atë amerikanë, të z. Rob Astorino – kandidatit republikan për governator të Nju Jork-ut në zgjedhjet e 3 Nëntorit 2014, u mblodhën për të mbeshtetur atë për garën kundër Governatorit demokrat Andrew Cuomo.
Anëtarja e këshillit së bashkisë , Pleasant Valley në New York, Zj. Lisa Milicaj, si dhe presidente e kompanisë “First Insurance Agency, Inc” në Pleasant Valley , organizojë të hënën, 9 Qershor 2014, një darkë për rritjen e fondeve(fundraiser) në lokalin”TuttaBella Trattoria” në Scarsdale. Kandidati republikan për governator, Rob Astorino, në 3 Nëntor 2014 do të përballet në garën për Governatorin e Nju Jork-ut, me demokratin Andrew Cuomo, i cili aktualisht qendron në postin e governatorit të shtetit.
Organizatoria e kësaj darke, për rritjen e fondeve(fundraiser), Znj. Milicaj tha “Ne u mblodhëm së bashku të hënën për të ndihmuar financiarisht fushatën e kandidatin republikan Astorino – për të bërë një ndryshim për shtetin tonë. Shteti i New York-ut, shtoi ajo i cili konsiderohet të jetë qendër e biznesit të botës, tani renditet në vendin e 50-të, vendeve më të keq për të bërë biznes. Kandidati republikan Rob Astorino – në Kuvendin Republikane të Nju Jork-ut, disa muaj më parë, është zgjedhur në mesin e shumë emrave, për të qenë ai kandidat për Governator nga Partia Republikane. Mbasi republikanët besojnë tek Rob Astorino, se ai ka për të bërë realitet të gjitha ato që ai ka premtuar të i realizoj. Republikanët, thonë se ai nuk ka “shkelur” asnjë herë mbi besimin e njerëzve dhe është i denjë për të qenë kandidat për Governator i shtetit të Nju Jork-ut.
Deri tani ka shumë prej nesh që janë të pakënaqur mbi tatimet, shprehet Zj. Lisa Milicaj – mbi ligjet, shkeljet e ndryshme, shkeljen e amandamentit të 2-të, shkeljet e të drejtave tona të pronës private dhe sistemit tonë shkollorë, të drejtuar nga qeveria federale. Zj. Milicaj sqaroi se Kushtetuta Amerikane lejon ç’do shtet te kete kontroll mbi sytemin e tij shkollor.
“Meqenëse, shumë prej nesh kemi bërë investime, kemi biznese, dhe familjet tona këtu në shtet; ne nuk kemi mundësi për të lëvizur larg tij – por do të qendrojmë dhe të ndihmojmë Nju Jorkun, thotë Zj. Lisa Milicaj dhe besonë se : “Në thelb, pra në esencë ne duhet të heqim me votë politikanët që bëjnë zgjedhjet e gabuara në qeverisje dhe si rezultat të veprimeve të tyre vuajmë ne”.
Më tej, anëtaria këshillit së bashkisë ,Pleasant Valley, New York, Zj. Lisa Milicaj, presidente e kompanisë “First Insurance Agency, Inc” në Pleasant Valley theksonë se :” Politikanët duhet të mos harrojnë se zgjedhjet e tyre që po bëjnë, nuk po na ndihmojnë por vetëm po na krijojnë dhimbje, dhe ja pse duhet t’a bëjmë të ditur, këtë Nentor me votat tona, se ata janë votuar si shërbyes të publikut dhe nëse ato nuk e mbështesin publikun, atëhere duhen të zbohen”. New Yorku, duhet të jetë shteti që shkëlqen në këto zgjedhje dhe t’a bëjë të qartë, se nuk do të na verdadallisin më njerëzit e padobishëm, ne jemi këtu për të qendruar dhe ti bëjmë të ditur politikanëve në Albany – se nuk mund të sillen siç dëshirojne ato”
Z. Rob Astorino , aktualisht ka shërbyer për dy mandate si kryeshefi ekzekutiv i kantonit “Westchester County” që ndodhet në veri të Nju Jork-ut, dhe tani ka pranuar zgjedhjen e Partisë Republikane, për të kandiduar për governator të shtetit të New York-ut, në Kuvendin Republikanë të mbajtur në Rye Brook – New York.
Z. Astorino , është një 47 vjeçar , i cili ka lindur në Mount Vernon te Nju Jork-ut, por u rritë në provincën Mount Pleasant, duke u arsimuar në Universitetin Fordham në Bronx të Nju Jork-ut . Rob Astorino, është i martuar me Zj. Sheila Astorino, dhe ka tre fëmijë. Z. Astorino është komentator në radio, ku aktualisht komenton për një radio televizion katolikë – Channel SIRIUS XM në satellitë , dhe ka mbajtur disa poste të zgjedhura në Westchester County . Ai u zgjodh Kryeshef Ekzekutiv i qarkut në vitin 2009 dhe fitoi rizgjedhjen vitin e kaluar .
Në shtetin e Nju Jork-ut, republikanët nuk kanë fituar një garë për Governatorë, që nga republikani George Pataki i cili la mandatin e fundit në vitin 2002.
Republikanët e shtetit të Nju Jorkut, tani pritet të përballen me sfida të ndryshme, si ajo me Governatorin Andrew Cuomo, anëtarë i Partisë Demokrate, ku njerëzit që janë të regjistruar si demokratë, i tejkalojnë republikanët 2-1 në gjithë shtetin e New York-ut .
Republikanët, shpresojnë qe Z. Astorino, mund të përsëris suksesin e tij – duke tërhequr votuesit e të gjithë spektrit politik . Ai ka disa avantazhe : Pas një karriere të gjatë të komunikimit me publikun në të gjithë shtetin e New York-ut, duke dhënë intervista dhe bërë komente çdo ditë në mbrëmje në TV Channel SIRIUS XM . Të enjten, ai mbajti një pjesë të shkurtër të fjalimit të tij në spanjisht .
Duke folur me gazetarët të enjten e kaluar, z. Astorino pranoi sfidat me të cilat përballen , siç janë për ngritje fondesh, për të “mposhtur” avantazhin e z.Cuomo – Por, ai tha se ka besim se do të ketë mbështetje për te mbledhur fonde të mjaftueshme për të qarkulluar anembanë Nju Jork-ut mesazhin e tij “Një luftë për të shpëtuar Nju Jork-un ”
Ndërkaq, duke e parë kandidimin e z. Astorino, në këndëvështrimin me raportet që ka ai me komunitetin shqiptarë, në prefekturën e Westchester County, ku edhe jetojnë një numër i konsiderueshem i familjeve shqiptare, në gjendje shumë të mirë ekonomike, shqiptarë të emigruara në kohë e rrethana të ndryshme, ato janë shumë të mira dhe të lidhura ngushtë me Astorinon.