Mbas aksidentit një nënë shqiptare e tre fëmijëve po lufton përjetën në Jacobi Medical Center/
BRONX NEW YORK – Një nënë shqiptare e tre fëmijëve po lufton për jetën e saj në Jacobi Medical Center, pasi u godit nga një shofer 19 vjeçar disa blloqe nga shtëpia e saj të mërkurën natën, thotë kanali televizivë News12 i qytetit ku ndodhi ngjarja – Bronx – New York.
Sipas gazetares , policia thotë se Maria Lucaj, 55 vjeç, ishte duke kaluar në kryqëzimin Neil Avenue dhe Williamsbridge Road, kurajo u godit nga një shofer 19-vjeçar krejt papritur e dalur nga rruga, Në kohën që shoferi goditi kalimtaren ishte duke e bërë një kthesë në të majtë në kryqëzimine rrugës.
Dëshmitarët okularë thonë se makina e ka “ngritur” përpjet gruan, duke e përplasur tek xhami i parë dhe pastaj e ka hedhur jashtënë rrugë pas shoferi ka provuar për të frenuar.
Nëna 55 vjeçare Maria Lucaj u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt Jacobi Medical Center, ku policia thonë se ajo është nëgjendje të rëndë.
Policia thotë se shoferi nuk është përballur me ndonjë nga akuzat deri në këtë kohë, sa po qendron nën arrest./Beqir Sina/