


Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë/
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave
, përkujtojmë përmes koleksionit të shtypit periodik të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë
një nga periodikët më të veçantë të fillim shekullit XX në artikulimin publik të rolit të gruas në shoqërinë shqiptare
.
Materiali në foto është revista Shqiptarja, një botim shoqëror, kulturor dhe ekonomik në gjuhën shqipe
, organ i Shoqërisë Gruaja Shqiptare, e drejtuar nga intelektualja Emine Toptani
.
Në faqet e saj trajtoheshin çështje të arsimit
, kulturës, emancipimit dhe pjesëmarrjes së gruas shqiptare në jetën shoqërore, duke dëshmuar përpjekjet e para për ta bërë zërin e saj pjesë të debatit publik.
Këta periodikë na rikujtojnë se përparimi shoqëror ndërtohet mbi zërat që guxuan të shkruajnë
, të mendojnë
dhe të veprojnë për një shoqëri më të barabartë
.
“Nuk do tē kemi kurrë një racë burrash të naltë, gjersa nuk do të kemi një racë të grave të lira – të mëmavet të lira”.